P/buxheti 2015 dorëzohet në Qeveri/Rritja e PBB 3.3 %, borxhi publik 71.7 %

29 Tetor 2014, 13:43Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka dorëzuar në qeveri projektbuxhetin për vitin 2015, bënë të ditur burime nga kjo ministri.

Ndërkohë pritet që shumë shpejt qeveria ta kalojë atë për miratim, duke i hapur rrugë diskutimit në Parlament.

Sipas burimeve, gjatë vitit 2015 totali i të ardhurave parashikohet në vlerën 391 milionë lekë ku të ardhurat tatimore dhe doganore zënë peshën kryesore.

Ndërsa referuar burimeve nga ministria e Financave, shpenzimet parashikohen në masën e 463 124 milionë lekëve.

Sipas Ministrisë së Financave, skenari bazë i paraqitur parashikon një rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.3% në vitin 2015, ndërsa borxhi publik në rreth 71.7% e PBB-së. /gj.k/

1 komente në “P/buxheti 2015 dorëzohet në Qeveri/Rritja e PBB 3.3 %, borxhi publik 71.7 %”

  1. miri says:

    Ca eshte kjo rritje ekomike? Ngelet duket mashtruar. Ekonomia po iken per lesh ju genjeni sy per sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje