Dëshmitari: Xhuvani dhe viktimat pinë dhe bënë shaka me njëri-tjetrin para masakrës

5 Nëntor 2014, 09:01Politika TEMA

Një prej dëshmitarëve okularë në krimin e katërfishtë të mëngjesit të djeshëm, ka thënë para prokurorisë, se viktimat dhe Konstandin Xhuvani njiheshin me njëri-tjetrin.

Madje, ata kanë qerasur njëri-tjetrin dhe kanë bërë shaka para se të ndodhte masakra.

Dëshmia është zbardhur është “GSH”.

 

Çfarë ndodhi mëngjesin e së martës në lokalin ku i pranishëm keni qenë edhe ju?

 

Unë kam qenë afër tavolinave ku qëndronin edhe personat që u vranë. Në tavolinë kanë qenë tre autorët dhe në dy tavolina të tjera qëndronin katër viktimat. Ndërsa, italiani bashkë me një person tjetër qëndronin në një tavolinë tjetër. Të gjithë këta persona unë i kisha parë edhe më parë në lokal, sepse kemi qenë klientë të rregullt në atë lokal ku luhet muzikë tallava.

 

Si nisi sherri mes dy palëve?

 

Deri nga ora 02:00 dukej çdo gjë në rregull, sepse unë pashë që herë pas here djali i deputetes Luiza Xhuvani afrohej te tavolina e Edison Jahos dhe viktimave të tjera, madje edhe qerasën njëri-tjetrin me pije. Pra, para se të ziheshin mes tyre, ata bënë shaka dhe pinë me njëri-tjetrin. Por, gjithçka nisi në momentin që njëri prej viktimave i kërkoi diçka Kostandin Xhuvanit. Këtu nisi gjithçka./b.l

 

3 komente në “Dëshmitari: Xhuvani dhe viktimat pinë dhe bënë shaka me njëri-tjetrin para masakrës”

  1. United Kingdom says:

    He he he, po pse nuk po na thua se kush i vrau! Apo kete moment nuk e pe! He he he meduket se po i shtrembeloni gjerat! Yt, pisat e dreqit, hengshit kokat tuaja.

    Xhuvanit I takon denimi i perjetshem nese drejteia a zbaton ligjin dhe nuk ka rrugen e gjate per tu kthyer ne shtepi sic na e tha Rama!

    Per xhuvanin ska me shtepi! Tani te martohet ne burge dhe tja cajne marmiten

    1. Shpellari says:

      Tallava, kengetare edhe rakí, revolen ne xhep dhe me shoqni, edhe “meleqi” bohet trim, edhe ne Kosove kemi pase keso rastesh.
      Tragjedi e madhe!

  2. al paci says:

    Rast tipik shqiptar ham e pim bashk dhe ne fund vritemi. Erdhi nje babaj i nje shkut ketu ne spanj ndenji 2 jav dhe ne fund e pyeta se ca te beri me shu pershtypje nga qendrimi, dhe me shum pershtypje i kishte ber se sa shum pinin spanjollet dhe nuk pa qe te zihen me njeri tjetrin. Ne shqipri me tha po u hulen 4 vet ne tavoli qe te pijn nuk ka shanc qe te mos rrihen apo te vriten ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje