Deklaratat e Platini/ Braçe: Të turpshme, po mbron gangsterët serbë

16 Tetor 2014, 12:04Politika TEMA

Akuzave të kreut të UEFA-s Mishel Platnini se droni mund të ishte një mjet i rrezikshëm nëse në të do të kishte bombë, i është përgjigjur deputeti socialist Erjon Braçe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Brace e konsideron të turpshme deklaratën e Presidentit të UEFA-s, ndërsa shton se Platini po mbron gangsterët serb.

Braçe shprehet se nëse rreziku qëndronte tek droni që mbajti flamurin e Shqipërisë së Madhe, atëherë edhe më të rrezikshëm janë thirrjet “Vritini shqiptarët” si dhe dhuna e tifozëve serb ndaj futbollistëve tanë.

Sipas Braçes, nuk ka asnjë provë që dronin e kanë lëshuar shqiptarët, apo edhe akuzat e pabaza siç i cilëson deputeti socialist deklaratat e mediave serbe ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Deputeti socialist shprehet se provat e dhunës ndaj ekipit kombëtar shqiptar janë të dukshme dhe të verifikueshme nga të gjitha provat materiale dhe filmike të ndeshjes.

Postimi i plotë në Facebook i deputetit Erjon Braçe:

Platini qenka aq i shqetesuar sa po behet makaber per tu dale ne krah gangstereve te Ivanit te Beogradit; Paska thene: IMAGJINONI SIKUR AI DRONI NE VEND TE FLAMURIT TE KISHTE NJE BOMBE!! Mishel, mbroji gangsteret serbe si te duash por jo keshtu. Eshte turp. Ne logjiken tende kam edhe une disa sikur;

I pari, imagjino Mishel sikur ato fishekzjarret qe hidheshin nen kengen “vraje, therre shqiptarin…” te ishin bomba!! (Dhe stadiumin e kontrollonin policet serbe);

I dyti, Imagjino Mishel sikur ata gangsteret, pastaj rojet e sigurise, qe qelluan me karrige e sende te forta lojtaret shqiptare qe ishin ne Beograd nen besen tende Mishel, te kishin vrare nje lojtar shqiptar!! (Dhe stadiumin e kontrollonin policet serbe); 

I fundit, Mishel ku e di ti kush e leshoi dronin? Ke prova? Apo dhe ti ke variantin serb sipas te cilit dronin e leshoi vellai i mikut tend, mikprites shume here per ty, Edi Rames!! Turp Mishel, shume turp!! Sepse gjithe dynjaja, keta qe thashe une, gangsteret serbe ne fushen e lojes i pa me figure dhe ne disa kende; JANE TE IDENTIFIKUAR! Kurse, TI PER DRONIN NUK KE ASNJE PROVE, ASNJE TE VETME!!

8 komente në “Deklaratat e Platini/ Braçe: Të turpshme, po mbron gangsterët serbë”

  1. XUME PROTOPAPA says:

    MIKU I EDI RAMES PLATINI

    Ne 29 majin e 1985-ses u luajt ne Bruksel, ne stadiumin e vjeter Heysel, finalja e kampionatit europian te kupes se kampioneve mes Liverpool-it dhe Juventus-it.

    Platini, me origjine nga Agrate Conturbia – nje fshat i humbur i provinces se Novara-s ne Itali, bente pjese ne ekipin kampion te Juventusit.

    “RATZ”-i apo bishtuku siç e quanin shoket e skuadres, shume shpejt e paska harruar çfare ndodhi ate nate te tmerreshme ne rrethinat e stadiumit pak para ndeshjes.

    Hooligans-at ingleze i versulen tifozeve italiane. Ata te tmerruar, kerkonin rruge shpetimi te pamundura, ishin te rrethuar dhe pasi u perdhunuan e masakruan mbeten te vdekur tridhjete e nente tifoze italiane.

    Megjithate ndeshja u luajt me tmerrin e asaj qe ndodhi jashte stadiumit, pak i interesonin “bishtukut” Platini te vdekurit e pafajte. Per te duhej fitorja, edhe pse duke shkelur mbi te vdekurit, i duhej triumfi i suksesit, i lyer me gjak.

    Dhe sot, miku i Edi Rames, qe para pak kohesh deklaroi se do ndihmonte Shqiperine per te ndertuar nje stadium te ri, pretendon qe lojtaret tane duhej te ishin rifutur ne loje edhe pas nje situate tejet kercenuese per jeten e tyre.

    Te kete harruar valle tridhjete e nente viktimat e dhunes se hooligan-save te Liverpool-it, apo jeta e futbollisteve shqiptare per te eshte nje hiçgje?

    Paranoja e Platini-bishtukut kalon çdo imagjinate te normalitetit human, kur presupozon qe quadrikopteri mund te mbante edhe nje bombe (!), duke harruar qe siguria e stadiumit dhe vendi prites i ndeshjes ishte Serbia.

    Pushtlleku i “bishtukut” Platini eshte i papreçedent.

  2. Aldo says:

    Dhe Platinija u tremb nga deklaratat e Braces ne facebook….

  3. Mark says:

    Brace, leri deklaratat ketu se nuk pine uje! Bota nuk dine shqip e nuk lexon shtypin shqiptare. Por shkundu ti dhe qeverija e beni protesta atje ku duhet!

  4. Butrtinti says:

    Po i nderuae Brace ! Platini ka bere deklarat te gabuar . Po fucine e gjetur ne stadium shqiptaret e kane cuar?Si do ta djente veten Platini po te ndodhej ne nje stadium ku ne kor therritej “vrisni ,prisni shqiptaret . Ishin keta tifoz apo huligan ? Pyeteni de biasin . Si e ndjeu veten ? Ai eshte Italian dhe nuk vuan nga sindromat Ballkanike . Degjoni njerzit e pa anshem pastaj gjykoni e beni deklarata > Shqiptaret i pranuan te gjitha kushtet qe i vut juve duke shkelur rregullat me elementare dhe shkuan ne ferrin qe u pregatiten Ruso Serbet, dhe treguan se jane te denje per te qene europian . Jam Krenar per djemt e shqiperise . Ai flamur me gjith se ka simbolet me te spikatura kombetare shqiptare nuk eshte veper e shqiptareve . Jane pikerishte Ruso Serbet qe e shpiken dhe i fryn termit te shqiperise se madhe dhe qe lidhet me destabilizimin e Ballkanit . Kush e futi flamurin ne nje vend te blinduar e te mbushur me 32 mij huligan? A mund te luhet nje ndeshje futbolli ne nje ambient te tille ? Pergjegjesia e pare eshte juaja zoti Platini .

  5. Atdhetari says:

    Me deklaratat e turpeshme qe ka bere Platini ,ka ulur veten e tij ,ato deklarata jne pa baze dhe nuk tregojne zgjuarsi .
    Shume e turpshem te flasesh sot me imagjinata.

  6. Braqe lozonjari says:

    Bravo Erion ,armiqte tane imperialist dhe revizionist na kane ne grike te pushkes ,por ne i kemi ne grike te Topit,poshte UEFA dhe EVROPA do ndertojme socializmin me forcat tona.

  7. Edi says:

    Federata jone duhet me patjeter ta beje naten dite dhe te dokumentoje cdo detaj, perpara fillimit te ndeshjes, gjate saj, dhunen po se po, si edhe diten e neserme dhe te pasneserme te ngjarjes. Prova ka pafund, vetem duhet te perpiloje nje mborojtje serioze perpara UEFA-s dhe jo nje mbrojtje shkel e shko, pavaresisht se faktet flasin vete dhe jane kokeforte.
    Pastaj, le te shofim cfare do te beje UEFA me kete palo president qe ka, qe imagjinata i prodhon cudira. Si ka mundesi qe ketij imagjinata i prodhon argumenta pro agresoreve dhe jo pro te dhunuarve katerciperisht te provuar qarte per cdo mendje normale njerezore?????

    Po sikur ajo pajisja te kishte nje elefant psh, dhe ai elefanti ti binte ne koke atij futbollistit serb qe shkoi ta terhiqte dhe ta vriste???? Neser mund te imagjinoje edhe kete ky palo presidet!

    Nese vendimin e ka marre tashme UEFA sipas imagjinates se ketij karit, atehere jam mese i bindur qe do ti kthehet ne boomerang shume shpejt dhe do firmose fundin e vete (UEFA) si organizem.

    Le ta bejne, shqiptaret do dalin me te fituar nese ndodh keshtu!!!!

  8. Ozzy Osbourne says:

    Ore ti lozonjar, po ja ashtu si ke emrin identikohu dhe duku nga une se vdes per lozonjar,te kepus nje te Q… qe ta mbash me kompresa akulli per nje jave,apo te punon vetem dora qe shkruan,dhe me ate mbaroj pune po ke goje dicka me mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje