Buxheti i vitit 2015, shpenzimet parashikohen 470 miliardë lekë

26 Tetor 2014, 14:45Ekonomia TEMA

Shpenzimet e buxhetit të vitit 2015 pashikohen të jenë 470 miliardë lekë.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se drafti përfundimtar i buxhetit është drejt përfundimit dhe  brenda javës do të mbërrijë në Qeveri për miratim.

Fushat prioritare ku do të fokusohen dhe investimet janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura, sektorë këta që kanë dhe ndjeshmërinë më të madhe sociale.

Referuar ligjit organik të buxhetit, projektbuxheti duhet të mbërrijë në qeveri deri në fund të muajit tetor dhe më pas në fillim të muajit nëntor të nisë diskutimin në komisionet parlamentare të Kuvendit.

Miratimi i buxhetit nga Kuvendi, i hap rrugë më pas dekretimit nga Presidenti dhe botimit në fletoren zyrtare, për të qënë gati per zbatim me 1 janar. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje