Cameron del kundër BE-së: Asnjë pagesë shtesë nga Britania për buxhetin e këtij viti!

24 Tetor 2014, 20:14Ekonomia TEMA

Kryeministri britanik David Cameron tha të premten në Britania nuk do të bëjë asnjë pagesë shtesë në buxhetin e Bashkimit Europian të këtij viti, duke e quajtur kërkesën e bllokut për fonde shtesë prej 2.1 miliardë eurosh si “krejtësisht të papranueshme”.

Cameron bëri publik këtë qëndrim pasi pas blloku 28-kombësh i paraqiti Britanisë  kërkesën për një pagesë ekstra në buxhetin e saj, pas një rishikimi të statistikave ekonomike që tregonin  se  Britania kishte një ekonomi më të mire.

“Kjo nuk është e pranueshme, kjo është një sjellje në mënyrë të tmerrshme”,-  tha Cameron i zemëruar dukshëm në një konferencë shtypi në Bruksel. “Unë nuk do ta paguaj faturën në 1 dhjetor.Nëse njerëzit mendojnë se unë do ta bëj, ata duhet të mendojnë diçka tjetër.  Kjo nuk do të ndodhë”, – tha  kryeministri britanik

Cameron po bëhet gati për  t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm dhe nën presionin e BE-së kundër Partisë së tij dhe ligjvënësve euroskeptik në partinë e tij Konservatore, Cameron ka filluar të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj BE-së.

Ai ka premtuar  se do të rinegociojë marrëdhënien e Britanisë në BE, nëse ai fiton zgjedhjet e ardhshme. Pas tyre ai ka thënë se do të  mbajë një referendum mbi anëtarësimin në BE në 2017.

Të premten, ai tha se kërkesa e BE-së për “një shumë të madhe” nuk e ka ndihmuar Britaninë që  të qëndrojë në BE, duke shtuar se  ndjeu zemërim për mënyrën e tmerrshme se si vendi i tij  është trajtuar sa i takon buxhetit .

“Kur ju paraqitni një faturë si kjo përpara një muaji, mendoni se është se e dobishme që Britania të bashkohet në Bashkimin Evropian? Jo, kjo sigurisht nuk është, “tha Cameron./j.h

18 komente në “Cameron del kundër BE-së: Asnjë pagesë shtesë nga Britania për buxhetin e këtij viti!”

  1. - homeri says:

    — europa eshte bere si ato kooperativat e bashkuara te komunizmit … kooperativat fushore te ndihmonin ato maloret qe ishin me te varfera ..

    1. gazetatema.net me e mira says:

      eh po keta kane shtet dhe kryetar shteti jo ne qe jemi te paafte dhe sna e mban te ngrejme zerin
      http://bit.do/cameron-del-kunder-be

  2. -homeri- says:

    – europa eshte bere si ato koperativat e bashkuara te komunizmit

    1. :-D says:

      …ne kemi qene ne Evrope qe 70 vjet te shkuara ?
      po na kopjojne pas 70 vjetesh :-D…

  3. the good the bad and the ugly says:

    te lumte pushka or bir

    se ato paret tuaja paguhen platinite e frances dhe superkurvat e serbise

  4. Shqiperia says:

    Britania ka paguar gjithmon me pak se vendet e tjera te BE .Eshte me e priviligjuar .

  5. Mallakastrioti says:

    @@@ Fundi i Bashkimit Europjan po Vjene…
    @@Shqipetaret duhet te pregatiten per dite te “Veshtira”…..Ne si Shqipetare duhet te bejme Detyrat tona te Shtepise:BASHKIMIN KOMBETARE..ndryshe do te na “Hane” Serbet dhe Greket…

    1. Tarrasi says:

      Eshte e vertete Serbet e Grekerit po shtojne buxhetin ushtarak kurse ne po e pakesojme. Perse USA e Britania se mbrojten Ukrahinen sipas trakatit qe nenshkruan?!!

      Duhet te bejme pregatitje qe ne nje te ardhe te shpejte te dalim per zot vehtes nuk behemi trip me shpatullat e te tjereve.

  6. FREDI says:

    BRAVO E MERITON NJE DRU TE TILL KORRUPSIONI I KE

  7. Dajt says:

    Une mendoj ti kerkojme SHBA-ve te na pranojne si shtetin e 51-te dhe mos rrime tu qurravitemi ketyre plerave.

  8. forca says:

    roft shqiprija etnike o popli i dashur samashpejt bashkim ta gjegim barutin

  9. beso says:

    anglezet jane futur ne BE si per sport e ka te ngjare te dalin thjesht si per sport.

  10. Danieli says:

    Modeli Evropian nuk ka funksionuar ndonjehere sic duhet.
    Si ide ka qene gjithmone e mire por me problemet ekonomike, etnike dhe politike edhe e pamundur te zbatohet ne praktike.
    Nje model i tille eshte bere i zbatueshem vetem ne Amerike ku jane 50+ shtete nen nje government.

    Shishja me dhalle te thartuar do te shpertheje dhe nuk do te kete me Evrope te bashkuar.

    Shqiperia duhet te shikoje mire me ke ben aleanca dhe duhet te kete projekte konkrete per Shqiperine dhe Shqiptaret.
    Ne aspektin e mbrojtjes duhet te investoje me shume se me gjendjen qe eshte ja pjerdh kufinjte me nje skuader gjahtaresh.
    Nga modeli ekonomik eshte zhele dhe do te mbledhi rripat. Problem eshte energjia dhe ekonomia formale.
    Ka shume para te thata qe jane ne xhepat e disa individeve por asgje me shume.
    Ne kuadrin e prodhimit eshte afer zeros.
    Nese nuk terhiqen investitore te huaj keq e ka punen.
    Ketu nuk po flas per investitore ne mbjelljen e domateve por ne industrine e rende dhe ushqimore ku te konkurroje tregjet e botes. Ka krah te lire pune plot dhe duhet shfrytezuar dhe te mos e mbaje shpresen tek doganat dhe tatimet e individeve.

    Evropa ka mbaruar me mire te mos e kete ate aspirate se eshte me shume per dogme qe ja se u futem ne Evrope dhe ja arritem. Cfare arritet lesh. Kur te jete afer perfshirjes do te jene shume shtete te medha qe do te kene dale nga EU dhe s’do kete me kuptim hyrja pastaj.

  11. Leone-53 says:

    Jo vetem Anglia por edhe Italia ka “rezerva” per shpenzimet e Bruxselit zyrtar ku Renzi tha qe ne japim 20 miliard Bruxselit dhe na “kthehen” 10 (ndersa 10 di Bruxseli ku i perdor!…
    Sa ka filluar “çarja” ne Bruxsel!…

  12. ajax says:

    Dy shtetet qe do te paguajne jane Holanda dhe Britania e madhe,secila do te paguaje shifren 642 miljoen euro dhe 2.1 miliarde euro.Dhe shtetet qe do te perfitojne nga kjo pagese jane Franca 1 miliard eu,Gjermania rreth 600milion deri ne 700milion eu (nuk e di saktesisht)dhe Polonia 316 milion euro.Ne Hollande kjo ka rene si bombe dhe nuk po e kuptojne akoma pse?Mgj thuhet se ekonomia ne 4 vite eshte rritur me shume sec e kishte menduar BE-ja dhe per kete duhet te paguajne si Holanda dhe B e Madhe,pagesa duhet te behet brenda 6 javesh.Me ben cudi me Gjermanine qe do te perfitoje ku gjate periudhes se krizes ka qene sekonomia me ngritjen me te ma dhe ne vendet e BE-s.

  13. Genci says:

    Peshen e BE-se e mban Gjermania dhe Franca. Edhe sikur mos te paguante fare ky qefulli Anglez, nuk besoj se do te kishte ndonje ndryshim.

  14. Atehere te paguaj nje buxhet me pak… Si shume kundra BE-se eshte Cameron…

    Shpresoj qe institucionet e Bashkimit Europian te mos bejne presion neper Shtete per pagim buxheti apo shlyerje borxhesh …

    Europa eshte ne krize… dhe shteteve duhet tu jepet liri ne reforma ekonomike …

    Ndersa Cameron ben mire te zbatoje reformat e duhura ne Mbreterine e Bashkuar dhe te mos perdori presionin e tij politik mbi BE per te fshehur gabimet e politkes se tij apo te terheqe vemendjen e publikut. Korrupsioni ne Angli eshte luks.

    Anglia eshte i vetmi shtet qe ka shume ankesa ne Europe.

  15. Gezimi says:

    Dikur, aty rreth vitit 1920, Lenini ka thene: Bashkimi Europian eshte ose i pamundur, ose reaksionar! Nuk e di, a ka patur te drejte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje