Hetimi parlamentar i dy anëtarëve të KLD/Halimi: Shkelje kushtetuese, të reagojnë ndërkombëtarët

17 Tetor 2014, 12:05Politika TEMA

Shkelje të Kushtetutës e konsideron Partia Demokratike nismën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas ngritjes së Komisionit hetimor nga ana e mazhorancës.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Meta se po tentojnë të kapin politikisht KLD-në.

“Opozita e shikon antiligjore dhe antikushtetues shkarkimin e dy anëtarëve të KLD.

Paketa e ligjeve, e cila u hartua dhe miratua me arrogancë, në shkelje të Kushtetutës nuk kishte si qëllim shqetësimin qytetar për gjendjen e korrupsionit.

Por vetëm 24 pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ngriti komisionin parlamentar, ndaj dy anëtarëve të KLD-së”, tha Halimi.

Ish-ministri i Drejtësisë i ka bërë apel faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë në këtë rast, pasi po shkelen të drejtat kushtetuese.

“Nuk ka asnjë dyshim sot, se shqetësimi opozitar i shprehur në media, dhe indiferenca e Rama-Metës kishin si qëllim zëvendësimin e dy anëtarëve të KLD.

Kjo paketë e re e Qeverisë kishte si synim të ndryshonte njerëzit nga KLD. Hipokrizia e Ramës dhe Metës, në lidhje me sistemin e drejtësisë ka dal në dritën e diellit.

Kjo është një goditje e rëndë që i bëhet reformës që do nisë këtë vjeshtë. PD i bën thirrje dhe i kërkon publikisht partnerëve ndërkombëtar të monitorojnë procesin dhe të shprehen hapur për ruajtjen e një parimi balance në sistemin e drejtësisë”, theksoi deputeti Halimi.

4 komente në “Hetimi parlamentar i dy anëtarëve të KLD/Halimi: Shkelje kushtetuese, të reagojnë ndërkombëtarët”

  1. FANI says:

    Te kemi pasur edhe minister drejtesie, por drejtesi nuk ke bere ,qeveria me sa shoh une ,nuk po mundohet te kape institucionet ,pordo ne krye te vendit njerez qe punojne ,me ndershmeri dhe pa u insluencuar nga asnje.por juve sic duket po ju reshket nga dora kontrolli mbi cdo institucion.

  2. indrit says:

    ore plere e ORMANIT te KORCES car shkeljesh kushtetuese thua ti more plesht qeni ,po ke goje e flet ti mor pusht ti kur ishe palo-min-drejtesie nuk ke lene kriminel-vrases e pedofil pa nxjerre nga burgu per qellime votash,po ke 24 vjet me kete babezi vjedhje-vrasje-korrupsion per giness e shume te ndyra dhe anjeri nuk eshte hetuar-gjykuar apo plasur burgjeve ti je njeri nder keto qe duhet plasur ne burg,kur kjo palo KLD na qenka kaq e ndegjegjshme-trasparente-etj pse atehere paska frike nga hetimi ti ku e ke hallin o helim-haleja car te djeg ty ne kete hetim..

  3. gent says:

    Mjaft.
    Mjaft me ankesa te të huajt.
    Sna latë faqe tu dalim para askujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje