Policia e Tiranës ka dhënë disa detaje për ngjarjen e rëndë të shënuar mëngjesin e sotëm.
Ajo ka treguar gjithë veprimet e ndërmarr pas lajmit të marrë për ngjarjen dhe arrestimin e të dyshuarve si autorë të saj.
Sipas policisë, në momentin e ndalimit, Konstandin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngajrjes, teksa po largohej me pistoletë në dorë.
Policia thotë se në momentin e arrestimit ai ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu.
Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës
Ditën e sotme rreth orës 04:21 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë ka telefonuar ish punonjësi i policisë A.B. dhe në orën 04:22 ka telefonuar në Sallën Operative një tjetër qytetar, të cilit njoftuan se përballë Fakultetit Ekonomik në ambjentet e lokal Gjeta, ka ndodhur një vrasje.
Salla e Komandimit, menjëherë dërgoi patrullat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponja.
Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndërhyrë në komunikimin me radio, për orientimin e shërbimeve dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sina është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parë pasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.
Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.
Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.
Pas kapjes dhe ndalimit të autorëve është bërë shoqërimi i tyre në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu u morën masat për shoqërimin e të gjithë personave prezent në vendin e ngjarjes, 9 persona.
Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parë shtetasit të plagosur Giaampaolo Azzola.
Në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e shtetasve :
Përballë këtij lokali në automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” është gjetur i vdekur shtetasi Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe shtetasi Giaampaolo Azzola,53 vjeç, me shtetësi dhe kombësi Italiane.
Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar.
Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qënë i siguruar me shërbimin e ruatjes e fizike, ndërkohë shtetasi A.B, është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.
Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë patur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal.
Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga Zv Prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ekspertë kriminalistë, oficerët për Krimet e Rënda, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 6 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes “Mercedes Benz”.
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërëkapja brenda një kohe shumë të shkurtër e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,të cilët janë shtetasit :
Nga policia janë shoqëruar edhe shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /b.l
Edhe per kete gje ai duhet te ndeshkohet edhe me shume
Po sa keq po me vjen per ate 19vjecarin e shkrete, ka mundesi te jene pazare droge
http://bit.do/djali-i-deputetes-tentoi-te-vriste-policet
Ngjarja mund te ishte shmangur nese Kostandini do te merrte denimin qe meritonte kur u akuzua per nje ngjarje te ngjashme disa kohe me pare por ish- mazhoranca e atehershme e la te lire duke e liruar nga te gjtha akuzat dhe pa piken e turpit del dhe komenton ngjarjen.
Po sa mir qe ja ben qe e arrestuan e ta denojne se kshu duhet te jet shteti, pavarsisht cuni kujt eshte te denohet per krimin e bere.
Mami Luiza nuk mund te jete me tej Ligj-berese
pasi ka ne familje nje Djale teper Problematike.
Madje me Pistolete ne Brez,i rreshtuar keshtu mes
aktoreve Kriminale duke marre ne menyre te perseritur
Jete Njerezish.Atehere,Ju lutem ma spjegoni pak
Krenarine e Deputetes?!!
ahahhahaahah vecse me vjen per te qeshur dhe pse eshte per te vene kujen prape e ka fajin sala dhe opozita dhe kur krimineli eshte nje kelysh i horrdhive bolshevike deputete e partise socialiste ish p p sh qe ju jeni te shpelare nga trute kjo duket qartazi por do te me vinte keq nese do te ishe ne moshe te re dhe te mendoje kaq qorrazi uroj qe te jene sa me te pakte te rinjte qe mendojne si ty
Ngjarja ne fjale eshte shume e rende dhe personi eshte trajtuar i barabarte duke mos mare parasysh mbiemrin dhe statusin e prinderve te tij dhe shume vleresime per policine e shtetit qe beri te mundur kapjen dhe arresitimin e menjehershem te autoreve.
Nje pyetje kam per ju zonje apo zonjushe rilindese. Jeni vertete kaq idiote apo jeni e detyruar te komentoni keshtu? Nese eshte e para zor se me jepni pergjigje. Nese eshte e dyta i thoni porositesve te komentit qe ta ngrene pak nivelin.
Opo bravo policia njehere qe e kapi direkte ?
na cave trapin me keto linket bit.do….
Kush e bron njeriun prej te keqes vetem Feja Islame.Obligim i fes Islame esht DURIMI dhe KOMUNIKIMI pa kto njeriu esht gjysmak nuk esht i kompletum per ket Botë. Alkoholi,Droga,Femrat,Parat e pista kto jan BELAJA e ksaj BOTE. Xhuvani vrases e ka mundur harami parat e pista.
Dakort o ruzhdi shko dhe thuaja ISIS-it dhe te degjosh pergjigjen
Pse feja katolike cfare thote? Po’ ku keni goje te flisni per fe ju barbaret myslimane!!!! Turp tju vije…pedofile e kriminele jeni! Kane vdekur 4 vete e ti ben propagande feje….shkoni luftoni kunder ISIS po qete te ndershem.
Bravo policise sepse kapi autoret menjehere duke kos i lene mundesi te arratiseshin
Si ndjehet gjyqtari qe I dha vetem 2 vjet burg ketij vrasesit tani qe ai vrau edhe kater te tjere?? Ky duhet te ishte ne burg akoma edhe 18 vjet te tjera per shokun qee vrau pa ju dridh dora…o gjyqtar, ne koken tende ishalla!
Promete, e ke lexu ndonjehere vendimin e gjykates? Ishte prokurori qe keroi dy vjet burg dhe nuk ka faj gjykata. Ajo nuk jep me shume se sa kerkon prokurori. Ne kete vend e keqja gjithmone na vjen nga prokuroret dhe jo nga gjykatat. Mos degjo cfare thote Rama gjithe diten, pasi atij i intereson te kape gjykatat, kurse me prokuroret nuk kapet sepse mesa duket e paska rregullu me Llallen.
mbyllini sa me shpejte keto lokale nate ashtu sic bete dhe per lojrat e fatit ose te pakten kufizojuani orarin e aktivitet dhe rrituni tatimin.
Policia u tregua profesionale dhe autoret i kapi ne kohe rekord.
Rama boll me llafe te bukura. Pse thua do besh shtet kur ketej fut ne burg nje hallexhi per kutine e ndihmes se shpejt ne makina e ketej e mbushe shtetin me kriminele, grabites e familjare llum. Kur do e clirosh vertete kete vend? Boll me deputet hajdute e kontigjent. Boll me emerime njerezish me familje llumi. Tekstualisht ne Vlore ke deputet Cim Selami qe e njeh I madh e I vogel si injorant, kumarxhi e drogaxhi. Ke Dashin e Havase nje tjeter llum si Cimi. Ke Sadrit Danen nje grabites hajdut e gjobaxhi. Ke prefekten e Vlores familje llumi e grabitesish. Pse thua do bej shtet kur tjeter thua e tjeter ben?!!!!
Mos e rruj shumë daku, se fundja ke mami deputeten ti! Vrave Alfredin ja hodhe bythes me dy vjet, pastaj na dole afer mamit si çun i bukur dhe i pafajshem ne ngjarjet e Lazaratit.
Te shikojme tani qe te paskan ndalu me pistolete ne dore dhe i ke bërë rezistence policise se çfarë do te ndodhe.
Mos do fillosh te tregosh per alla edhe kësaj rradhe përpara gjykatesve?
Ta thomi une mo…
Ky kelyshi I Luizes nuk ka vrare, por ka dashur te largoje pistoleten nga vendi I krimit.
Ne gjendje te renduar psikologjike, pas vrasjeve te kryera prej shokeve te tij, ai eshte perpjekur te largoje nje nga armet e krimit dhe I ka rezistuar arrestit.
Pra Kostandini I mami Luizes eshte viktime ne kete rast, si pasoje e krimit te tmerrshem qe u krye ne prezence te tij.
he mo mjaft! po ti qenke gjeni!
Po ckerkonte djali Luizes me pistolete ne dore! Po ‘mami’ Luiza cdo beje tani ? Pse nuk e perjashton nga grupi i PS z. Rama Luizen?!
Po e mira e kesaj qeverie eshte qe nuk pyet per miqte por arrestohen direkt pergjegjesit perkates.fundja kjo kishte kohe qe I kishte munguar drejtesise shqiptare
tomas leshi,osht ceveri e fort kjo or taj,posi
mua sme vjen keq per asnjeri as per 19vjec familja ku eshte si ele djalin deri ne mengjes jashte kontrolli dhe kemi te bejme me femijen e dikujt qe merr vesh nga ligji te gjithe qe ishin deri ne ate oren ishin vetem per pune te pista dhe perfundimi tragjik para ligjit te barabarte boll
Urime plicise se shtetit!
Djem trima ndaluan dhe arrestuan pa u trembur, kriminele …edhe duke qene me arme ne dore.
Ju lumte djemve te nenave qe punojne me rrezikun mbi koke.!!
Fytyra te zverdhura te PD-se, njerezve pa tru qe u besojne, menjehere u shkon mendja se policia nuk punon, eshte e korruptuar etj etj si keto….Turp!
Mire qe PD del ne konferenca dhe e fillon nga Enveri e deri tek nona e baba i Edi Rames e Tahirit, PO TE PAKTEN SOLIDARIZOHUNI ME POLICINE! Plehra! Ju e çuat rendin dhe sigurine ne kete derexhe!
Keni goej e flisni????Turp per ju! Plehra te ndyra!
ME VJEN KEQ PER Z. LUIZA XHUVANI SE KAM RESPEKT PER ATE.
POR KOT NUK THOT POPULLI, ATE QE TA BENE FEMIJA NUK TA BENE AS PERENDIA.
VRASESIT TE MARRIN DENIMIN E MERITUAR…
Drejtori i Agjensise Kombetare te Mjedisit eshte shenderruar ne nje Taksidar i Agjensise Kombetare te Grumbullimit te Parave…! ? ? ?
Edi Rama nuk po marr vesh se çfare behet rrotull tij!
nje pyetje kam per ate gjyqtar qe e denoi me dy vjet kete kriminel te lindur…qe tani i ben gjemen e madhe kater familjeve te tjera…po sikur ato cuna qe mbeten viktima te ketij krimineli te kishin qene familjar te tute si do ndjeheshe zoti gjyqtar..po sigurisht i pikelluar ne maksimum,,,mendo per ato nena qe sot vajtojne cunat e tyre cu ke bere ti ?turp per kete sistem gjyqesor ….turp per ty zoteri po zoti te pafte se je me kriminel se ai qe shtiu me arme
Luiza na kapardisej me kete djalin e saj pleren ,llumin e Tiranes.
Ai vret e pret ,se e din qe Rama dhe miqte e tjere te Luizes ,do ta ndihmojne ,duke e nxjerr te pafajshem.
Rilindje te qifsha rrcen….
nuk e mora vesh kete inventarin e pistoletave. Njera u gjet ne lokal, njera ku u prangos autori i dyte (dmth Albano Ballcaj). Nderkohe, Kostandin Xhuvani u kap teksa tentonte te ikte me pistolete ne dore. Mua me dalin 3 arme zjarri, ndersa policise i dalin 2 dhe 6 gezhoja.
matematika nuk eshte opinion, prandaj o nuk dine te bejne deklarate, o ka ndonje pisllik tjeter…
Keto ngjarje kriminale, po ja kalojne edhe ngjarjeve western qe shohim ne filamt aksion.
Shoqeria shqiptare ka plage te thella nga elemente kriminale te cilet te bejne gjemen ne mes te Tiranes, nen efektin e alkoolit, droges dhe degradimit mental.
Eshte e pafalshme qe ne mes te tyre ka edhe nga keta femijet e deputeteve.
E çfar mut deputeti mund te jesh kur ke nje femije te tille kriminel, i cili nuk e paska per gje te vrase njerez.Pike se pari deputetia Xhuvani duhet te jape doreheqien, dhe ne te kundert ti hiqet mandati me ceremoni. Po keshtu edhe per vrasesit e tjere duhen dhe denime maksimale.
Kryeministri duhet te shohe mire perse ndodhin keto krime, dhe te marre masat qe duhen ne Institucionet perkatese, si ne polici, rend,agjensi te ruajtjes se mjedisit etj.
Per keto krime duhet te degjohet edhe zeri i opozites, per te zbuluar se cilet jane pergjegjesit per kete kriminalizim te shoqerise.
Ti kishin fut nje plub ketij plehres djalit te Luizes, do kishit beren nder
Do te ishte mire qe ne te njejten menyre siç veproi policia per kapjen e adoleshenteve, te beje edhe er vrasesit e Santos.
Berisha mund t ju thote se ku gjendon sot ata.
te jeni te sigurte qe dhe Luiza po te ish burre, vrasese ordinere do te ishte.Gjthmone ka qene ne krah te krimit,e bashkepunetore e krimit ne mazhorancen qe shkoi.
E veme me bast se ai do dali prape????????? Sa te harrohet kjo histori