Nis plotësimi i Këshillit të BSH-së, Braçe kërkon rishikim të pozicionit të Kules e Milos

27 Tetor 2014, 13:07Ekonomia TEMA

Kuvendi ka hapur sot procedurat për plotësimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për zëvendësimin e vendeve të mbetura bosh në këtë Këshill, pas ngjarjeve të muajve të fundit.

Nuk dihet nëse Këshilli do të plotësohet nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar pas thirrjes së kryeministrit Rama, apo do të ketë aplikime të reja.

Ndërkohë, mësohet se kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka kërkuar rishikimin e pozicionit të dy anëtarëve të tjerë të këtij Këshilli.

Bëhet fjalë për Dhori Kulen dhe Petraq Milon.

Kjo, duke qenë se ata kanë shkelur ligjin, duke u përfshirë në veprimtari politike me PD-në./b.l

4 komente në “Nis plotësimi i Këshillit të BSH-së, Braçe kërkon rishikim të pozicionit të Kules e Milos”

  1. ed snobisti says:

    ore brace po ca ke me dhorin? i je qepur keq, po dhori eshte figure …

  2. Mit'hati says:

    Te lumte Brace! Larg te korruptuarit nga Banka e Shqiperise!

  3. Dulgar Mollondra says:

    Zoti Brace, Une jam me mendimin tuaj, por nuk arrij te kuptoj se si ka mundesi qe si Dhori Kule dhe Petraq Milo,(per te cilet u eshte besuar nji vend teper i rendesishem ne Banken e Shtetit dhe duke qene se jane dhe te profilit) nuk kane kerkuar falje per mos kryerjen e detyres si anetar te keshillit te Bankes, sepse qenia e tyre nuk eshte pune e papaguar, nga ana tjeter etika morale kerkon qe ata te japin doreheqje edhe nga postet qe posedojne si Rektor Universiteti, apo funksione te tjera, ketu nuk mund te mbetet jashte edhe z. Adrian Civici, i cili edhe ai, duhet (te pakten) per etiken morale te jepte doreheqje nga rektor i UE-se. Mendimet e mia nuk kane te bejne aspak me personat ne fjale, por me etken morale ndaj vendeve drejtuese, sepse keshtu veprohet ne demokraci.
    Me respekt Dulgari

  4. Alketa says:

    Nga kush prisni qe te jap doreheqje per arsye morale? Nga njerez qe vetem moral as nuk kane patur, as nuk kane e as nuk do te kene ndonjehere! Ato jane pergjegjes njelloj si ish Guvernatori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje