Masakra në Tiranë, PD akuza Ramës: Autori i dyshuar ka mbështetjen e policisë

4 Nëntor 2014, 12:43Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Genti Strazimiri në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku si rëzultat i përplasjes me armë humbën jetën 4 persona.

Referuar ngjarjes së rëndë, deputeti Strazimiri denoncoi lehtësitë që i krijohen krimit e bandave, dhe represionin e dhunshëm policor ndaj qytetarëve të pafajshëm.

“Pavarësisht se mijëra ngjarje kriminale që ndodhin cdo ditë në cdo cep të vendit qëllimisht fshihen nga policia, qeveria dhe media pranë saj, situata kriminale në vend po arrin nivele alarmante si kurrë më parë.

Masakra tragjike me katër të vrarë e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një nga rrugët më të ruajtura të Tiranes, më shumë se sa autorët ka përgjegjës drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e vendit.

Sepse Kryeministri dhe banda e tij kanë krijuar të gjitha lehtësitë për autorin, djalin e deputetes Xhuvani, që të lëvizë i lirshëm me armë  në brez, madje të krijojë edhe një bandë kriminale dhe ta ushtrojë aktivitetin me shantazhe, gjobvënie e vrasje në mes të Tiranës.

Kryeministri dhe banda e tij, e kanë shndërruar Shqipërinë në një paraburgim të madh, ku rrasen “cip mbi cip” qytetarë të thjeshtë vetëm sepse vendosin një tullë, qytetarë që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat se nuk kanë bukë të hanë dhe nga ana tjetër kriminelët dhe bandat e organizuara janë më aktive se kurrë dhe kanë kontrollin në territoret e tyre”, theksoi Strazimiri.

Sipas tij, “kryeministri dhe banda e tij, kanë krijuar një shtet policor që po u merr frymën qytetarëve të ndershëm ndërkohë që kemi dështim të Policisë në detyrat e saj kryesore, në arsyen pse kjo strukturë ekziston, që është rendi dhe siguria publike”.

“Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, i ndaluar nga Policia, është jo vetëm një vrasës serial, i pandëshkuar, por dukshëm me imunitet politik gjë që është shfaqur hapur edhe në televizionet tona.

Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, ka mbështetjen e Policisë, pasi ishte një nga personat që i shpëtoi aksionit të Lazaratit dhe u transportua me mjete ushtarake në Tiranë e u soll në oborrin e parlamentit për t’ia treguar edhe kamerave.

Ja pra pse 4 viktimat e sotme, djali i deputetes Xhuvani, i shkaktoi në bashkëpunim me krerët e Policisë, me Ministrin e Brendshëm dhe me Kryeministrin

Prej 13 muajsh vujamë në një republike aspak demokratike e ligjore, as arsimore, as kulturore! Jo!

Mbijetojmë në një republikë “policore”, me një polici të dominuar nga krimi, e ku krimineli më i madh e i pakonkurueshëm është SHTETI! Eshtë vetë Edi Rama!”, theksoi Strazimiri. /gj.k/

30 komente në “Masakra në Tiranë, PD akuza Ramës: Autori i dyshuar ka mbështetjen e policisë”

  1. bledi says:

    GENJEN PD/.

    Policia ka arrestuar direkt pas ngjarjes autorin e krimit.

    policia eshte treguar shume korrekte ne punen e saj duke arrestuar direkt autorin e krimit pa pyetur i kujt eshte .

    Nuk ka patur asnje favorizim, eshte trajtuar si gjithe te tjeret, po te mos arrestohej atehere do hidheshin dyshime .

    1. alda says:

      Kjo ngjarje e rende mbase nuk do te ndodhte nese PD-ja ish-mazhorance dikur nuk do ta kishte liruar nga akuzat qe rendonin mbi kete person per nje ngjarje te ngjashme me kete. Por perkundrazi e la te lire duke vertetuar per te disaten here se ligji nuk ishte i barabarte per te gjithe.

      1. adla says:

        Sipas logjikes tende cdo gje qe vendosin gjykatat sot, me nje fjale pas shtatorit 2013 eshte pergjegjesi e Rames?!! Pfffff po c’lidhje ka PD dhe PS me gjykimet!! Mund te kete ndikim nga Saliu apo Rama, por kjo duhet pare rast pas rasti. Ne rastin konkret ti thua qe Saliu ka nderhyre per te shpetuar djalin e kundershtarit politik. Ja mendoje pak edhe njehere: “Saliu nderhyn qe te shpetoje djali i Luiza Xhuvanit”. kjo nuk ka ku te qendroje!!! Nejse mbeshtete PS-ne me zemer por gjyko situatat me mendje.

    2. Selim says:

      Policia mund ta kete arrestuar po problemi eshte qe nuk duhej te lirohej nga burgu
      http://bit.do/Autori-i-vrasjes-ka-mbeshtetjen-e-policise

  2. Gerti says:

    Ndryshe nga BErisha qe nuk znbatonte urdhrin e gjykates per vrasesit e 21 Janarit duke mbrojtur me POlici vrasesit, sot shteti funksionion i barabarte per te gjithe.

    Kostandin Xhovani u arrestua menjehere pa pyetur i kujt eshte dhe c mbiemer ka.

    1. nela says:

      shteti po funksionon ne menyre te barabarte , ndryshe nga shteti beriashian qe ne kohen e tij do kish mbrojtur vrasesin duke u nisur nga mbiemri

      1. flavia says:

        Amana more ca paskeni qene, dhe ne te tilla dite nuk e lini t’ju iki mundesin per te bere politik. Policia ke kapur menjeher pas ngjarjes autorrt perfshir ketu edhe djalin e deputetes. Toleranca e shtetit eshte zere dhe gjykimi do behet ne baze te fakteve per krimin e kryer. Boll me politizim te cdo situate.

    2. alma says:

      keni surrat e flisni ju t pd kur po te kishte ndodhur kjo ngjarje ne kohen tuaj do e gjykonit ceshtjen sipas mbiemrit. djali i xhuvanit u trajtua sic e meritoi, pa u nisur apo mbeshtetur tek mbiemri .
      policia reagoi direkt

    3. romi says:

      policia e shtetit regoi ne momentin e duhur duke e arrestuar djalin Xhuvanit pa mbajtur anen e mbiemrit por duke e trajtuar si cdo individ tjeter .

  3. veterani says:

    PO kriminelet kane mbeshtetjen e policise se arrestimi i ture u be nga PDerat.

  4. gega says:

    flisni ju maskarenjte e PD qe vrate ne bulevard e mbrojtet vrasesit?????????????

    Djali i xhuvanit u tajtua sic e meritoi dfhe policia e arrestoi direkt.. Te ishte berisha me djalin e ZHOZIT per shembull, do e fuste ne qeli????

    KURRE NE BOTE

  5. redk says:

    Cfare mbeshtetje kur ne fakt policia e arreston ate edhe jo si dje qe policia as nuk merrte mundimin qe te zbatonte urdhwrin e prokurorise.

  6. s.h. says:

    Kete palaco, e qellofte perendia atje ku i dhemb me shume ….sepse spekullon ne menyren me te ndyre me humbjet e jetes , ne radhe te pare te viktimave dhe njerezve te tyre …. dhe me pas me te afermit e autorve / krimineleve , qe te pakten tani ne fillim duhen lene ne hallin qe i ka zene ….!

  7. ILIRET says:

    Po rri o Strazo! Cerdhe krimi Shqiperia u be kur ishit ju ne pushtet, nuk u be per nje vit. Ky trafikanti italian qe u vra sot ka ketu ne Shqiperi gjate tete vitesh qe ju po qeverisni dhe ka bere i lire trafik dhe ka blere prona ne Shqiperi. Pyetni Zenin dhe Jamarbrin se e kan shok.

  8. geri says:

    Boll me vetem ju mos flisni per kto gjera se eshte njelloj sikur te flas kurva per virgjerine

  9. lori says:

    Ik ore palo deputete gjetet rast ju dhe ja niset si gjithmone me akuza kundra Rames. Nuk mban pergjegjesi kryeministri per veprimet e nje pesrsoni te papergjegjshem.

  10. livia says:

    Ju e kishit ne dore kur u kap djapi i deputetets per here te pare dhe kur kur erdhi puna vete partia demokratike e liroi nga akuzat dhe e nxorri te pafajshem. Per kete qe ndodhi sot ju jeni po aq fajore sa dhe vete autoret e ketij krimi.

  11. irsa says:

    Veprimi i policise eshte per tu vleresuar pasi arriti te kape autoret e kesaj ngjarje te rende ne kohe rekored pa marre parasysh se eshte djale deputetje, aktoreje etj.

  12. denoa says:

    Ja cfare po heq ky vend nga kjo opozite qesharake sa edhe ato ceshtje qe jane per te qa i ben per te qesh.

  13. Rripi i pantallonave says:

    Të ka marrë malli prap për rrip shpines?

  14. klei says:

    Mbeshteja dhe perkrahja e krimineleve eshte tradite e partise tuaj ku kriminelet dhe vrasesit drejtonin poste te larta. Mos ngateroni kete ngjarje dhe horrlliqet tuaja.

  15. deni says:

    Per kete ngjarje te rende te mbaje pergjegjatike pasi ishte kjo ish-mazhorance qe e la te lire personin ne fjale kur kohe me pare ky person akuzohej per nje precedent te njejete me kete ne fjale.

  16. Treisi says:

    Te kemi durimin dhe te shikojme punen e policise, mendoj se eshte shume heret per te dale ne konkluzione dhe per me teper besoj se kete krim te rende nuk mund ta perkrahi askush sepse eshte shume e tepert te jesh ne pale me kriminelet dhe kete e benin vetem ato qe ishin dje ne pushtet pasi ai qe i drejtonte ishte nje kryekriminel, sot gjerat kane ndryshuar ndaj dhe le te shpresojme per mire.

  17. freemind says:

    hahahahahahaha…si shpjegohet qe po prisnim nga momenti ne moment nje deklarate te tille????….hahahahahaha lat nam!!!!Turp!!!(me gjithe ato vrasje qe ndodhin ne amerike i bie qe 4 breza mbas Obames te mos behen te gjalle)!hahahahahaha…Idiota

  18. fisheku says:

    ngjarje te tilla ka pasur, ka dhe do te kete si kudo neper bote. ju beni sikur dini gjithcka mbi ngjarjen,vetem ne kohen e diktatures suaj nuk dinit asgje mbi krimet qe ju i organizonit vete. beni politiken dhe policine fajtore e cila ka reaguar me se miri dhe dua te ju them HESHTNI derisa te sqarohet kjo ngjarje. RESPEKTONI procedurat demokratike te shtetit duke filluar nga veprimet e policise, prokurorise dhe gjykates.nese keni dicka konkrete per ngjarjen dhe rrethanat behuni ndihme per sqarimin dhe deshmite beni tek policia e shtetit dhe e qytetareve.te gjithe do te jene te barabarte para ligjit dhe jo si ne kohen e saliqit.gjykatat e keni pasur dhe i keni akoma ne dore tuaj te korrupsionit dhe te dallimit partiak derisa e late vetem me 2 vjet burg zoterine ne fjale per vrasje.prisni reagimin zyrtar te shtetit deri atehere SHUT UP!!

  19. E doni ju says:

    Sa bukur i beni skenaret e filmave ala Shqupi ju plehrat e Saliut?Neqoftese ai ka qene me arme,ai nuk po ben krime vetem ne kete kohe,por ka bere krime edhe ne kohen kur ishte Sali Vicidolli i juaj ne krye.Jeni ne metro ju?Cdo vrasje e merrni per aksion e sulm politike.Ka kohe kryeministri te financoje bandat e cunakeve te dades e xhuvaneve?Kryeministri nuk ka lidhje as me ata qe krijuan PS te ardhur si pasoje e PPSH-se.Ju ka mbet ora tek Saliu e Nano qe grushtet,vrasjet dhe agresivitetin e perdorur ne parlament e shtruan ne te gjithe platformen mediatike opinioniste skandaloze shqiptare.Nderkohe qe Shqiperia duhet te merrte rrugen e zhvillimit.Mos ja kerkoni kryeministrit aktual llogarine e ketyre mbeturinave rrugacerore te sistemeve te ketyre 23 viteve.Cdo gje do te rregullohet.PD-ja te shohe vizionin e vet qe po e kthente Shqiperine me vizionin e nje primitivi drejt Kandaharit.Te vinte ndot se si kishte perfunduar.Ju plehra qe e zhytet akoma me keq vendin ne skamje,korrupsion,kriminalitet,hajduteri ne nivel te pamatshem,dilni dhe per cdo vrasje e lidhni me Kryeministrin.Ju nuk e keni problemin me PS-ne,se ata parardhesit e PS-se,ishin po njesoj si ju e keni bere goxha pazare me to,por e keni vetem me nje njerin prej tyre qe ju erdhi si shkreptime ne qiell te hapur.Me Kryeministrin,me ate qe ai Sali vicidolli juaj donte ta vriste ne 96 a 97 dhe shpetoi nga zoti me shume qepje ne koke.Ajo e beri edhe me te forte djalin qytetar te tiranes,dhe sot ju e dini fare mire,qe sistemin e Salo-Nanos ai njeri po e hedh ne humnere, do ta shkaterroi per te ringritur shtetin dhe e administraden e kalbur shqiptare.Kete ju nuk e doni,se ne shkaterrimin e shtetit ju keni perfituar miliona dhe tani,ky po ju prish pune.Por erdhi dita qe dhe juve e ca te tjereve ti prishet puna dhe nga klithmat e juaja ordinere,e nga agresiviteti qe tregoni nepermjet shqupit e ca opinionisteve medioker,popullit nuk ju nprish gjiza.Vazhdoni beni plane e skenare,por nje gje mbajeni mend,Shqiperia do te behet dhe do te behet vetem me vizion qytetar e intelektual e jo me ate fshataresk,banditesk e injorant.

  20. Antonin Greca says:

    Ketu mesa duket shkruajne vetem te majtet e semure dhe pa mend ne koke.Ende keni goje me fole.Pse e perjashtoni te majten nga krimi.PS+PD eshte baraz me krim.Ja psh.Kostandin Xhuvani(Luiza Xhuvani), Ledio Ruçi(Gramoz Ruçi),Alban e Besnik Dabullla(Arta Dade.Keto pra kane kryer krime te redna diten per diell dhe jane te lire.Kesaj i thone “No Coment”.Ju te semuret dhe pa mend ne koke mos i mbroni se ja keni fute vetes

  21. dalipi says:

    Genti paska ndrruar imazhin e jashtem por brenda paska mbete i njejte,ushtar besnik i horror imagjinates berishiane.PO ku e gjete te dalesh me vleresime menjehere si te kishe qene prezent.Drakulla plak njesoj si ty vlerson se tere qeveria eshte ne kembe per ta shpetuar vrasesin.KU e merrni gjithe kete energji negative?Si mund te shfrytezoni keto vrasje qe per fat te keq ndodhin shpesh e tu jepni ngjyre politike,madje ti lidhni direk me qeveri.Ty te rrahu qeveria apo ata qe i akuzove e fyeve.MOre nje gje nuk ekam te kjarte ,perse kur ishit ju ne qeveri,kur u vrane kater qytetare diten per diell ne mes Bulevardit ne prezence te mijera njerzish .U ekzekutuan publikisht nga gardistet e oborrit te kryeministrit.Po perse more starzimir zeza ti nuk dole te akuzoshe Berishen i cili nuk e lejoj prokurorine te marri ne pyetje vrasesit.A nuk ishe ti njeri nder ata qe ngritet tullumbaqe per grushtshtet e qirreshiot kunder prokurorise e presidentit me lugatin plak.Si ke fytyre tani te dalish e te akuzoshe policine e cila kryen punen :Vrasesi eshte i burgosur dhe askush nuk i ka dale ne mbrojtje.
    Pse more jeni kaq te pafytyre pa fijen e turpit e me m,endje te semuar vetem nxjerrni ndytesi nga goja kunder atyre qe po zbatojne ligjin me perpikeri.JU te gjitha i nisni nga vetja juaj more horat e Sali Protopapes.

  22. Renata says:

    Kjo ngjarje nuk ka dhe nuk do te kete perkrahje politike sepse kjo eshte e papranueshme nga asnjeri prej nesh sado politik te jene njerezit behet fjale per nje ngjarje ku humben jeten 4 persona dhe askush nuk mund ta mbroje nje krim te tille.Aq me pak kjo qeveri qe eshte mjaft e pergjegjshme per veprimet e saj dhe nuk besoj se mund te na zhgenjeje ne kete rast.

  23. tomas says:

    Te flisnin mediat e huaja ok se ja bejme hallall por te flasi partia demokratike qe e cila ne kohen e saj ka tall bythen me kedo qe e pengonte qe e kundershtonte eshte kulmi..po ju more mbetje te kesaj toke skeni pike dinjiteti e pike sedre..ne cdo lajm qe do dali ju jeni te paret qe dilni me “kunder-pergjigjet” tuaja…po shkoni mer plehra largohuni nga ky vend e ta leni rehat kete popull qe ju ktheu shpinen njehere e pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje