Prioritetet e buxhetit 2015/ Mbi 800 milion $ pritet të jepen për infrastrukturën

30 Tetor 2014, 18:18Ekonomia TEMA

Buxheti i vitit 2015 të do të ketë si prioritet infrastrukturën dhe investimet në fushën e ujësjellës –kanalizimeve.

Nëse i bëjmë një ndarje 4.7 miliard dollarëve që ka arka e shtetit e vitit që vjen, më shumë 800 milion dollarë do të shkojnë për investime publike, të cilat njehen si shpenzime kapitale, raporton Vizion Plus.

Pjesën tjetër që mbetet qeveria e ndan për shpenzime të mirëmbajtjes së institucioneve publike, paga dhe pensione, si dhe pagesa për shtresat në nevojë.

Nga këto 800 milion dollarë, më shumë se gjysma, 52% ,do të shkojnë në zërin e transportit dhe ujësjellës – kanalizimeve, ndërsa 150 milion dollarë do të shkojnë për sektorin e energjisë elektrike.

Janë këto dy sektorë të cilët quhen prioritarë dhe do të marrin pjesën dërmuese të investimeve që do të bëjë qeveria.

Pjesa tjetër e këtyre investimeve shkon sipas radhës për arsimin, shëndetësinë dhe inovacionin.

Ndërkaq, 20 milionë dollarë do t’i marrë Ministria e Bujqësisë për skemën e financimit të 10.800 fermerëve të cilët prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale.

Një zë më vete në buxhet edhe këtë vit do të jetë shlyerja e detyrimeve të prapambetura.

Kjo pjesë e buxhetit do të marrë 200 milion dollarë.

Ministria e Financave thotë që sektorët të cilët do të kenë reformat më të mëdha janë energjia, ku parashikohet ulja e humbjeve me 5% çdo vit dhe njehsimi i tarifave të energjisë elektrike, por njëkohësisht edhe hyrja në fuqi e reformës së pensioneve.

4 milion dollarë jepen nga qeveria për pensionin social, ndërkohe që reforma nënvizon edhe luftën për mbledhjen e sa më shumë kontributeve për qytetarët që sot nuk paguajnë.

 

 

2 komente në “Prioritetet e buxhetit 2015/ Mbi 800 milion $ pritet të jepen për infrastrukturën”

  1. Eraldi says:

    Ndalohet levizja me duar ne xhepa dhe mbi tre veta. Hahhahahahahaaaaaaaaaa, ku eshte Lungo Mare dhe taksa progresiste Edi Rama! Shiko se mos i ka fshehur gje Aneta ne komo!

  2. drejtesia says:

    Eraldi dukesh qe ke vo tuar te majten se keshtu shkruan ne komente se je i zhgenjyer i mjeri ti o sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje