Spartak Braho: Terror policor në Beograd, 100 policë për 1 tifoz shqiptar

17 Tetor 2014, 10:48Politika TEMA

Deputeti Spartak Braho, i pranishëm në stadiumin “Partizani “ e ka cilësuar si terror atë c`farë ndodhi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në Beograd.

Ishte një terror policor i paparë, 5 mijë forca policore, xhandarmërie dhe civlësh që ruanin 50 tifozë shqiptarë, 100 policë për një tifozë. Atyre turmave të irrituara dhe mjaftë gjakësore u paraprinte një kriminel si Ivan Bogdanovic. Fucitë me benzinë ishin grumbulluar në stadium, mafja e sportit por dhe ajo e policisë serbe ishin përgatitur të digjnin dhe të bënin katrahurë”, ka thënë Braho për gazetën “Shekulli”

Ai e konsideron të papërgjegjshëm qëndrimin e zyrtarëve  serbë, të cilët dëgjonin thirrjet “Vritini shqiptarët”, dhe nuk mernin asnjë masë.

“ Shkeljet e të drejtave themelore të njeriut, kontrollet e paautorizuara ndaj personaliteteve, ndaj tifozëvë, lojtarëve, ishin skena që më kujtojnë një film të vjetër, ku u zhvillua një ndeshje në një kamp përqëndrimi, ku nga një anë luanin ushtarët gjermanë, dhe nga ana tjetër luanin të internuarit. U zhvillua ndeshja dhe pasi ajo përfundoi të tërë të internuarit u vranë. Kështu ishte dhe qendrimi serb” , është shprehur Braho.

1 komente në “Spartak Braho: Terror policor në Beograd, 100 policë për 1 tifoz shqiptar”

  1. Tani says:

    Nuk ishte ky ai qe do e fuste Berishen ne burg po te fitonin zgjedhjet??????????????????????????????????????’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje