Një “Task Force” e re për energjinë, që ka në vëmendjen punonjësit e OSHEE, pritet të nisë punën brenda pak ditësh.Kjo “Task Force” do të merret me inspektimin e punonjësve të OSHEE-s në të gjithë vendin, me qëllimin e vetëm që të ulen abuzimet.
Në strukturën e saj, e cila është jashtë OSHEE-s, do të përfshihen 50 punonjës, të cilët do të kontrollojnë të gjithë elektriçistët dhe faturistët në vend.
“Kjo Task Force do të nisë punën në ditët në vijim dhe synimi i saj, do të jetë uljen e korrupsionit në rang të punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjitikës Koli Bele.
Sipas të dhënave, arkëtimet në OSHEE janë rritur me 40% , që nga nisja e aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Ky operacion ka vënë në pranga një numër të konsiderueshëm elektriçistësh dhe faturistësh, të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre.
Ndërkohë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknurika sqaruar se në fazën e parë të aksionit kundër vjedhjes së energjisë janë bizneset e mëdha, lokalet, karburantet, etj.
Më pas aksioni do shtrihet kudo. “Konsumatorët duhet ta kenë të qartë se procesi është i pandalshëm, se është me rëndësi që lidhjet e paligjshme duhet të shkëputen përgjithmonë. Shteti e ka marrë shumë seriozisht këtë proces dhe nuk tërhiqemi. Kjo është një betejë në mbështetje të qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve, ndaj është një kauzë e drejtë dhe në mbështetje të ligjit”, ka sqaruar Gjiknuri. /gj.k/
… Prap shqiptaret
ky popull “ufo” i botes, do vjedhe perseri, sepse ka 30 vjet rrjesht qe vetem vjedh qysh me veriorin mashtrus Ramiz Alija dhe krimineli verior tjeter Sali Bisha, te cilet degjeneruan Shqiperine dhe Ligjin ne terresi.
Ikja e deshperuar e “intelektualeve, artisteve, sportisteve, doktorve, shkencetareve dhe Tiransve te vertete”,
ka lene nje popull injorant te zbrese duke vjedhur dhe shkaterrua cdo gje te bukur qe lane ata qe u larguan te deshperuar duke menduar qe Demoracia eshte “Rrumpalle, Kurvellek, degjenerim droge” duke mos punuar apo kerkuar pune … te gjithe djem e vajza kengetare, artista, diploma fallco, kafe, cigare dashnore …
Tashme kemi nje popull “RRumpalle”.