Aktorja e famshme Renee Zellwenger përveç habisë që ka shkaktuar pas shndërrimit të tipareve të saj, aq sa tanimë vështirë të njihet se është ajo, ka nxitur edhe kërkimin mbi arsyet e këtij transformimi fizik.
Me lifting që ka bërë në sytë e saj, Renee ka zhdukur një nga tiparet kryesor të fytyrës, që tregonte trashëgiminë e saj norvegjeze Sami, për tu dukur më shumë europiane, pohon një profesor i shquar i kulturës finlandeze.
“Arsyeja se përse Renee ka përdorur operacionet drastike për tu dukur ndryshe ka të bëjë me faktin se ajo është një përzierje e pazakontë gjenetike, thotë Edward Dutton, Profesor i Kulturës finlandeze në Universitetin Oulu në Finlandë për MailOnline.
“Me një baba zvicerian dhe një nënë e cila është pjesë e Kven dhe Sami, pakicave etnike indigjene në Norvegji, Finlandë dhe Suedi, Renee kishte një fytyrë disi “lindore”.
Mr Dutton e krahason vështrimin lindore të Renee me atë të këngëtares islandeze Björk, prejardhja e së cilës është Inuit.
“Unë dyshoj se Renee i është nënshtruar kirurgjisë plastike, për tu dukur më pak Sami, më pak Kven, dhe të duket më shumë si një feër tipike e europës së veriut,” argumenton Dutton.
“Renee ishte shumë herë më e bukur dhe interesante, kur ajo kishte kurajon të ishte Sami dhe Kven”, – ka thënë studiuesi i kulturës.
Ai ka marrë edhe shembuj të tjerë ku persona të famshëm me anë të operacioneve plastike kanë humbur tiparet e tyre identifikuese, njëri ndër me të njohurit ishte Michael Jackson, i cili bëri çmos që të kishte një pamje europiane./j.h
(Prindërit e Zellwenger)