Dade apel opozitës: Ndërprisni bojkotin, ejani në seancat dëgjimore për Ambasadorët

4 Nëntor 2014, 11:21Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Jashtëm Arta Dade i ka drejtuar një apel opozitës për tu kthyer në Kuvend, duke u bërë pjesë e punimeve dhe diskutimeve në komisione.

Apeli i ligjvënëses socialiste u bë në fillim të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm ku u zhvillua seanca dëgjimore me dy kandidatë për ambasadorë, Kastriot Robo në Mbretërinë e Danimarkës dhe Ilir Tepelena në Republikën e Rumanisë.

Dy kandidatët paraqitën prioritetet që do të kenë në misionet e ardhshme diplomatike.

Kandidati Robo vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri-Danimarkë, ndërsa theksoi mbështetjen që pala daneze i ka dhënë vendit tonë në procesin e anëtarësimit në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Robo tha se Danimarka është një nga vendet e para që ka mbështetur luftën kundër ISIS. Ai vuri në dukje rritjen e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve, si dhe mbështetjen që qeveria daneze ka dhënë për institucionin e Avokatit të Popullit.

Kandidati për ambasador në Rumani, Ilir Tepelena, tha se në punën e tij do të ketë prioritet njohjen e Kosovës. Sipas tij, qeveria dhe parlamenti rumun e mbështesin njohjen e Kosovës nga Rumania, por kjo kundërshtohet nga presidenti Basescu.

“Sfida ime është intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe konsolidimi i dialogut politik”, u shpreh Tepelena./gj.k/

 

2 komente në “Dade apel opozitës: Ndërprisni bojkotin, ejani në seancat dëgjimore për Ambasadorët”

  1. leka says:

    Deri tani diplomacia jone ne pergjithesi nuk e ka kryer sipas kushtetutes detyrat e ngarkuara per te qene sherbyese te shtetasve shqiptar per te mbrojtur te drejtat e tyre si dhe per te zhvilluar dhe diplomacine ekonomike.Parlamenti duhet te kete si kriter baze se ,cfar te mira i sjell ambasadori me punen etij vendit dhe shtetasve shqiptar si ne rafshin politik dhe ate ekonomik, dhe jo si deri sot, ku ne shumicen e rasteve ambasadad u mbushen me miq dhe te aferm te politikaneve ,duke mos kryer detyren por duke na dhene nje imazh ,jo te mire me paftesite e tyre.Ambasadad jane imazhi I pare I cdo shteti ne bote.

    1. Me says:

      Vec burra, po femra per se mbari per ti cuar me ndonje ambasade, nuk ka Shqiperia? Me imazhin ekeq qe ka Shqiperia, femrat do ishin me mire per ne abasada….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje