Nga Edi Rama
Dua t’ju drejtohem sot të gjithëve ju, lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në të gdhirë në kryeqytet.
E ndjeva për detyrë të reagoj në vetë të parë, sepse në këtë ngjarje është përfshirë djali i deputetes sonë Luiza Xhuvani.
E para gjë për të cilën kam menduar qysh në sekondën kur mora lajmin e rëndë për këtë ngjarje, ishin prindërit.
Prindërit e të vrarëve dhe prindërit e të dyshuarit kryesor si autor i vrasjeve. Të parët qytetarë të panjohur për mua, të dytët miqtë e mi të dashur.
Besoj se arrij ta kuptoj çfarë mund të ndjejnë nënat, baballarët, të afërmit e miqtë e katër të vrarëve; për humbjen tragjike po edhe për faktin se i dyshuari kryesor i policisë për tragjedinë e familjeve të tyre, është djali i një deputeteje.
Pa asnjë dyshim, ky fakt e vështirëson ende më shumë përpjekjen e tyre sidoqoftë shumë të vështirë, për të gjetur forcën të përballojnë humbjen e pangushëllueshme të një fëmije.
Pa asnjë dyshim, ky fakt e bën të pamundur edhe për opinionin publik që të mos jetë posaçërisht i ndjeshëm ndaj këtij krimi që mori jetën e katër njerëzve.
Pa asnjë dyshim, historia e gjithë këtyre viteve të vështira në raportet aspak normale të shtetit me krimin, ku jo një herë fëmijët e njerëzve të politikës janë gjendur të përzier – sepse kanë qenë të përzier me dashjen e tyre të plotë, ose sepse lufta politike i ka përzier për të përbaltur prindërit e tyre -, nuk ka qenë një histori e denjë as për shtetin as për politikën. Dhe nuk ka qenë gjëkundi një histori që ndihmon për të pritur me qetësi fjalën e drejtësisë.
Përkundrazi.
Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, idenë se ka një ligj për fëmijët e tyre dhe një ligj për fëmijët e politikanëve; një shtet për vrasësit, kontrabandistët, armëmbajtësit pa leje, kundravajtësit e çfarëdolloji pa baballarë e nëna me emër në politikë, dhe një shtet tjetër për të njëjtin lloj krimesh e kundravajtjesh me autorë politikanët, zyrtarët e lartë apo fëmijët e tyre; shkurt, një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull dhe një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë.
Unë nuk e di se sa ndër fëmijët që u bënë personazhe të famshëm të kësaj historie prej dy dekadash të trazuara, janë shkaktarë krimesh e autorë kundravajtjesh dhe se sa ndër ta, janë viktima të propagandës kriminalizuese të politikës.
Por sot unë di me siguri që koha e dyfytyrësisë së qeverisë në luftën me krimin e me kundravajtësit, ka perënduar në 23 qershor; koha e djalit që nxirrte babën përpara, për të mohuar baxhanakun e vet nga Salla e Konferencave të Kryeministrisë apo për ta trajtuar New York Times-in si letër higjienikë nga foltorja e Kuvendit, kur 26 vetë ishin pjekur të gjallë nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në pushtet, ka mbaruar në 23 qershor; koha e Policisë së Shtetit, që kërcënonte një kamarier të qëlluar me plumb nga truproja i të birit të kryeministrit, duke e detyruar të tërhiqte dëshminë dhe e kryeministrit që çonte truprojat e veta për të blerë me para, përkrahjen e familjes së një djali të vrarë nga qeveria e tij në mes të bulevardit, ka vdekur në 23 qershor.
Unë nuk e di çfarë do të kishte bërë policia e asaj kohe, nëse në batërdinë e përgjakshme të një lokali nate në Tiranë, do të kishte gisht ndonjë nga fëmijët e privilegjuar të pushtetit të kohës që iku.
Çfarë kemi jetuar nuk na jep asnjë mundësi për të thënë se ajo polici, do të sillej siç u soll Policia e Shtetit sot.
Për shembull, e kam të vështirë ta imagjinoj se ajo polici do ta kishte ndjekur pas të armatosur, duke rrezikuar jetën e vet, dhe do ta kishte arrestuar në flagrancë fëmijën në fjalë, duke informuar në kohë reale publikun për arrestimin e tij.
Çfarë u provua përsëri sot, është se Policia e Shtetit është në krye të detyrës ndaj kujtdoqoftë që i del përpara si objekt i punës së saj.
Gjithashtu, e kam fare të pamundur ta imagjinoj që në atë kohë, do të ndryshonte në ndonjë gjë rruga e drejtësisë për fëmijën në fjalë nga rruga e drejtësisë që nxorri të pafajshëm vrasësit e 21 janarit.
Çfarë do të ndodhë më tej me çështjen, sigurisht që do ta vendosë drejtësia. Por nëse herë të tjera, unë e kam ngritur zërin ndaj gjykatësve duke kërkuar drejtësi, nuk kam ndërmend ta ul sot.
E nëse mesazhi i tërheqjes së Luiza Xhuvanit nga angazhimi politik, duhet t’i vlejë politikanëve si mësim shembullor dhe politikës, si pikë kthese në raport me etikën e aktivistëve të saj, ai duhet t’u vlejë gjykatësve si një dëshmi domethënëse për çfarë ka ndryshuar në Shqipëri në marrëdhëniet mes shumicës qeverisëse dhe gjykatave të këtij vendi.
Zyrat janë tonat, pushteti është i popullit.
Fëmijët janë tanët, ligji është njësoj për të gjithë fëmijët.
Sidoqoftë, që të mos bëjmë konfuzion me termat, djali i Luiza e Gjergj Xhuvanit, nuk është fëmijë.
Është një burrë 26 vjeç që është tragjedia e gjallë dhe e pamerituar e dy prindërve të mrekullueshëm. Të cilët s’kanë asgjë, absolutisht asgjë të përbashkët me pushtetin e krimit, me politikën e përfitimit apo me jetën e ulët.
Gojët e mbushura plot që u zbrazën sot ndaj Luiza Xhuvanit nga një opozitë që na la peshqesh Shqipërinë Informale të tokës së xanun, drejtësisë së shitur, energjisë së vjedhur, diplomave të blera, armëve të lëna sheshit e krimit që drejtonte policinë, i përkasin jetës së ulët.
Ndërsa gruaja e nëna, të cilës i ra sot fatkeqësia ta jetojë në çdo qelizë të vërtetën e asaj shprehjes, “Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia!”, dhe që si asnjë burrë më parë në këtë vend, u tërhoq nga angazhimi politik për një sens etike të panjohur deri më sot në Shqipëri, i përket jetës së lartë prej nga erdhi në politikë.
Luiza i përket jetës krijuese të një çifti artistësh, të cilët kanë bërë histori në kinematografinë e teatrin shqiptar, dhe sot janë dy prindër tragjikisht fatkeqë që tanimë duhet ta jetojnë jetën e tyre familjare si një film të stërmundimshëm pambarim; në një apartament të vjetër e modest artistësh që kanë jetuar gjithnjë me të ardhurat e punës së ndershme e pak fitimprurëse krijuese; me një vajzë të mrekullueshme e të shkëlqyer në mësime dhe një djalë që, me shumë gjasë, do ta ketë të gjatë rrugën e kthimit për në shtëpi.
Miqësia ime me Luizën e me Gjergj Xhuvanin, i ka rrënjët larg në vite, kur ishim studentë në Akademinë e Arteve.
Sukseset e tyre në krijimtari më kanë bërë të ndjehem krenar që jam miku i tyre dhe i tillë do të jem deri në fund.
Nuk do të kisha dashur kurrë që t’u ndodhte kjo gjëmë dhe as që të ndodhesha sot përballë dhimbjes së tyre prindërore.
Por sot jo vetëm unë, po të gjithë ne që besojmë tek etika e politikës, tek e vërteta se politika nuk është vetëm skena e jetës së ulët, po është edhe hapësira e pazëvendësueshme e qëllimeve të mira, ku së bashku mund ta bëjmë më të mirë vendin e jetën tonë, jemi krenar që jemi miq të Luiza Xhuvanit.
Sepse Luiza dëshmoi sot se të merresh me politikë për qëllime të mira, nuk është hiç njësoj si të luash teatër.
ate qe ta ben femija nuk ta ben as perendia
absolutisht shume krenar per veprimin e Luizes por edhe per kontributin e saj ne artin shqiptar
http://bit.do/krenar-per-ate-qe-beri-Luiza-Xhuvani
Nuk ka fjale te pershkruaje dhimbjet per kete tragjedi, eshte per tu vleresuar veprimi i Luizes dhe ngushellimet me te sinqerta per familjaret. Urojme qe drejtesia te bejne punen e vet.
Eshte nje situate shume e veshtire, nuk ka fjale per te ngushelluar askend, por inkurajojme drejtesine te bejne punen e vet, te gjithe te jene te barabarte para ligjit.
Po kur flet shkelzen berisha jqj
Ligji te jete njesoj per te gjithe, kjo eshte ajo qe kerkon sovrani dhe ne gjithe te keqen e madhe, nje ngushellim, qe prindi kerkon ndjese publike, edhe pse faj s’ka.
Keto veprime as nuk do t’i kishim enderruar, e kemi pare qe kriminelet jo vetem qe nuk denoheshin, por edhe pergezoheshin nga politikanet.
Sidomos “akti shume dinjitoz ” i ksaj RROSPIE tre vjet me pare kur qerasi prokuroret dhe gjykatsit per te nxjerr nga burgu KELYSHIN E SAJ KRIMINEL!
Kshtu eshte kur bie veni ne dur te gerrkve ortomuta he ja u q………………sha fen e mjekorrshave te zinj !
JO shoku EDI RAMA
pandeshkueshmeria jo vetem nuk ka marre fund me ty e me gangsterin tend Saimir Tahiri, por eshte ngritur ne nivele te pa para me pare edhe ne Meksiken e karteleve te droges.
E late te lire ne Lazarat te shpirdhej me te tridhjete gangsteret e tjere te grupit te zjarrit, duke bere edhe show para kuvendit, Luiza e “penduar”.
Ke nje barre te rende fajesie edhe ti shoku Edi i biri i Kristaqit, varesit me litar te poeteve disidente.
Andaj perrallat me dushk e lote kokodrili tregojua Olsit, Zahos, Gregut dhe Lindes tende.
As dielli nuk mbulohet me shoshe e as muti nuk lahet me shurre o Edi Rama.
Jeni idiot apo cfare????
Clidhje ka Edi Rama ketu qe i adresoheni me nje shprehje kaq pa lidhje????
mos prit drejtesine por jepe vet vendimin sic e dhe per hajdutet e energjise,jo te presesh drejtesine per luizen dhe fullhanin ndersa per popullin e jep vet drejtesin.
te behet drejtesi, te jete ligji njesoj per te gjithe, s’ka faj luiza, me shume se kaq s’ka cte beje ajo, se djale e ka dhe s’do ta hedhe dot poshte pavaresisht c’ka bere.
Ca behet keshtu more….
I dhjere por krenar.Te ishte hera e pare ehhh por bej zullume e mbulo e ema ,e tani na dalka nji nene e pergjegjshme…Xhuvani,…Dade,…Ruci,…Morali i fabules hemo se te rinj jane….Ramaaaa nuk mbulohet muti me shureeeeeee
Vitinho tjeter jo 1200 police me shume po 12 mije profesionist na duhen me uniforma.ai klubi i Nates mua mu duke ne trotuar te zene.,,do ishte me vend nje ligj per keto klubet e nates..dy vitet e fundit qe kam qene ne tirane bisnesi qe Ecen me shume jane steptezet si kjoskat e 90.shoqeria snobe e bulevardit te tiranes thote qe te shkosh ne striptiz per festen e nenes DHE te femres ESHTE emancipim.dhe ne quajme turkofagosin plere…
Skandaloze!Asnji fjale qe ti shprehte ngushellime familjeve te viktimave nga Kryeministri i vendit.Shkurt fare,ti Luize do japesh kategorikisht dorheqjen se na mori lumi,se u nxehen ata “sklleverit poshte”,ata jane thjesht numra,1,2..4.Ska rendesi “ti”mos u merzit!.Sali zullumit ne “sklleverit”i dhame 1000000shuplaka,mos e bej veten te te japim 1000000shkelma bythes…
kryeministri po qan shum hallin e Luizes, po ne te gjithe kete katrahure fjalesh nuk gjeti vend per dy fjale ngushellimi per familjet e viktimave. Gjithshka e la te rrotullohej perseri rreth Luiza Xhuvanit, duke injoruar viktimat e verteta, e duke ja dhene rrolin e viktimes Xhuvaneve .. edhe ne kte dite morti per kater familje, kryeministri kerkon te perfitoje duke spekuluar politikisht duke u kthyer nga i akuzuar ne akuzues .. si gjithnje i pasinqert deri ne kock me njerezit, SKANDALOZ
Car thu mer ooooo? Seriozisht e kishe kete deklarate mer? Kater te vrare dhe ti e ke mendjen me tregu sesa te vjeter e ke miqesine me xhuvanet e? Tragjedia me e madhe per ty i paska ra xhuvaneve, sepse prinderit e te vrareve jane te panjohur per ty? WTF!
Po pse tregohesh kaq injorant more? Po si ka mundesi qe nuk analizoni te kuptoni me mire ate qe ka thene???
Ore ti heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej!!! Edi Rama eshte kryeminister dhe Luiza Xhuvani eshte nje deputete socialiste. Kjo ngjarje ne menyre indirekte prek edhe Edi Ramen per shkak te lidhjeve miqesore dhe te punes me Luizen dhe familjen e saj.
Ndaj ishte e udhes te theksohej kjo gje nga Kryeministri per tu mbyllur gojen te smureve politikisht. Ne fjalet e tij ta tha qe gjeja e pare qe mendoi ishin prinderit e te vrareve…………..prinderit e te vrareve…….prinderit e te vrareve….HAPI GAVOT HEEEEEEEEEEEEEEEEJ
Me kete logjike qe ke perdor dukesh qe, pervecse kontrapedal i perhershem, je dhe nje kaqol me ligesi ne shpirt. U je leshuar te gjithe komentuesve qe nuk mendojne si ty si nje qen i zgjebosur qe vetem leh. Mjaft ore dallkauk, leri te tjeret te shprehin mendimin e tyre. Une nuk kam cte te them me se ti ka thene shume mire ky tjetri me nickun wthf. E nese ty dhe ketij Tit tyçit nuk ju pelqen mendimi ndryshe, nuk keni asgje mangut ne mentalitet nga ky monstra qe krey masakren apo nga sali haleja qe burgoste vriste dhe priste kur dikush shprehej ndryshe. shyqyr qe skeni kobure ne dore!
Ti mbase ke ngel qe ne abetare dhe sdi te lexosh plako, se ke kap nje kontekst sic ta ka dash trapi… je thjesht injorant apo tkane ven ktu per tkomentu idiotsira…
Djali i Saliut, me fabriken e tij ne Gerdec, vrau shume me teper, por Saliu nuk kerkoj as falje dhe jo vetem aq, por nuk njihte as baxhanakun e vet te vrare po ne ate tragjedi!!!
Keto romanca nuk kane vlere. Kjo gje duhej bere qe kur ndodhi per here te pare vrasja. Por ne ate periudhe nuk ndodhi. Askush nuk u perlot kur nje tjeter u fut ne dhe nga femija me arme ne dore. tani ska ku mban me.
Ca shembulli mor koqe , kur sdi te edukosh femijen tend je i mbaruar si njeri.
Ky idioti doli nga burgu se ishte i biri asaj rrospijes dhe atij dallkaukut , heren e pare edhe ti e shperbleve e bere deputete. IK o Edi se ti paske qene me i pafytyre se Saliu. Te pakten nga Saliu e prisje dhe i ruheshe kurse nga ty …
Nje sekonde!!! Ne edukimin e nje femije ka vend familja dhe shoqeria. Nese ti i jep edukaten femijes tend dhe femija jot merr kot si pasoje e ambientit apo faktoreve te tjere sociale, atehere ti quhesh prind i keq?????
Cfare lidhje ka Luiza me faktin qe djali i saj u be nje kriminel?????
Cfare lidhje ka kjo qe thua xhanem???
Mua me skandalizojne keto komente kaq injorante qe lexoj, si mund tia vesh fajin prindit qe femija del nje psikopat kriminel gjakftohte?
Po per vajzen e Luizes qe eshte femije shembull ca do thuash? Ate nuk e rriten po keta prinder qe rriten Kostandinin?
Ju nuk dini cflisni e llomotisni kot parreshtur, jepni mend kur mend skeni e silleni kuturu ne ato pak qeliza truri qe ju kane mbetur.
Entre,une sigurisht se fajesoj Vete ne qofte se femija IME behet nje vrases recidivist,e jo shoqerine!fajesoj vetin se une nuk ia kam mesuar bazat élémentaire ne jeten e tij’:respektin e tjetrit,respektin e jetés!thjesht nuk e kam EDUKUAR!
Ky tregon arrogance famijare ketu,qe prinderit e tij ia Kane ngulit:ne jemi familje e ‘ngritur’ edhe kemi drejte me vra,pa na hi asnje gjembe ne kemb!u bene shume femije te politikaneve, kriminale ne shqiperi sepse kujtojne se Kane imunitet per cdo gje fale’pushtetit’ te babes apo nénés politikane! Shume e teper me!
Jeni gabim, ata kane edhe nje vajze e cila nuk eshte kriminele.
Ne kete tragjedi qe nuk ka ngushellim, nuk mund t’i veme faj as prinderve, as askujt, por do te mund te drejtonim gishtin per t’i vene fajin nese pergjegjesi nuk do te denohej dhe ligji nuk do te vepronte per te gjithe njelloj.
C’faj ka e shkreta Luize, se mos ka ndonje prind qe femija i tij te jete vrases.
Ngushellimet shkojne edhe per familjaret e viktimave, familjaret e vrasesit.
Ja pra deklarata e nje kryeministri te denje dhe te zgjedhur nga populli.jo si ai plaku mjeran qe po te kishe ndodhur kjo ngjarje ne kohen e tij jo vetem qe do ishe mbrojtur por edhe do ishte akuzuar si molla e sherrit pala kundershtare
4 veta ka v rare dhe sali ramé berisha per se nuk e denoni drejtesia njelloje per te gjithe.
Nejse o shtylle tensioni se ti kompleksohesh kot se nuk ke pune te dalesh ne konference shtypi, nje koment mjaftonte. Jo per gje por as ligjet nuk i njeh. Ai nuk eshte akoma autori i kater vrasjeve por thjeshte “i dyshuari”. Nuk je fajtor derisa te vertetohet nje gje e tille ne gjyq. Kaq e gje e kupton?
Leji njerezit ne dhimbjen e tyre, mos u mundo te marresh pak vemendje kudo e per cdo gje. E kishim nje te tille para teje, edhe ty manget tani!
Me objektiv elinor. Nese Luiza tha ato qe tha, llogjikisht i bie qe djali te kete pranuar qe ka bere vrasjet.
Ke thene nje te vertete te madhe. Vrases jane te gjithe miqte e tu.
Vari lesht o Edi, pune krimineli recidivist.
Nentor 2013 fjalim nga Edvin Kimiku. Nentor 2014 fjalim nga Edvin Patetiku.
Nentor 2013 WTHF ishte ai qe qurravitej per rrezikun e armeve kimike pa ditur aspak nga procedurat per asgjesimin e tyre.
Nentor 2014 WTHF eshte ai qe ankohet per mungesen e rendit, per shtetin policor.
Ah mer pall, kur do behesh njeri te kuptosh njerezit?
Idiot qe ngjitesh pas komenteve si muti pas kepuces. Kaq te zgjuar e di veten? Patetiku yt minumi sdo a kishte rilandiduar homogjenen tende, e sot sdo ishte i detyruar te mbaje fjalime te tilla. Po nese rroga jote varet nga numri i komenteve ketu, vazhdo e shkruaj se je i mirekuptuar. Edhe ti gjallesee tru njeqelizor ke te drejte te ushqehesh.
Cfare llogjike, tipike injorantesh kafenesh.
Skam faj une pse di brockullit idiotesi, e ben veten shenjester per te tu pergjigjur.
Jeni nje injorant, pranojeni, dhe korigjojeni veten.
Fjalimi i nentorit 2015 do jete per motren e gruan tende se si do marin licencen si prositutat e para profesioniste ne shqiperi e ti si pderast do duartrokasesh per nderin e madh qe beri edi rama duke te licencuar vajzen gruan e motren si prostitut o Wthf.po c thua o trap kush nene do qe femija i tij te beht vrases vetem te mare si ty apo si ai trapi SALI BERISHA qe coj majmunin e tij ne suedi qe te qinte kushuriren e vete e te nxirte tre dobica si majmun dhe ti qe komenton ketu e seksi femer i familjes ben pall me karin ne goje.Ciaoo Whtf PEDERASTI
Duket qe te paska zene diarreja e trurit. Beji neje nder vetes. Ose vizitohu ose mbytu diku!
po te ishte,se kjo ndodhi si rrufe ne qiell te hapur do te besoja,por me vrasjen e pare dhe me marrjen pjese ne bandat e lazaratit qe ju e dini shume mire pasi policia e indentifikoi me mjete te specializuara optike dhe nuk e nxori kot ne kerkim,ma hoqet shpresen se ketu ka me te vertet njerez qe duan ta bejne kete vend,bandit dhe vrases si baballaret tuaj jeni te gjithe,komuniste extremist.
Tani ma mbushi mendej Komandari Mavi qe eshte nje bole i madh…
Kater te vdekur – kumandari flet per miqesite…
Mortja qe s’te ha o lugat…
Ju me mbushni perdite mendjen qe me injorante si puna juaj e ardhmja e Shqiperise eshte ne rrezik
i semuri psiqik s ka cte thote vecse t i bjere legenit
te ” rilindjes”.
Ti zoteri qe fatkeqesisht je edhe kryeminister rrumpall i vendit tim nuk di se cfare flet.
Kujton se njerezit nuk te njohin se me cfare lloj njerezish je i lidhur.
Pa ti permendur me emra ti je i lidhur kembe, duar dhe koke me kriminelet e te gjithe vendit duke filluar nga kukesi, me lamajt e domjeve te Tiranes, nga shkodra me Doshet e sterkajt e kontrabandes se hashashit te bardhes e te zezes si dhe vrasje, nga Tirana me xhuvanet, nga tepelena e jugut me Shytajt, si dhe me Baret e lushnjes etj etj.
Vetem ti nuk ke fytyre te flasesh per krimet sepse nese nuk largohesh ti nga politika dhe jo vetem nga kryeminister vetem krime do kete vendi.
Nuk eshte fatkeqesi qe partia socialiste eshte ne pushtet, shum emire ben qe eshte, por fatkeqesia eshte qenja juaj ne krye te kesaj partie dhe njekohesisht kryeminister.
Me keto deklarata qe ka bere eshte komplet psikopat.
Ky hajdari nuk e ka te gjate ,Shqiperia nuk ka nevoje per kete idiot .
Ky mbeti perdite krenar me ate krenar me kete edhe nga krenaria e shumte e xhaxhi rames dhe sistemit te tij tjetri vrau 5vete.fjalen krenari e perdorin ataqe jane ne gabim.
Turp te te vije Edi Rama ! Te ndjehesh krenar qe je miku i nje familjeje vrasesish e mashtruesish. Kjo ishte familje vrasesish e koruptuesish te drejtesise qe perpara se ti ta zgjidje kete biben per dputete. Na thuaj perse e zgjodhe deputete ? Cdinte te bente ajo pervecese te aktronte ne menyre diletanteske ? Mos ishte valle ndonje ideologe, ndonje aktiviste zjarte, ndonje koke e ekonomise apo jurisprudences ?
Pra paske zgjedhur vetem si mike te vjeter. Keta do te na qeversin ne ?
Jeni femer, meritoni te sillem mire, por nuk ua pertoj tju quaj nje idiote te pashprese.
Pse qenka kjo familje vrasese?????? Nese dikush nga fisi juaj ben vrasje, atehere i bie te jeni fis vrasesish?
Te te vije turp nga vetja, palaco femer
bravo,duhet te jesh krenar pasi e bere deputete edhe pse djali i saj kreu nje vrasje,e hoqe nga lista e te kerkuarve te policise edhe pse policia e indentifikoi me mjete speciale optike si nga me aktivet ne lazarat,dhe tani aktrimi i radhes,kjo ishte goditja e fundit qe i jepni shpreses time se ky vend mund te behej,te gjithe majtas dhe djathtas jeni vecse mbetje fekalesh te vrasesve te kuq qe per 50 vjet e masakruan dhe c,nderuan kete popull deri ne kocke.kyeminister gangster dhe opozite rrugace,kjo eshte ajo cfare na ofron sot politika shqiptare.zot ver dore pasi me te vertet qe ne jemi te pamundur.
Kur mamaja i kti kriminel qe e ka dit se ne q’far gjendje e ka djalin eshte dasht qe te mos kandidoj per depotete,se nje nën apo babë qe nuk është ne gjendje ta edukoj femin e vet si do te edokoj njerzt e tjer per ket kan faj edhe prinderit e tina qe nuk kan reaguar edhe ne rastin e par qe nuk e kan kerkue nje denim te merituar kur e paska pas bër vrasjen e me par. Ktu po del e vertet edhe ajo qe para do ditve demokrat e akuzun po ket kriminel per drog e nëna vet prap e m’brojke para kamerav dhe parlamentit,krimineli nuk mbrohet as nga familja e as nga shoqerija.
Ne nuk na duhen as vleresimi dhe as as ndjenjat e tua te thella per ciftin Xhuvani. Ato mund t’i mbash per vete dhe thuaji ne ndonje kafene ose kur te shkosh ne shtepi. Fol si kryeminister se akoma s’ke marre vesh se c’pritet nga nje kryeminister. Dhe mos na e shit Luizen si heroine qe dha doreheqjen. Ne bote ministrat e deputetet japin
doreheqje per shkaqe shume me banale se jane te pergjegjshem. Nuk na ka prekur hic doreheqja e saj dhe aq me pak krenaria jote per miqesine me ta. Lereni drejtesine te beje punen e saj dhe mos u perpiqni ta mallengjeni sic bete kur ky djali i kesaj mikes tende te shtrenjte i mori jeten nje njeriu.
“je krenar”???? kesaj i thone te dish te verteten, te shohesh te verteten e te besosh ne genjeshtra/ Po pse cfare i ngelej te bente Xhuvani perpos doreheqjes? Pra edhe mund te mos e kish dhene doreheqjen?.,e kuptova dhe fillova te ndjehem krenar edhe une
Ore ju jeni budallenj apo beni vete sikur jeni???
E dini ju domethenien e asaj shprehje apo jo???
Ne Shqiperi ky eshte rasti i pare qe nje politikan jep doreheqjen sepse nje familjar eshte perfshire ne nje krim. Krenaria nuk qendron mirefillte tek Luiza, por tek fakti qe te behet shembull per nje te ardhme me te mire, perfshi drejtesine.
Te vjen me te vertete keq dhe nuk ke si i ngushellon pjestaret e familjeve te te vrareve. Por, po ashtu nuk di c’te thuash edhe per prinderit e vrasesit, per gjemen qe u krijoi djali i tyre. Sa per moralin, ata te gjithe, si vrasesi dhe te vraret benin moralisht te njejten jete dhe ne te njejtin ambient. Por ajo qe eshte e pakonceptueshme per cdo njeri normal, eshte fakti, se c’fare pune ka politika me rastin? Mendoj se eshte vertete e turpshme te spekulosh me rasti. Si per ata qe sulmojne dhe ata qe mbrohen, te kerkosh te fitosh politikisht pike me fatkeqesite, kjo vallahi i kalon te gjithe kufijte. Nese politikanet nuk do te dine te heshtin dhe ti lene fatkeqet te qete ne hallin qe i ka zene, kesaj vertete nuk ke cfare emri ti vesh.
Doreheqja eshte minimum i minimunit qe nje députéte duhet te bejje per riperseritjen e krimit nga biri i saj, e kete vetem si shenj dhimbje per dhimbjen e prinderêve qe kur me nuk do shohin 4 femijet e tyre! Nje minimum,o zotni kryeminister e asnje per t’u mburr me kete gje!
Edhe krahasimet idioteske me si eshte vepruar perpara per t’u shfajesuar per sot Jane nje tregim te kutit idiot e bile kriminele qe promovohet:duhet ndoshta te durojme ma shume Krim vetem pse due kishim shume Krim?! Ku ne bote kemi keso justifikime!
Zoja kur nuk ka pas ur suisse ne edukimin e familjes se Vete nuk mundet as me i sherbyer popullit te Vete,ma mire sikur t’ishte kujdese ma shume per djalin ,se sot morri ne qafe 4 familje tjera shume ma keq!
Pergjegjesia e politikaneve tone ne keqedukimin e femijeve te tyre eshte vertet nje fenomen dramatique ne shqiperi,qe tregon arrogancen e prinderêve te tyre edhe impunitetin qe ju eshte ngullit ne koke ketyre prinderêve e femijeve!
Po te kishe ndodh kjo ne veri,cka nuk kishim degjuar per maloket e paedukuar qe nuk Kane asnje kulture e respekt per jeten!…
Pfff….
O EDI c’do dite qe kalon,me shume e tregon se sa koqe je,mos duhet te ndjehemi dhe ne krenare, per cfare,qe ajo dha doreheqjen,ti e quan sakrifice te madhe se ja di lezetin pushtetit,por une them qe eshte gjeja me normale qe mund te bente,jo qe u vrane,por dhe sikur nje nga te ndjeret vetem te ish plagosur.DItE PER DItE E ME SHUME INjORANt.IDIOt,ItRASHE.Me mire te mos flisje fare.
Edhe une krenar jam qe ne Shqiperi ka njerez me dinjitet, ne krahasim me ata qe iken, djemte e te cileve vrane e nuk mbajten asnje pergjegjesi morale.
Juve ju vret syte qyteterimi, ju jeni mesuar me xhunglen dhe aty doni te jetoni.
Patetike e hipokrite…na e shpifet.
O shoku Rama pa na i shpengo pak domethenjen e vargjeve:”do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit për në shtëpi”. se meqe jemi demokraci ai djale do mare nje nga ato shpite ku te mbyllin e ti hedhin celsat ne det. se mos o zot te ishe ne ndo nje vend tjeter mik, ku te bejne nje shiringe ne damar e vete ne te sateme.
Ku qendron krenaria ketu o Edi Rama,thirri mendjes.
Po si nuk jep dorheqjen njeri nga policia e shtetit ..u vra Santo ..u vran 4 sot dhe hic ..turp .policia meret me jeleket neper makina . eeee moj shqipni
Vrasesit u kapen!
Atehere pse te japi doreheqjen dikush nga policia???????
Sepse policia u kujtua vone per te nderhyre. Beri veshin e shurdher ndaj ankesave te vazhdueshme te banoreve per zhurmen qe shkaktonin lokalet qe qendronin hapur pertej orarit te lejuar.
Dikush mund te thote se prinderit politikan nuk kane faj per bemat e femijeve qe kryejn krime.Krimet ata i kane nxitur vete(nuk mund ta pergjithesoj per te gjithe).
Pasurimi i shpejte dhe babezia per kapitale me pisllek e krim ka nxitur tek femijet e tyre paprekshmerine,imunitetin nga ligji duke i bere karshillek shoqeris e duke bere krime.Nuk jane te pakta rastet kur femije politikanesh apo qeveritaresh jane pergojuar per bemat e tyre,te majte e te djathte.Krimet e politikes jane ato qe e kane bere mjedisin te pajetueshem.Le te sherbej per reflektim gjesti ideputetes XHuvani dhe per te tjere.
Kryeministri qenka i dhjere po krenar!
Perse i dhjere> Ja na u shpjego pak ketu cfare do te thuash, se mua me duket qe kryeministri ua dhjeu te gjithe ju hipokritave, ju qe doni shtetin e krimin, ju qe jeni mesuar me parazitizmin dhe shtetin e Berishes.
Ti duhet te denohesh me pune vullnetare vetem sepse te ka kapur injoranca
Edi Rama Nje-sh.
Ndo dhe edhe keshtu brenda grupit. Nuk ka faj Ei Rama.
Ngushellime per te vraret dhe drejtesi per te gjallet.
Edi Rama Nje.sh.
Ndo dhe edhe keshtu brenda grupit. Nuk ka faj Ei Rama.
Ngushellime per te vraret dhe drejtesi per te gjallet.
Ngushellime familjeve te te vrareve. Nese ka njerez qe meritojne lutjet dhe ngushellimet tona jane prinderit e kater te vrareve.
Kryeministri duket se eshe me shume I shqetesuar per kredot politike qe do fitoj opozita se sa per ate cfare ndodhi. Duket se eshte shqetesuar per prinderit e vrasesit me shume se sa per prinderit e viktimave. E mendon te gjate rrugen e kthimit ne shtepi te Kostandin Xhuvanit I cili ka vrare jo pake por 5-njerez deri tani, nderkohe qe nuk duhet ta mendoj se duhet te kthehet me ne shtepi pasi duhet te denohet me denim te perjetshem.
Per tu vleresuar doreheqja e Luizes si deputete pot nuk mendoj se do te kishte rruge tjeter. Nderkohe qe mendoj se ajo dhe burri I saj jane ata qe e kane perkedhelur qe te vogel djali, dhe kulmi ishte kur ndikuan me pushtetin e tyre te mos denohej per vrasjen e pare, dhe mandej teatri qe luajten me pranin e tij ne Lazarat dhe shown te nesermen ne Parlament si I pa perfshire ne sulmet kunder policise. Themi qe “femija eshte pasqyr e prinderve”. Mundet te jet edhe standarti I dyfishte I familjeve shqiptare qe ndryshe edukojne vajzat dhe ndryshe djemt.
duhet t’ja ket shruajtur Mero.
Rradha e tyre po vine. Drejtesia vonon pro do vije edhe per keta qe e shkateruan Shqiperine dhe e katandisen ne kete gjendje.
Shqiperia me E Ramen dhe ekipin e tij eshte ne rruge te mbare. Kriminelet ne burg. Hapi i pare i drejtesise per te gjithe u hodh sot. Pas kesaj dite jam i sigurte qe do kete me pak te forte midis nesh. Bravo dhe Faleminderit Rames dhe policise se shtetit
E Rama po e bene Shqiperine. Bravo
Nje urim nga zemra per te: Te te ruaj Zoti dhe te te japi forca qe te vazhdosh ne rrugen qe ke nisur. Mos harro cdo gje do zerohet nqs nuk bene drejtesi dhe kry krimineli dhe krye rrumpalla shkojne perpara drejtesise
Demagog, arrogant, prepotent, i pafatyre dhe manipulator. Njesoj si Saliu. Te mos ishte per fshataret qe te votojne. …
un nuk jetoj ne shqiperi por qe te dali kryeministri ne konference shtypi per kete ngjrje esht njesoj sikur ti thot policis prokuroris dhe gjykates kini kujdes se esht djali i miqve te mij me nji fjal pyteni bythen mir nqs e denoni
Shpreh para se gjithash ngushellimin dhe keqardhjen e thelle per familiaret e viktimave, me shprese se autori i ketij krimi barbar te perballet shume shpejt me drejtesine dhe ashpersine e ligjit.
Ajo qe bie me teper ne sy pas daljes krejtesisht te panevojshme te kryetarit ende pa mandat te “partise se punes” eshte vendosmeria e autorit, per te marre ne mbrojtje ish-studenten e Akademise se Arteve, ose sic e quan ai vete mikeshen e tij tashme te “vetedorehequr”.
Dha doreheqjen, apo e urdheruan t’a jape ate, kjo pak rendesi ka!!! Me teper se gjesti i doreheqjes nga posti i saj, pritshmeria e se cilit ishte me se normale, ka rendesi te zbardhet ajo qe eshte munduar te fshihet pas ketij shkrimi jo kualitativ. Dhe kjo ka te beje me marrjen persiper te pergjegjesise prej personit, i cili ka te beje direkt me emerimet nepotike ne politike e me gjere.
Duke e respektuar kete me teper si artiste e shquar dhe jo si politikane, menjehere pas zgjedhjeve te 23 qershorit i ofroi asaj postin e deputetes. Me kete “akt miresjelljeje” qe i beri mikeshes se tij te vjeter, ai preferoi te perballej me qendrimin kritik te opinionit publik, dhe te merrte mbi supe pergjegjesine per shperndarje nepotike postesh. E beri kete gjest edhe pse e dinte fare mire, se djali i deputetes ne nentor te 2011 u denua me vendim te dyshimte gjykate me vetem 3 vjet burg per nje vrasje te motivuar, te justifikuar nga nje prokuror plepash me pretendimin qesharak, se ne rastin konkret te vrasjes kishim te benim me “kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme” dhe per “armembajtje pa leje” nga ana e vrasesit. Krim i rende ky, qe asokohe minimalisht duhej te ishte ndeshkuar me jo me pak se dhjete vjet heqje lirie, e parashikuar kjo me teper si mase riedukimi per te parandaluar dhe menjanuar vrasje te tjera, sic ishte ajo e djeshmja. Vrasja e katerfishte ndodhi menjehere pas pas kryerjes se denimit prej tre vjetesh (kjo, ne se i eshte dashur vertet t’a vuaje !?), dhe eshte pikerisht masa teper e ulet ndeshkimore, ajo qe i la shkas dhe e nxiti autorin e krimit te merte pa kokecarrje jete njerezish.
Kur lexova titullin ne shkrimit menjehere me shkoi mendja se autori duhet te jete nje “ekzemplar te ralle”, qe i kundervihet pa argumenta opinionit dhe mendimit te nje publiku te gjere. Mendova se duhej te ishte ndonje snobist te pamoralshem ( Bertold Brecht ka thene se ne fillim vjen mbushja e barkut, pastaj vjen morali… ), qe as vete nuk beson ne ato qe thote.
Pandëshkueshmëria ka marrë fund më 23 Qershor… – thote ekzemplari i ralle… E thote pa edhe pse e di fare mire, se ndeshkueshmeri te cilen presin te shohin masat e gjera dhe organizmat nderkombetare me keto palaco plepash as qe ka filluar, dhe as ka ndermend te filloje.
Mesimi nga ngjarja. Prinder rini me prane femijeve,mos u haroni pas “puneve” tuaja,ate çka le bosh prindi e mbush rruga dhe shoqeria.Prindi i mire nxjer femije shembullor,çare beri Papavrami!?