Mblidhet KLD/Nishani: Hetimi ndaj dy anëtarëve, intimidim. Reagojnë anëtarët: Ka ndodhur edhe më parë

17 Tetor 2014, 11:42Politika TEMA

Intimidim të KLD nga mazhoranca e ka cilësuar Presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të këtij këshilli.

Deklarata është bërë në mbledhjen e KLD që po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa burime nga Këshilli bëjnë të ditur se disa nga anëtarët i kanë kujtuar Kreut të Shtetit shkarkimin e ish-zv.Kryetarit Kreshnik Spahiu me të njëjtën mënyrë.

Mbledhja e KLD pritet të vendosë mbi programin e emërimit të drejtuesve të disa gjykatave si dhe shpalljen e vendeve vakante për inspektorë pranë Inspektoriatit të KLD. Në mbledhje pritet tq diskutohet për emërimin e kryetarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Pukë, Vlorë, Kurbin, Shkodër e Durrës.

Në prag të nisjes së mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço shprehet i revoltuar pasi sërish kërkesa e tij për të trajtuar rastin e një inspektori të KLD-së i cili ka deklaruar të ketë mbi 200.000 dollarë pasuri.

Naço thekson se shpreson që  KLD të ketë sadopak integritet dhe të mos e votojë sot këtë inspektor i cili është kandidat për anëtar i Gjykatës së Apelit.

 “KLD gjen dhe fut në rend të ditës gjithçka dhe nuk fund në rend dite kërkesën e Ministrit të Drejtësisë që është me të vërtetë e rëndësishme kundër korrupsionit. Të përcaktohet axhenda e tyre. Lus zotin që KLD të ketë pak integritet, të paktën të mos ta votojë sot për anëtar të gjykatës së apelit”, shprehet Naço.

Ndërkohë që lidhur me rendin e ditës së sotme ku është parashikuar emërimi i të gjithë krerëve të gjykatave në rrethe, Naço shprehet se prej shtatorit të vitit të kaluar ka inkurajuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë që të fusi në rend dite këto emërime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje