Reforma në Drejtësi/Naco: Sistemi i hapur të presë juristët e rinj

17 Tetor 2014, 10:52Politika TEMA

“Reforma në Drejtësi mbetet një klimë e ashpër debati mes palëve politike”, u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë ceremonisë së mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit.

Ai tha se Reforma në Drejtësi është komplekse dhe synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropën.

“Reforma ne Drejtësi është komplekse, synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropës. Shqipëria ka nevojë për të rinj të formuar me paanësinë. Shpresoj se do jeni miq të së vërtetës”, tha Naço.

Më tej ai vlerëson se Reforma në Drejtësi vijon të jetë një klimë e ashpër debati mes palëve duke theksuar se Sistemi i Drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Sipas Naços  do të jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit.

“Fokusi i këtij aktiviteti po na shkëput nga klima për debatin në reformën në Drejtësi. Uroj që nisma të tilla të jenë më të shpeshta. Një nismë e tillë më bën të shpresojë se reforma në drejtësi do të jetë e prekshme. Sistemi i drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Përfitoj nga rasti të përgëzoj ministrin Veliaj, të cilit në vëmendjen e axhendës së punës, kanë përfshirë të rinj. Ministria e Drejtësisë do ketë në fokus përfshirjen e të rinjve. Studentët e rinj do jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit”, tha Naço.

Ai theksoi se të rinjtë juristë mund ti japin një ‘frymë’ të re sistemit të drejtësisë, duke luftuar kështu dhe korrupsionin. Në vijim Naço shtoi se të rinjtë mund të jenë aktorë për promovimin e drejtësisë.

“Hapat e parë janë hedhur, siç është bashkëpunimi në shërbimet e provës me zyrat e punës. Kjo iniciativë është në të mirë të administratës shtetërore. Të rinjtë duhet të marrin përsipër që të nisin bashkëpunim për korrupsionin. Reforma në drejtësi është një hap i madh drejt Evropës. Kjo mund të arrihet fal një brezi të ri, të formuar me ideologjinë e pandashmërisë dhe transparencës. Ju urojë studentëve që ndërmorën këtë praktikë i urojë suksese”, u shpreh Naço.

Faktin se brezi i ri mund të jetë një nga promotorët dhe ‘fytyra’ e re e drejtësisë shqiptare e mbështeti dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ky i fundit theksoi se administrata duhet të hap zyrat e saj për të rinjtë, në mënyrë të tillë që të ata të kenë mundësi të promovohen.

“Sot jam krenar që 90 për qind e këtyre studentëve e mbaruan këtë maratonë dhe mezi pres që të ti shoh në sistemin e drejtësisë. Të jem i sinqertë, deri tani nuk kam qenë krenar për ata që kanë qeverisur. Ndaj sot më vjen mirë që ky ishull ekselencë nga kjo praktikë, është dritë hija e Reformës në Drejtësi.

Nuk ka shembull më të mirë sesa ti prezantojmë Shqipërisë në tjetër fytyrë. Një Shqipëri e drejtë dhe e aftë në sistemin e drejtësie, i ka hije vendit.

Një profesionit i mirë nuk bëhesh vetëm në mësim, por dhe në punë. Do i ftoja të gjitha institucionet që ti hapin dyert për të rinjtë, të cilët do sjellin ide të reja. Mund të ketë 200 jurist në vit në Shqipëri, por ama 100 prej tyre do jenë më të mirët.”, tha Veliaj.

Ai bëri me dije se për të gjithë studentët që morën pjesë në praktikën mësimore pranë Avokaturës së Shtetit, do të ketë një pagë modeste, për të mbuluar sadopak shpenzimet e tyre.

“Ne për këto 6 muaj praktikë, do ju japim një pagesë modeste, e cila të mbulonte sadopak shpenzimet. Kjo si një mënyrë që puna duhet të konsiderohet me një pjesë të identitetit. Nuk mund ta anashkalojë dhe kontekstin e Reformës në Drejtësi, dhe ngjarjen që ndodhi në Beograd.

Por përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë. Qoftë ngjarja, demonstron se sa rëndësi ka që të kemi jurist të mirë. Kemi nevojë për avokat ekselencë, brenda dhe jashtë vendin.

Pasi kemi fituar betejat moral,e fillon një betejë më e fortë, e ardhmja jonë. Mezi presim që të ‘fluturoni’ lartë dhe të jeni fytyra e re e drejtësisë shqiptare.”, tha Veliaj.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje