Berisha akuza qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë/Braçe: Qytetarët paguajnë me çmimin që ka brenda edhe vjedhjen

22 Tetor 2014, 19:53Ekonomia TEMA

Ish-Kryeministi Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social facebook paralajmëron një rritje me 71 % të çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si një ndëshkim të rëndë për shqiptarët.

“Edvin Kristaq Rama iu premtoi shqiptarëve heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe për rrjedhoje uljen me 20 % të çmimit të saj.

Pas një viti ai po bën te kundërtën. Duke hequr çmimin me 77 leke për 300 kë e parë, ai rrit çmimin e energjisë më së paku 71% për 60 % të shqiptarëve që konsumojnë më pak se 300 kë në muaj.

Kjo është një goditje e rëndë për buxhetin e familjeve shqiptare, për të gjitha bizneset e vendit që do shoqërohet me një rritje të madhe të varfërisë, mjerimit, shkurtimit të vendeve të punës por dhe vjedhjes e shpërdorimit të energjisë.

Sipas programit afatmesëm për energjine, me datën 1 janar 2015 duhet të fillone ulja e çmimit të energjisë, i cili u mbajt pa u rritur në 5 vitet e fundit.

 Ata që ju thone se në Shqiperi çmimi i energjisë është i ulët mashtrojne dhe vetëm mashtrojne. Aktualisht çmimi i energjisë në Shqiperi nominalisht dhe i mesatarizuar sipas Eurostatit është 30 – 40% më i lartë se sa në shumicën e vendeve të rajonit si Bullgari, Maqedoni, Serbi, Bosnje Hercegovine. Kurse realisht ( i proporcionuar me rrogat dhe pensionet ) është më i lartë se në çdo vend tjeteër të Europës”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë për Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe  beteja kundër hajdutëve të energjisë është betejë për cdo shqiptar të ndershëm.

“Vjedhja e energjisë elektrike është krim penal!! Njeësoj si të vjedhësh një mall tjetër, me apo pa maskë!! Vjedhja e energjisë elektrike është e dyfishtë, vidhet kompania që e zotëron këtë mall, vidhen edhe qytetarët që e paguajnë këtë energji me çmim që ka brenda edhe këtë vjedhje por edhe koston në para publike me të cilën Qeveria detyrohet të mbrojë kompaninë publike.

Kush po ankohet tani, menjehere pasi u shpall nisja e kësaj beteje që i shërben cdo shqiptari të ndershëm, se pse kjo pune do behet me policë, dua ti pyes: po kur vidhet bukë, vaj, sheqer, oriz, bicikletë, makinë, në fund të fundit kur vidhen para, a nuk shkon policia për të kapur hajdutin?

Kjo betejë është për cdo shqiptar të ndershëm që paguan energjinë, duke nisur nga më të vuajturit, pensionistët. Është turp që një biznesmen parashume vjedh energjine kurse një pensionist paguan faturën e tij dhe vjedhjen e biznesmenit!!”, shkruan Braçe. /gj.k/

17 komente në “Berisha akuza qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë/Braçe: Qytetarët paguajnë me çmimin që ka brenda edhe vjedhjen”

  1. Billy1 says:

    Ore ke harruar thirrjen per protesta Joo, ne duam protesta. Si ka mundesi nuk ke thene te gjithe ne protesta per te sjelle Sali Berishen ne puahtet.

    1. Moli says:

      O Bilo, mos ki marak se ne bar do hame ene ate qe thu te nuk e bojme.

    2. neda says:

      Z.Brace , me vjen keq me arsyetimin tuaj, ju doni qe shqiptaret ti ktheni ne roje te energjise duke spiunuar njeri tjeterin, zoteri ,kjo kohe ka pernduar nje here e mire sepse une edhe po ta shikoje tjeterin duke vjedhur nuk eshte detyra ime te behem spiun,ne se do te mos vidhet energjia ule cmimin ne ate nivel sa askush te mos vjedh, ne se do te mos vidhet vure roje, ruaje pronen publike me roje si cdo objekt tjeter, ne se do te mos vidhet shikoheni fajin tek vetja,tek menyra e menaxhimit, ku ne krye te kesaj ministrie keni vene njeriun me te paafte, qe se paku nuk e njeh doreheqjen,eshte nje detyre qe nuk e bene dote,mos beni te fortin duke ngritur cmimin e energjise, mos i bini popullit ne qafe me mbifaturime e faturime afrofe, mos e mashtroni popullin duke i thene qe shqiperia e ka cmimin e energjise me te ulet ne bote, ne se nuk dini te qeverisni thuajeni ndershemerisht dhe beni doreheqje si rilindje.Eshte i lumtur ai qe bene dicka per vendin e tij, qe te mbetet ne memorien e kombit dhe jo ordineret qe nga qe nuk dine te menaxhojne ekonomine ngren cmimet,bejne korrupsion, bejne korrupsion dhe me shitje te teritorit, vendi yne i dashur,z.Brace nuk mund te zhvillohet duke rritur cmimet e energjise e te karburanteve,por e kunderta, une nuk e di se nga i nxirreni keto teorira qe duke ngritur cmimet mund te zhvillohet vendi.Vendi do burra shteti te drejtohet e menaxhohet,

      1. imas says:

        Neda ti mos u bej spiune, por duhet ta dini fort mire se vjedhjen e atij qytetari qe ti nuk e spiunon do ta paguash ti dhe une qe po te shkruaj. Kete duhet ta kuptosh nje here e mire. Energjia e importuar duhet paguar. Nese disa e vjedhin dhe nuk e paguajne, na bie ne te dyve detyra per te paguar.

  2. myzeqari says:

    O Brace legeni ta dhame voten mo shkerdhate qe te mos vidhet me dhe jo te paguajme ne per ata qe vjedhin. Se ju te degjeneruarit deputet nuk paguani per vete more shkerdhata.Shkoni shikoni neper institucionet shteterore si harxhohet energjia ne menyre makaber.

  3. Crusader says:

    Vjedhja zoti Brace ka filluar qe me qeverine e Nanos dhe Ilir Metes edhe te Sali Berishes bashke, pjese e se ciles keni qene edhe ju. Shikoni ta gjeni bilancin te parate e degdisura jashte Shqiperise, nga ish jesmenet e tu, te cilet ti vazhdon ti mbrosh duke ja kaluar faturen fukarenjve, qe perpiqen te mbijetojne ne ekonomine me te varfer ne Europe.

    Edhe njehere, ZOTI BRACE, SHTETI DHE VENDI NUK BEHEN ME DEMAGOGJI, POR ME NJEREZ QE PRODHOJNE VLERA DUKE MBAJTUR PERGJEGJESI EDHE PER KUSURET E SE SHKUARES TE SHTETIT SHQIPTAR (PAVARESISHT PARTISE NE PUSHTET)! KJO KA SHUME RENDESI, SEPSE NE TE KUNDERT NUK KEMI GJE NE VIJE PER SHUME KOHE QE DO VIJNE. THJESHT PO TALLENI, DUKE JUSTIFIKUAR RELATAT POLITIKE DHE AKTUALE TE MOMENTIT.

    SINQERISHT, KJO NUK KA PER TE FUNKSIONUAR, SEPSE DO TA VUAJNE NE MOS SOT, MOT TE TJERET.

    BORXHI I SHTETIT SHQIPTAR, NUK ESHTE DETYRIM PER NJEREZIT, TE CILET KANE DHENE GJAKUN EDHE DJERSEN PER KETE VEND KETO 23 VITE. PER MUA NUK NA INTERESON, ZGJIDHENI VETE ATO QE KENI VJEDHE VETE, SEPSE POPULLI NUK JU KA NDONJE BORXH.

    HAJDE PIRDHUNI TANI DHE NA LINI REHAT!

  4. YllkA says:

    E Harruat skandalin e mbeses se ketij pleres?prandaj vuajm ne shqiptaret se i harrojm shpejt gjerat.vdeksh o sali ti me gjithe pragun tend,pasojat e tia vuajm ne tani

    1. Dibrani says:

      Ti yllka e braces ne nuk harrojme asgje ju ne politike harroni. Tani mos u perpiq qe maskaralliqet e Braces ti mbulosh me facebookrat e kalamajve. Bracja eshte Deputet dhe kryetar i komisionit te ekonomise dhe jo moderator kalamajsh ne Facebook. NUk ka bere asgje per kete ekonomi po shkruna ne facebook per Futbollin e Dukes. Kjo nuk na jep buke ne dhe as drita me cmim qe te kemi mundesi ta paguajme. Ky bashke me ty kujton se me propagande mund te beje qe ne te na rriten te ardhurat.
      e kupton ca po thu. PO nuk gjetet zgjidhje ju do ju zhdukim me keq se Salen.

  5. Treviso says:

    Nga qeveria e kriminel Berishes tek qeveria e Edi rames çfar ka ndryshuar? Vetem qe jane ulur vjedhjet ne mase. Cfar kerkon kriminel Berisha kur sipas tije Shqiperia do ishte shteti qe do prodhodhonte energji me shume se çdo shtet tjeter.Do ndertonte centralet nukleare per energji. Do montonte eligat me ane te eres, do ndertonte 45o hidroçentrale. Kjo nuk ishte demagogji. Vetem ai kriminel nuk duhet te flase, se ku ishin zonat elektorale qe drejtoheshin nga P.D.ja nuk paguanin energjine elektrike. Per sistemimin e energjise elektrike nevoitet nje 5 vjeçar dhe shume shpenzime. Puna e pare dhe me urgjente eshte vendosja e kontatoreve elektronik. Keshtu vjedhja eleminohet 100% dhe faturistet eleminohen. Pas vendosjes se kontatoreve elektronik fillohet nga permirsimi i rrjetit te shperndarjes.
    Qeveria duhet te ndihmoje per blerjen e kontatoreve elektronik dhe pastaj dilet nga humbja qe behet ne vjedhjen e energjise.Parat e mbledhura nga humbjet e vjedhjes se energjise hidhen ne riparimin e percjellseve te energjise. Paskryerjes se pikes se dyte fillon fitimi per ndermarrjen e shperndarjes se energjise dhe njekohesisht paguan dhe parat qe qeveria i dha per te blere kontatoret.Kjo po su arrit brenda nje 5 vjeçari do te ngeligjithmone gangren per shtetin shqiptare.
    Qeveria duhet te shfrytezoje krizen qe ka mberthyer europen per te blere me çimim sa me te ulet te kontatoreve elktronik. Per vendosjen e kontatoreve elektronik duhet te llogariten mesataren 10 kontatore per nje puntore, Ka pallate qe arrine te ndrosh dhe 30 kontatore brenda dites,por kompesohet koha me ato qe jane ne distance njeri kontator nga tjetri.

  6. Luan says:

    -Gjendjen katastrofale te OSHE ( ish CEZ) ne kete forme qe kemi sot e kemi nga Qeveria Berisha dhe Berisha-Meta. Kjo per disa aresye :
    1. U rrit cmimi disa here nga 2005-2013 ne nje kohe qe dikush nuk paguante fare, ata qe paguan kishin barre dyfishe ,
    2. U shtuan vjedhjet ne mase,
    3. Vjedhje me faturimet aforfe,
    4. Nuk paguanin dhe lejoheshin te vidhnin te lidhurit me PD e ,
    5. U futen ne pune militante te pa shkolle si elekricista me kurse fallco, si faturues spiuj te partise etj.
    6. Edhe CEZ-in keta PD-ista e falimentuan.
    – Ne kohen e Qeverise Berisha u punua mire me remontet e HEC te medha, me sistemin e transetimit dhe me sistemin e shperndarjes pati modernizim sidomos ne qytet.
    – Ne kohen e Qeverise Berisha u punua shume mire me dhenjen e lejeve per HEC-et e vegjel dhe u punesuan shume njerez dhe eshte dhe do te jete nje leverdi e madhe e ketyre HEC-ve ne cdo kohe. Pezullimi prej dy vitesh nga ana e Qeverise Rama ka lene shume njerez papune dhe ka falementuar shume biznese dhe ka penguar investimet e huaja ne kete sektor.
    Perfundimisht po te paguajne te gjithe energjine ajo duhet te ulet se ne e prodhojme shumicen vete.

  7. rrnoft Pi Di,ja says:

    Ore Shqipetare,po te flasi ndonje qe deri dje ka qene tere kohes kunder vjedhjes edhe e besojme,po te flet sali qelbesira qe gjoja i vjen keq per Popullin,kjo ska bythe te rrish.Po ishe TI sali, more qelbesire deri dje qe ju hape rruge te gjitheve per te vjedhur energjine,per te zaptuar pronat e te tjereve e qe e bere kete vend lemsh e li,vetem e vetem per te qendruar ne pushtet.Tani na del se po te dhimset populli,ptu rrac e poshter,mallkuar qofte ajo dite qe erdhe ne kete bote.

  8. Teli says:

    Ky z.Braçe qe deri dje çirrej si askush tjeter dhe mbronte interesat e qytetareve dhe qe me zerrin e tij i jepte nje fije shprese qytetareve.Ku eshte ky Braçe si si vjen turp ketij kur flet ne kete gjuhe.Po pse more zoteri çfare force kam une qe te rruaj vjedhesit dhe te bej rolin e shtetit.Pse ti si shtet me denon mua si qytetar te paguaj ate qe vjedhin te pandershmit dhe qe shteti se kap dot.Apo se une jam qytetar i ndershem dhe shkoj e paguaj taksen ne kohen e duhur.Çfaj kam une ma thuaj ti o njeri dhe ju te tjere qeveritare qe ju kane rene ne dore te drejtoni fatin tone dhe te ketij vendi.Jo do vi dita dhe ju do ndoshkoheni me voten e ketij populli siç u ndeshkua ajo qeveri para jush,por ata bene si bene dhe udhehoqen 8 vjet,po ju keshtu si fituat me genjeshtra e po shtyni vitin po prape me genjeshtra po ju them une si zorr te fitoni nje mandat te dyte.Panvaresisht se jeni me simpatike ne paraqitje jeni me te shpifur ne drejtim dhe zemer.

  9. leka says:

    Te dali Berisha dhe te kritikoj qeverine per energjine elektrike eshte turpi me I madh,se ishte ky antishqiptar qe ne 1997 kur humbi zgjedhjet ju drejtua shqiptareve, qe te mosd paguajne energjine,qe ky person qe urdheroj militantet e tij te hedhin shtyllat e tensionit te larte ne ere,ishte ky qe I mesuar me servilleqe per te mbajtur pushtetin ja shiti cezit dhe po ky qe prishi kontraten.Ky njeri me te keqijat qe I ka bere shqiptareve duhet te hyje ne burg dhe te mos dale me,pale ben thirrje per destabilizim se po e sheh qe po I dridhet toka nen kemb bashke me disa birbo ketu ne bllog qe e mbrojne pa piken e logjikes.Nuk do kete ngritje te cmimit te energjise por kur te hiqet fasho prej 300 kw familjet ne nevoje do te kompesohen.Sala para se te ikte I thau liqenet e hidrocentraleve, me mendjen kriminale per te pasur krize energjie,por dhe ky skenar doli bllof prandaj eshte bere si i cmendur.Shqiperia do shtetin ligjor dhe jo ate rrumpall te Saliut qe vodhi,vrau dhe grabiti shqiptaret.

  10. shaban says:

    Sipas simpatizanteve socialiste meqe deri dje Berisha cfar nuk paska bere dhe nuk paska te drejte te flase.O.K.Po une nuk e kuptoj ,po ketyre a nuk i vret xhepin kjo rritja e cmimit te energjise,te karburanteve etj.Besoj qe keta qe diskutojne ketu dhe nuk flasin asnje fjale per cmimin e energjise por merren vetem me Saliun nuk mund te jene puntore apo edhe te papune qe u djeg kur behet nje gje kunder popullit por ose jane kuadro te partise ose paguhen per te share Saliun dhe mbrojtur qeverine se smund te shpjegohet ndryshe.

  11. gjanica says:

    Ai qe bertiste se do na e kthente vendin ne superfuqi energjetike, na thot se ne kemi cmimet me te larta ne rajon 30-40 perqind per kw ore, dhe kete nuk thote se e ka bere vet, por ja faturon kesaj qeverije. E shajme Enverin, por sot e kesaj dite ndricohemi e ngrohemi vetem nga hidrocentralet e ndertuara prej kohes se tij. Pa permendur ketu 5- 6 termocentrale qe shkaterroi ky sali, ashtu sic diti ai per te shkaterruar cdogje ne kete vend. Sistemi energjetik eshte ne krize, sepse aty e futi qeveria e papergjegjeshme e saliut dhe atyre para tij. Vidhet me shume se gjysma e asaj qe prodhohet, e kesaj duhet ti jepet fund ne qoftese duam te behemi shtet. Nje zgjidhje do te ishte vendosja e kontatoreve me karte dhe pastaj kontroll i rrepte e i vazhdueshem per vjedhjet jashte linje.

  12. Eni Franc says:

    politikanet vjedhes kur do denohen?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje