FOTOT/ Çifti britanik gjendet i vdekur në hotel, pas një koktail drogash

23 Tetor 2014, 11:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Çifti britanik gjendet i vdekur në hotel, pas një

Ky ka qenë fati tragjik i një çifti britanik, i cili ishte martuar nëntorin e kaluar.

Ata janë gjendur të vdekur në një hotel në Indi, pranë ndërtesës së famshme të Taxh Mahalit.

Skena e gjetjes së trupave të tyre është shokuese, pasi ata ndodhen në krevat mes njw lumi mediakentesh, si qetësues, pilula për akthin,  anti-depresantë, valium dhe shishe bosh të shurupit për kollën.

James dhe Alex Gaskell, 27 dhe 24 vjeç,  të dy të diplomuar si mësues, vdiqën nga overdosa  e ilaçeve  të forta  dhe përzierja që kishin marrë.

Skena shokuese e vdekjes qëndron në kontrast me fotot e lumtura që ata kishin postuar vetëm pak ditë më parë nga një tempull në  Delhi.

Prova për varësinë nga droga të çiftit është Twitteri i Alex, i cili ka postuar një mori statusesh për varesinë e tij nga droga, ilaçet e forta dhe alkooli./j.h

1 komente në “FOTOT/ Çifti britanik gjendet i vdekur në hotel, pas një koktail drogash”

  1. epo qytetrim i tepruar ne nje bote te rrejeshme te jetosh te mesosh te rritesh te martohesh te plakesh te vdesesh shpejte e shpejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje