I njohur për akte të tjera “heroike”, artisti Pyotr Pavlensky ka protestuar kundër politikave të qeverisë së Putin me një gjest, “van-gogian”.
Me një thikë të madhe kuzhine ai ka prerë veshin, teksa ishte lakuriq në çatinë e Qendrës Shtetërore Shkencore Serbsky për Psikiatrinë Ligjore dhe Sociale, një institucion që i quante disidentët politikë sovjetikë si “të paqëndrueshëm mendërisht”.
Policët e morën atë duke e tërhequr zvarrë nga çatia.
Thika shkëput veshin nga trupi. Një mur psikiatrik ndan të arsyeshmin nga pacientët e “çmendur””, – tha Van Gogu rus në një deklaratë rreth shfaqjes së tij publike të qujatur “Ndarja” ( The Separation).
“Duke përdorur psikiatrinë për qëllime poltike, autoritetet policore i japin të drejtën vetes të ndajnë “të shëndetshmit” nga “të sëmurët”.
javën e kaluar, një grup hetimor urdhëroi një tjetër vlerësim psikik për Pavlensky, pasi ai u akuzua për vandalizëm në një protestë në mbështejte të Ukraninës.
Njeri me kurajo ne nje reaitet ku kurajo nuk eshte virtyt.
Pse ju duket normal o kellufa? Qenka opozitar dinjitoz, duket dhe nga surrati ; s’ka nevoje te beje xheste.
Fytyra e vertet e Majka Rusia.
Pune orthodhjakesh
Ky është “hero” i vërtetë… Gjynah, të kishim dhe ne ndonjë të tillë, “do na bënte punë”…(???!!!)
Po mir po a ju be von Putin kriminelit per ket xhest ai nuk po perfill ter boten e jo kete