Grida Duma, koordinatore e Partisë Demokratike, akuzon ministren e Inovacionit Milena Harito se ka shkelur rregullat e tenderave për dixhitalizimin e Televizionit Shqiptar, i cili iu dha kompanisë së kushëririt të saj, kjo me mbështetjen e Ramës.
Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë rast flagrant korrupsioni, pasi disponon faktet se nuk janë ndjekur procedurat ligjore.
“Edi Rama është përfshirë në një skandal të madh financiar, duke shkelur procedurat në tenderin 23 milionë euro të digjitalizimit të Televizionit Publik Shqiptar. Kjo është një aferë korruptive, e finalizuar nga Edi Rama përmes ministres kushërirë, e cila duhet të siguronte transparencë dhe rregulla loje, por faktohet që ka shkelur parimet e shtetit të së drejtës.
Pak ditë me parë, Ministrja e Inovacionit në shkelje të hapur të procedurës dhe ligjit, favorizoi një nga kompanitë në garë, për interesat e saj dhe kushëririt Kryeministër, duke përmbyllur aferën me vlerën 23 milion euro, për digjitalizimin e Radio Televizionit Shqiptar. Ky është një rast i pastër i vërtetimit se si qeveria e rilindjes pështyn jo vetëm premtimet por edhe dokumentat të zezë mbi të bardhë, që kanë firmosur vetë.
Për tenderin në fjalë, kompania sot fituese kishte hedhur në gjyq Ministrinë, dhe në atë kohë, qeveria nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj në mbrojtje të interesave të taksapaguesve shqioptarë dhe vijoi procedurat gjyqësore, dhe rrethanat dhe argumentat ishin në favor të qeverisë dhe publikut.
Po ashtu, vetëm një vit më parë, ishte vetë Harito që i dërgoi shkresë kompanive që nuk do të vijohej më atë projekt dhe me keqardhje u thotë që në një të ardhme nëse do te rihapet tenderi atëherë do të rishikoheshin situatat; duke i qëndruar kështu pikërisht vendimeve të mara nga ish-qeveria Berisha. Por sot, një vit më vonë, ndodh e kundërta, është pikërisht kjo kompani që fiton kontratën pa tender dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Duma.
Në vijim ajo shtoj “Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, duke u tërhequr nga gjyqi midis saj dhe kompanisë kryen nje vjedhje të parave të shqiptarëve duke kryer një vepër penale. I lë të drejtat e shqiptarëve të pambrojtura , ndërsa ekzistojnë të gjitha argumentet përse ky gjyq duhet të fitohej nga Ministria në favor të taksapaguesit shqiptar dhe jo e kundërta.
Ndonëse është një ironi e madhe që ky dëm i radhës dhe dhunim i shtetit të së drejtës, shkaktohet pikërisht nga Ministria përgjegjëse për transparencën në vend, vendimi i gjyqit që mban datën 15.09.2014, provon tërheqjen e Ministrisë dhe të Avokatures së Shtetit, duke favorizuar kompaninë ta fitonte gjyqin në dëm të shtetit. Me tërheqjen nga gjyqi Ministria kreu vetëm aktin e parë penal dhe shkeljen e shtetit të së drejtës, por jo të fundit, shkelja nuk mbaron këtu.
Në kohë rekord, duke shkelur të gjitha procedurat ligjore dhe duke dhunuar të drejtën e kompanive të tjera bashkëfituese për t’u ankimuar, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, kryen aktin final të shkeljes së ligjit dhe të përmbylljes së aferës; e shpall fituesin pa ndjekur rregullat që kërkon ligji, thjesht duke e publikuar në buletinin e prokurimeve”.
opa doli xhadia te mbuloje komentin e super mbesesne lidjre me kombetaren Pse sflet nje fjale kjo xhadi apo ka hall se se afron Fazllici tek krevati
kj
Po zhdukuni ju qelbesirat e bythes demokratike,na jeni bere me keq se serbet!