Panariti: Cilësia e miellit, drafti i sigurisë sipas standardeve të BE

31 Tetor 2014, 14:01Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dorëzuar Ambasadorit të Kosovës draftin e përgatitur për sigurinë e miellit.

Në një deklaratë për mediat Panariti theksoi se drafti është hartuar sipas standardeve të BE-së dhe se tashmë është konsultuar dhe pritet të konsultohet me grupet e interesit.

“Kemi një dokument te plote për sigurinë e miellit ku kemi propozuar nivelin e proteinave në bukë. Dokumenti është hartuar sipas standardeve të BE-së. Qëllimi është të shkojmë drejt një unifikimi të standardeve. 

Brenda javës që vjen ne do mbledhim sugjerimet dhe komente të cilat do i paraqesim edhe në draftin final. Për herë të parë kemi një dokument të plotë që rregullon saktë çështjet e cilësisë dhe sigurisë s grurit dhe miellit. procesi do finalizohet nga fundi i javës që vjen.

Ky është një dokument do e konsultojmë me palët e interesuara dhe do e ndaj me autoritetet e Kosovës dhe gjithë importuesit e Kosovës. Pasi të kemi sugjerimet e tyre do kemi dokumentin përfundimtar”, u shpreh Panariti.

Ai theksoi se deri tani kemi qenë në zbrazëti absolute të drafteve normative që rregullonin cilësinë e miellit.

“Kjo i ka dhënë shkas një kaosi në këtë drejtim. Ky akt normativ mbyll shtigjet e abuzimeve. Pjesën më të madhe të importeve e kemi nga Kosova”, u shpreh Panariti./gj.k/

1 komente në “Panariti: Cilësia e miellit, drafti i sigurisë sipas standardeve të BE”

  1. Tarrasi says:

    Perse i thoni miell perse nuk i thoni krunde skeni turp ministra te korrptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje