Vlerësimi i reagimit të policisë serbe/ Koçijançiç tërhiqet nga deklarata e djeshme

16 Tetor 2014, 20:13Politika TEMA

Për mëse gjysmë ore, ndeshja e futbollit Shqipëri-Serbi ishte çështja kryesore e debatit në “meshën e mesditës” së Komisionit Europian.

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, e pati të vështirë të mbronte qëndrimin e njëanshëm të një dite më parë dhe insistoi se mesazhi kryesor i BE-së ishte për bashkëpunimin rajonal dhe se deklarata e djeshme nuk duhej keqinterpretuar.

Qëndrimi ynë është shumë i qartë përsa i takon asaj që duam të shohim dhe në përmbajtjen e asaj që kam thënë ka një mesazh po kaq të qartë.

Bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi nënvizohet dhe përbën një angazhim që është ndërmarrë, ndaj presim që ato të ndiqen.

Në këtë kuptim, ne mirëpresim vizitën e planifikuar të kryeministrit Rama dhe ne besojmë se ky proces ka nevojë të vazhdojë, siç u theksua dhe në raportet e zgjerimit. Dje ne e bëmë mjaft të qartë se këto lloj ngjarjesh janë të papranueshme”, deklaroi Maja Koçijançiç.

Në konferencën për shtyp, TCH parashtroi pyetjet:

A e dënon Komisioni Europian faktin se për 40 minuta turma në stadium bërtiste “vdekje shqipëtarëve” dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës ndaj shqipëtarëve atje pas ndeshjes?

Së dyti, deklarata e djeshme, jo vetëm për mediat shqiptare, por dhe për mediat serbe u interpretua si mbështetje e BE-së për çfarë pretendonte Beogradi dhe ju flisni mbi vizitën e planifikuar të kryeministrit shqiptar, ndërkohë që kryeministri serb pret që Shqipëria të kërkojë falje?!

A pret dhe BE nga Shqipëria që të kërkojë falje për këtë, në një kohë që autoritetet serbe nuk e kanë gjetur ende fajtorin dhe nuk e dinë as nëse është shtetas shqiptar, maqedonas, serb apo amerikan ai që hodhi flamurin, meqënëse i takon vendit pritës përgjegjësia për këtë?

Përgjigje ndaj këtyre pyetjeve dha Dennis Abbott, zëdhënës i KE për Kulturën dhe Arsimin.

UEFA po bën një hetim për çfarë ndodhi dhe PO, të gjithë i dëgjuan brohoritjet që bëheshin përgjatë lojës, të cilat ishin tërësisht të papranueshme. Kushdo pa ekranin atë natë, vërejti se kjo nuk ishte e lavdishme për askënd.

I takon politikanëve ta zgjidhin se kush duhet të kërkojë falje ndaj kujt dhe kush e nisi i pari.

Por, më e rëndësishme është se kjo nuk duhet të gjejë vend në futboll dhe as në çfarëdolloj sporti tjetër. Komisioni do të punojë ngushtë me UEFA-n, në një periudhë afatgjatë, për mënyrën se si duhen trajtuar të tilla situata, sepse sporti i futbollit qartësisht përballet me të tilla sfida në kuptim të dhunës e diskriminimit dhe kjo nuk arrihet me një mrekulli, por kërkon edukimin e njerëzve, edukimin e tifozëve të futbollit.

Ky është një proces i gjatë që përfshin jo vetëm një politikan apo institucion të veçantë, por përfshin të gjitha palët që duhet të punojnë së bashku për edukimin me UEFA-n dhe FIFA-n në sport.

Kjo nuk ka të bëjë me çfarë tha njëri apo tjetri dhe se kush duhet të kërkojë falje. UEFA po bën punën e vet dhe Komisioni e mbështet atë”, deklaroi Abbott.

Pas ndeshjes, situata përshkallëzoi me shkatërrimin e bizneseve në pronësi të pakicës shqiptare në Serbi dhe mediat pro-qeveritare vendase fajësojnë, me tituj ofendues, vëllain e kryeministrit Rama si shkaktar të incidentit./TCH

11 komente në “Vlerësimi i reagimit të policisë serbe/ Koçijançiç tërhiqet nga deklarata e djeshme”

  1. JonnyCash says:

    Kjo kamikaze duhet pushuar me ceremoni nga puna dhe jo te ledhatohet, duke mbuluar m…n me shurre me keto tipe deklaratash te BE qe as nuk te q…e dhe as te leshojne. Pershendetje deklarates se DASH qe u a ve barbareve kufirin tek thana.

  2. Sabedin says:

    Te dashur njerez dhe punonjes te medias se shkruar dhe vizive,populli thot fshati qe duket nuk don kallauz.A DUHET QE TE GJITHE NE SHQIPETARE E TE HUAJ NATEN E DITEN T’JUA BEJME TE QARTE TE TJEREVE, SE NUK JANE SHQIPERIA E SHQIPETARET QE KANE BERE KETE MASKARALLEK NE MES TE BALLKANIT.Disa nuk kane njohuri per ndeshjen,duhet tjua bejme te qarte me fakte,pamje foto vidio,dhe te ndergjegjesohen se aty qe nje ore para ndeshjes ka patur konfrontime dhe provokime.Kane provokuar edhe ne tribunen VIP tanet,te dalin e te flasin, se ishin aty.I kemi pare ne tv dhe fotot qe jane shperndare.U dogj flamuri jon,u dogj flamuri natos,hyri fuqia me lende djegese nga çetniket E POSHTER” ne fushe,u futen me thika e mjete te tjera te forta Ivane e pjella ogurezeze e Qubrilloviçe Arkanve Millosheviçit Mlladiç Kramaskara karagjiqet,u hodhen ne fushen e lojes fishek zjarre shashka gure mjete te ndryshme ku u krijua nje katraur e tille si ajo e demave ne Spanje,Ku pa pike turpi Spanja e poshter thot te denohet Shqiperia,siçthot dhe ai suedezi rrezik vdekje per funeral qe te denohemi.Ne asnje nje menyre,jo per tifozllek e se jam shqipetar,e dua rregullin e dua futbollin.por ne ishim teper superior ne loje,dhe ata pa pik marrezie qe i karakterizon qe pa ardhe ne ballkan se nuk jane ne troje te veta por kane ardhe nga dyndja sllave dhe kan çorientuar Ballkanin,nuk e lane Agollin te gjuante krnen,se qeme 2-3 here ne raste te shkelqyera golin.Atehere ata perdoren gjithe ato fakte qe dhame me siper dhe futen ne stadium nje flamur qe nuk ishte flamuri jon kombetare por nje flamur qe kishte dy njerezit me titanik te kombit dhe shqiponja.Kete e kane bere vete serbet,Edhe sikur te ishte bere nga jasht pse nuk mori masa per ruajtjen qetesine dhe ta gjente deri sot mos te digjte lokalin e shqiptarev ne ne Beograd,ka pergjegjesi serbi i shkines qe te perjashtohet nga futbolli deri sa ata qe kane qene ne stadium, ku qirreshin si qent me te madhe bertiteshin pa filuar dhe gjate ndeshjes vdekje shqipetarev,te vriten te gjith.Aka sy e vesh ai i deleguari i UEFA’.’e vetmia gje qe me beri shume shqiptare ishta fotoj mes serbeve eqe utransmetua sot edhe dje,dhe deklaratat pas ndeshjes te mbeses,se ish kyeministrit qe ka bere analizen e ndeshjen si me qene vajze serbe. .Pra ti thirrim vetes se dhe ne shqiptaret duhet te jemi nje dhe vetem nje.Me te drejte te ZOTIT do at mpashtim poshtersine serbe,vetem mo sti plasje Platinis ndonje bombe bezje ne dore.

    1. Veterani i futbollit says:

      Shumë e drejte Sabedin! Duhet informuar opinioni botëror dhe evropian sepse nuk e dinë të vërteten për këte ndeshje ! Propoganda shpifëse serbe është aq e fuqishme, sa ka mundur të bindë një pjesë të madhe të evropianëve se fajtorë janë shqiptarët! Është arritur deri aty sa shumë njërëz të painformuar shprehen se tifozët shqiptarë nuk duhet të hynin në fushën e lojës!!!!!!!????????

    2. Crusader says:

      O Sabedin, neqoftese ata kane ardhe nga dyndja Sllave ne Ballkan, ti ke ardhe nga dyndja Turke. Ndryshimi eshte se dyndja Sllave ka nja 1000-vite para dyndjes Turke!

  3. Kris 1 says:

    detyre e gjithe emigranteve shqiptare kudo ku jetojne eshte qe tu bejne te qarte opinionit nderkombetar dhe politikaneve ne vendet ku jetojme qe rracizmi serb po kthehet ne fashizem.Kjo ndodh me miratimin e BE.
    Turpi i europes quhet serbi.

  4. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Turkofagos e hodhi avjonin me porosi te agimit te arte dhe asfaliqise per te futur sherr

  5. era says:

    Per gjera qe jane kaq te qarta dhe te dukshme keto laraskat e BE perpiqen te bejne “politike te madhe” duke ferkuar shpatullat e popullit me zgjyre ne bote. Mendoni se cfare mund te behet me rastet e tjera.
    Per interesat e tyre ose per deshtimet e tyre kerkojne te mbajne afer serbet ne kurriz te Kosoves dhe Shqiperise. Barbare te pagdhendur dhe primitive nuk fyejne Shqiperine por tallin prapanicen me gjithe Europen. Atyre mire t’ja u bejne, por me vjen keq qe politika shqiptare eshte e detyruar te uli koken qe serbet te na permjerin me kollaj.
    Nuk kane faj shume njeres qe kujtojne Enverin

    Nje arsye me shume per te mos besuar ne zot. Nje ZOT nuk mund te krijoje nje race aq te poshter sa serbet.

  6. Sazan says:

    Do te terhiqej se perdryshe humbet postin e zedheneses.

  7. Frederik says:

    Cfare eshte kjo fryme superioriteti dhe arrogance e kesaj zonje te paedukuar … shame on you ! Already you did it …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje