Konrad Adenauer mbledh ekspertët e energjisë/Bejtja: Tregu i deformuar, reformat të domosdoshme

4 Nëntor 2014, 13:21Ekonomia TEMA

Tregu i energjisë në Shqipëri është i deformuar, në kushtet kur 57.7 % e energjisë konsumohet nga familjarët. 

Kështu u shpreh zv.ministri i Energjitikës Ilir Bejtja, duke shtuar se reforma në sistemin energjetik është e domosdoshme dhe nuk është e lidhur vetëm me çmimin e energjisë elektrike, por ajo duhet të përfshijë shumë drejtime.

Këto komente zv.ministri i Energjitikës i bëri në konferencën e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, ku ishin të pranishëm ekspertë të fushës së energjisë. Në tryezë u diskutua për të ardhmen dhe sfidat e sistemit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Të pranishmit vlerësuan se sektori i energjisë mban peshën kryesore në zhvillimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të një vendi. Ai influencon drejtpërdrejt në treguesit bazë të nivelit ekonomik dhe të mirëqenies.

Potencialet energjetike si një nga pasuritë më të mëdha të një vendi duhen shfrytëzuar në mënyrën më efiçente të mundshme për të marrë prej tyre produktin optimal.

Ndërkohë ish-zv/sministri i Energjisë Enno Bozdo u shpreh se Qeveria duhet të mbështesë investitorët privatë dhe duhet krijuar një sistem i qëndrueshëm. Bozdo vuri në dukje se investimet duhet të prekin edhe sektorin e transmetimit, jo vetëm atë të shpërndarjes.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se qeveria është e vonuar në hartimin e strategjisë për zhvillimin e sektorit të energjisë.

“Sipërmarrja private është e gatshme për të negociuar problematikat e paraqitura që të mos krijohet frika te investitorët e huaj për pasiguri në zbatimin e kontratave”, tha Jaka. /gj.k/

1 komente në “Konrad Adenauer mbledh ekspertët e energjisë/Bejtja: Tregu i deformuar, reformat të domosdoshme”

  1. luter-king says:

    Kamata e energjise 100% e fatures pra shkon ne 200% po kete e dini perse nuk e analizoni qe eshte gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje