Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, gjatë diskutimit të pr/ligjit për minatorët se fondet për kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin nga heqja e fashës së energjisë elektrike për punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë janë planifikuar në buxhetin e vitit 2015.
Cani tha se shtesa e pensionit është planifikuar në buxhet dhe se ato para që do të shkojnë tek kjo kategori, janë më të merituarat.
Ministri i Financave u shpreh se është në filozofinë e kësaj qeverie mbështejta e shtresës në nevojë dhe shtresave të veçanta, gjë e cila, theksoi ministri Cani është e pasqyruar në p/buxhetin e vitit 2015.
Sipas tij, do të bëhet kompensimi i plotë i heqjes së fashës së energjisë elektrike, duke shtuar se veçoria është se ndryshe nga vitet e tjera nuk subvencionohet vetëm fasha prej 200 KW, por subvencioni do të jetë për 300 KW.
Ministri Cani, duke folur edhe si deputet i zonës së Bulqizës, i bëri apel biznesit të rrisin sigurinë në punë dhe të përmirësojnë kushtet e punës.
Ai tha se qeveria do të angazhohet me reforma dhe masa konkrete për këtë kategori.
Në seancën e ditës së sotme të Parlamentit po diskutohet projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”. Projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, parashikon uljen e moshës së daljes në pension në 55 vjeç, nga 60 që është aktualisht, për minatorët e nëntokës.
Ulja e moshës së daljes në pension përmbush kështu kërkesën e sindikatave të minatorëve, si nevojë që lidhet me kushtet e vështira të punës në këtë sektor. Sipas projektligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30 vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë.
Referuar kushteve për pension, sipas këtij projektligji dhe bazuar në numrin aktual të të punësuarve në miniera në nëntokë, parashikohet që për katër vite numri i personave që përfitojnë nga ulja e moshës të arrijë në 3.840 vetë.
Personat që do të trajtohen sipas këtij projektligji, përveç pensionit të parashikuar, do të përfitojnë edhe kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin nga heqja e fashes se energjisë elektrike etj, ashtu si edhe personat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie.
Në total, efekti financiar vjetor për 3.840 përfitues, arrin në 793 milion lekë. /gj.k/
O Cano, je shume i mire si bankier apo pedagog, por si Minister Financash je tu ja fut kot plako (ndoshta mungesa eksperiences). Duhet me i thjeshtu gjojnat qe edhe qytetaret te paguajne normalisht, jo me i nderliku – paguaji njehere te gjitha, pastaj t’i kthejme ne sa ke paguar, shumezoji per dy pastaj pjestoji per dy e del shuma perfundimtare.
Je bo per estrade.
Metode e vjedhur nga qeveria aktuale italjane.