Vizita e Ramës në Beograd/ Brace: T’ua thotë në sy për fyerjet, urrejtjen, racizmin dhe dhunën

17 Tetor 2014, 11:29Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Brace ka reaguar në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama ndaj incidenteve të ndodhura para, gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, si dhe me vizitën e pritshme të tij në Beograd.

“Kryeministri ka zgjedhur drejt!! U ka thënë troc e qartë gjithcka dy ditë-netët e fundit;  për fyerjet, urrejtjen, racizmin, dhunën, të shkuaren, të tashmen e mbi të gjitha të ardhmen, mes nesh, me të tjerë fqinjë dhe me Evropën!!

Tani t’ua thotë qetësisht edhe në sy!!

Pa lajka sic Putin dje, por dhe pa urrejtje. Drejt e ndershëm!!

Dje Dacic tha se “Shqipëria e Madhe është rrezik për rajonin”!! Natyrisht një deklaratë jo serioze dhe terësisht pa logjike.

Në fakt ne jemi Shqipëria e Vogël, vend i NATO-s dhe kandidat për anëtar i Bashkimit Evropian, nuk kemi qene kurre e nuk jemi rrezik për rajonin!

Nuk kemi pretendime territoresh ndaj kërkujt, as ndaj Serbisë, ndaj ne po i japim, përsa na takon, paqen rajonit.

Friken e kane brenda tyre, rrezikun nuk do ta kene kurrë prej nesh.

Si kemi sulmuar kurrë, as pushtuar, as vrarë e as dhunuar, nuk i urrejmë e as duam hakmarrje ndaj tyre.

Ata dhe cilindo fqinjë tonin në Ballkan e Perëndim. Jemi autoktonë, pork jo n aka bërë evropianë!!

Cdo shqiptar si evropian është ndjerë i përfaqësuar dhe krenar për tre ditë me rradhë, nga fusha në Beograd në zyrat e shtetit të tij.

Koha për tu ndjerë sërish!!”, shkruan Brace në rrjetin social Facebook.

9 komente në “Vizita e Ramës në Beograd/ Brace: T’ua thotë në sy për fyerjet, urrejtjen, racizmin dhe dhunën”

  1. I know something says:

    Fol Enver te lumte goja, se edhe une ashtu te doja!

  2. janullatos pederastis says:

    tua thote e tu fuse dhe nje nga motra, fq’ve !
    Harruan se do vijne ne Elbasan tifozat motertuma

  3. besnik says:

    Rama gjate gjithe kesaj kohe ka treguar sjellje prej nje lideri te vertete europian. Vizita ne Beograd eshte nje tregues se Shqiperia nuk kishte asnje faj per ngjarjen ne ndeshje.

  4. BERTO says:

    mire brace:ky eshte problemi,do ua thote ne sy apo jo?se mos na e ule kaptinen kur te shohe vicat.

  5. sdiplomati says:

    e keni idene ju se c’do t’i punojne Rames ata ne Beograd?Prisni,prisni nuk keni pare gje akoma!

  6. VPTR says:

    E drejte. Shqiperia shkon ne Beograd se e drejta eshte me ne. Shkon ne Beograd se ne ndergjegjen tone nuk rendon asnje krim dhe intrige. Shkon ne Beograd me vizion te qarte. Shkon ne Beograd se na eshte besuar nje detyre dhe mision- ai i faktorit kryesor per vendosjen e paqes dhe nxitjen e bashkepunimit.
    Politika shqiptare nuk ra ne kurthin e skenarit te gatuar keq ne guzhinen serbe – sabotimin me cdo kusht te vizites se Rames. Per here te pare nje kryeminister serioz dhe i pergjegjshem vleresohet per rolin qe duhet te luaj. Nano , nje kryeminister aventurier e i papergjegjshem. Berisha, nje president e kryeminister i teri ne sherbim te Serbise: shkaterrim i Shqiperise, nxites i urrejtjes midis shqipareve brenda vendit dhe kufijve shteterore, tradheti ndaj ceshtjes se Kosoves (kontrabanda naftes, Rambujeja), falje trojesh per interesa te mbajtjes se pushtetit dhe pasurimit permes ushtrimit te pushtetit.
    Ftorja e PS me 23 qershor i hoqi Serbise asin nen menge.
    Vizita e Rames ia djeg kartat ne dore serbomedhenjve dhe i jep botes te kuptoje se Shqiperia eshte e sinqerte dhe e vendosur te vere ne jete ate cka Merkeli kerkon te beje me Ballkanin.
    Bravo Rama.

  7. polisi says:

    shum mir eke zoti brace por neve jemi nje popull qe na urrein te gjith ae pat median greke si shfryu nje shtet evropian qe ka terrorizu emigrante aspak i ngjashem me nje shtet evropian,,por dhe ne jemi shum tolerant bile po te kerkoi falie serbia neve arrijm ne ate gjendje sati thomi evropes fusni para serbin pastai neve

  8. kamzioti says:

    Beratasit jane te shquar per trimeri dhe prapaskena.

  9. kamzioti says:

    Beratasit jane te shquar per trimeri dhe te drejteperdrejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje