Qeveria duket se është tërhequr nga rritja e taksës së automjeteve.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, raportohet se ka pasur një mbledhje të kabinetit qeveritar, për të diskutuar mbi ndryshimet e propozuara nga ana e Ministria e Financave për paketën fiskale për vitin 2015.
Dhe, duket se në këtë mbledhje është vendosur që taksa e automjeteve të mos ndryshojë.
Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar dhe pritet që të shihet nëse qeveria është tërhequr, kur ditën e sotme do të miratohet variantin zyrtar të paketës së re fiskale.
Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, çdo automjet nuk do të taksohej më pak se 10 mijë lekë të reja në vit, duke filluar që nga janari i 2015.
Nga rritja e taksës pritej që të prekeshin rreth 200 mijë automjete.
Tashmë pritet të shihet varianti zyrtar i qeverisë./b.l
bereqaves ja hudhem edhe per 2015-en m’duket…