Mesila Doda i del kundër Lulit: Rama tregon kurajë e forcë, duhet ta zhvillojë vizitën në Serbi!

17 Tetor 2014, 18:55Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda është dakort që kryeminsitri  Rama të shkojë në Beograd.

Këtë ajo e ka pohuar pas dyzimit të kryeministrit Vuçiç, i cili i tha Reuters se do mendohet për vizitën deri në fund të javës.

Doda këtë e ka quajtur si trepikësh të dhënë nga kryeminsitri i Serbisë. Por ky qëndrim i saj pro vizitës së Ramës në Serbi, bie ndesh me atë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili sot u shpreh se Rama nuk duhet të shkojë në Serbi.

“Trepikshin tjetër na e dha Vuçiç.

Vuçiç nuk e ka vendosur ende nëse do e presë apo jo kryeministrin shqiptar, do mendohet për këtë vendim me qetësi deri në weekend….
Me sa duket marrëzia qenka e shpërndarë proporcionalisht në çdo shtresë shoqërore te atij kombi.

Ftesat zyrtare nisen kohe me pare dhe programet e vizitave gjithshtu.

Pas ngjarjeve te fundit, mund te pritej nje terheqje nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili nga ana e tij ka vendosur ta kryeje viziten, megjithe klimen politike te acaruar mes dy vendeve.

Personalisht parapelqej sfiden dhe kurajon njerzore per ti shprehur hapur dhe ballafaquar mendimet dhe diferencat dhe gjithashtu per te komunikuar mes qenjesh njerzore, edhe pse mund te kene mendime krejt te ndryshme, ndaj nuk besoj se eshte perulje apo tek vizita ne Beograd, por gjest qe tregon forcë dhe kurajo.

Ka qindra argumente qe mund te rreshtohen kunder vajtjes se kryeministrit shqiptar ne Serbi, por nuk gjej asnje llogjike njerzore ne deklaraten e Vucic qe vendos te mendohet deri per weekend, a do e prese apo jo kryeministrin fqinj…

Ne keto kushte une besoj se ne sapo e fituam trepikshin….jo vetem ate te futbollit….!, shkruan Doda ne Facebook.

24 komente në “Mesila Doda i del kundër Lulit: Rama tregon kurajë e forcë, duhet ta zhvillojë vizitën në Serbi!”

  1. Erenik Doli says:

    Eshte detyrim freemason shkuarja ne Biligrad, nuk ka lidhje fare me futbollin dhe as me patriotizmin, veçse po te ngjasi qe Serbia t’i thote vete Edit mos hajde! Ka shume gjase qe kjo e fundit te ngjaje !!!

    1. serqozi says:

      zonja doda , mos ta paska qejfi me nderru parti se dhe fustanin se ke vesh kot

      1. mendim says:

        Mesila ka kohe qe don me nderru parti. Pret si neperka nen gur dhe sot e nxorri kryet. Bravo moj cupe, te tjeret le te ndjekin shembullin tend !

  2. Erenik Doli says:

    Shkuarja e Edit ne Serbi eshte detyrim freemason !!!

    1. Prifti says:

      Erenik doli:
      E mendoje edhe une keshtu , siç mendoni ju .

  3. sotiri says:

    Bravo zonje tani qe te larguan po ben opoziten e opozites duke haruar babin shpirteror.

  4. Billy1 says:

    Bravo Mesila. Ja dhe nje mendje e shendoshe ne gjirin e PD-se. Sidoqe te jete, Rama ne kete menyre j’ua le dobicin ne dere serbeve te pabese te cilet kane frike ta presin ne shtepine e tyre.
    Friken te na e kene!

    1. sit.. .back. _and_ relaks says:

      mendja e shendoshe ne bythe te shendoshe. po perpiqet te tregoje qe eshte pasardhese e filozofise se olldashit ne pd, filozofi i thencin po ec mo. sidoqofte ket rradhe e ka kap situaten me dashje apo pa dashje.

    2. Mesazh per znj. Doda says:

      Zonja Doda te vleresoj per qendrimin serioz rreth kesaj çeshtjeje dhe fiton pike tek une sot.

      POOOOR, te kritikoj rende per qendrimin qe ke mbajtur duke ndjekur Berishen ne erresire ne politike.

      Kam votuar per PSne sepse PDja me tradhetoi me gjithe deputetet e saj.

  5. Labi Vlore says:

    Mesila.E ke thene shume qarte dhe sakte.Shqiptaret ne keto momente delikate duhet te ndihmojne Kryeministrin te marre vendimet e duhura.Pa dallim partiak me njeri-tjetrin.Debatet dhe dallimet politike mes nesh,duhet ti leme per nje moment te dyte.Mos te harrojme asnjehere se jemi te gjithe Shqiptare.Serbet na urrejne njesoj.Te majte dhe te djathte.Ata klithin “Vdekje Shqiptareve” pa dallim partiak,feje,krahine apo ideje.

  6. po moj palme qe po luan rolin e kesulkuqes me duket se ke pi ilacet e sllobodankes po po ai do te shkoje deshtet apo sdeshet juve se eshte i lire poletikan dhe krenar per popullin e vete po me duket se eshte tuj u djeg si shume juve te pd qe populli ju dha shuplakat pak si me vonese

  7. Dum Baben says:

    E drejte Mesila! Qendrimi i Lulit (nenkuptohet edhe i Berishes) perkon me qendrimin e nacionalisteve serbe qe tashme e pranojne hapur se gjithcka e kane pergatitur me synimin qe takimi ne Beograd, te mos realizohet.Ky qendrim i Berisho-Bashes, me e pakta eshte miopi politike!

  8. astrit says:

    Hera e pare per Mesilen fjala BRAVO.

  9. Elona says:

    Shume koment i goditur Mesila!
    E perkrah fort mendimin tend!

  10. jon says:

    Mesile,
    Ke do kohe qe e ke ndryshuar ca gjuhen e komunikimit…
    Te pakten ti ke me shume guxim se Lul loqja per t’i thene gjerat troc. Sidoqofte palma do te te perndjeke tere jeten. Per sot e ke hak nje bravo

  11. Bio says:

    sinqerisht ka filluar te me pelqeje shume kjo depute me gjykimin e shendoshe qe ka filluar te perdore. ishte koha… mind is like a parachute, it functions only when it is open…
    bravo Mesila!

  12. tea says:

    Per here te pare po me pelqen Mesila. Sepse po shpreh nje mendim te pavarur nga partia e saj idjote.

  13. faro eshka says:

    Per here te pare politika Shqiptare ka te drejte te ngrej koken lart fale mefshtesise, anakronizmit te gjithe udheheqjes fqinje dhe fale mendesise perparimtare dhe te cliruar nga e kaluara fanatike e Kryeministrit tone largepames mendjendritur per ta cuar deri ne fund me guxim idene e tij te madhe per Shqiperine dhe Ballkanin. FLEMINDERIT Z.Kryeminister

  14. Dibrani says:

    Mesila te paskan ardhur mend me ne fund,..por qe ta vertetosh duhet te vish ne parlament dhe te flasesh per problemet e popullit,.. dhe jo problemet e Sali Milloshevicit
    Shko ne parlament dhe jam shume i sigurt se populli do te perkrah ,…PD me Saliun Bashen Imamin Mediun e ca halabk te tjere qe su mbaj mend emrin kane marr fund
    Prandaj mos e fut veten ne nje thes me plehrat

  15. aldo says:

    BRAVO DODA! me kete ke fitu trepikshin ne gjirin e mbeshtetesve te shkolluar te PD-se. mjere Basha ne c’batak ka rene. e ka zene halli:( Gjynah qe kemi kete opozite.

  16. Fabio says:

    Nje pyetje nga populli…. Po tani qe Vucic nuk do te ftof Kapter Ramiun si tja bejme, te shkoj….! Te pergjigjet Mesila. Tung

  17. Akili says:

    Kreret e Serbise kane dilemen se si do i japin doren e atij njeriu qe i kerkonin vdekjen(nenkupto shqiptareve) e qe perkundrazi nuk ka frike por perkundrazi i shkon ne fole Ujkut te nacionalaizmit Serb. Rama le tja perplase ne surrat se shqiptaret perkunder fyerjeve,percmimit,racizmit dhe nacionalizmit eksterem jane per fqinjesi te mire,mardhenie reciprociteti dhe bashkpunimi ekonomik dhe njerezor. Biles vajtja e tij dhe sidomos vizita ne Lugine duhet tu tregoje gjithe shqiptareve se nuk jane jetime por kane me vete gjithe shqiptaret ne Shqiperi.Kosove,Maqedoni,Mal te Zi dhe kudo ku ata jetojne. Rama pret konfirmim zyrtar nga Serbet nese ata refuzojne ne s’humbim asgje e nese pranojne fitorja do jete e jona dhe e paqes ne Ballkan pa dyshim.

  18. bledi says:

    Me mire vone se kurre Mesila ! Po a nuk bere te njejten gje para se te hyje ne PD. Zorr se mund te besojme bindjet e tua te verteta politike. Deri tani ke shkuar nga njeri ekstrem ne tjetrin dhe ke perdorur cdo gje ne interesin tend.

    Na thuaj Mesila, si mund te te besojme kaq kollaj tani ? Bindjet nuk jane si fustanet qe ti nderron perdite.

  19. Dea says:

    si foli e si nuk foli kjo femra interesante e gjithe koherave Kryeministri do te vendose per te miren e popullit, pasi i ka marr udhezimet :), nuk iku thjesht ne Harvard mendoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje