Veliaj: Ekonomia e suksesshme bazohet në një popullsi të arsimuar në shumë fusha

21 Tetor 2014, 15:13Ekonomia TEMA

“Një ekonomi e suksesshme bazohet në një popullsi e arsimuar në shumë fusha”, tha sot ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë një paneli në konferencën “Së bashku drejt BE-së”, organizuar nga Ambasada e RF.Gjermanisë në Tiranë.

Sipas tij, arsimi profesional dhe fuqizimi i Qëndrave profesionale mbetet drejtimi kryesor i punës nën modelin e suksesshëm gjerman.

“Me mbështetjen e GIZ ne po zhvillojmë arsimin profesional dhe Qëndrat profesionale, ku cdo qytetar pavarësisht moshës, merr zanat të nevojshëm me kërkesat e tregut”, tha Veliaj.

Ministri theksoi mjaft pozitive faktin që falë promovimit të arsimit profesional në gjithë vendin, në muajin shtator u regjistruan pranë shkollave profesionale 6000 nxënës, nga 3400 që përfunduan studimet në muajin qershor.

“Të rinjtë po synojnë zanatet”, tha ai duke theksuar ndryshimin në programet e vjetra të shkollave profesionale, ku jepeshin drejtime që sot nuk gjenden në ekonominë shqiptare.

Kështu ai përmendi hapjen e qëndrave të reja profesionale në Kamës për elektronikën me mbështetjen e GIZ, shkollën bujqësore në Zadrimë të Lezhës, një zonë që po merr zhvillim në fushat e agroturizmit, në Bulqizë me shkollën profesionale me drejtim minerar, etj.

Përfshirja e biznesit në bordet e këtyre shkollave po ndikon që 30% e kohës në shkollë të zhvillohet pranë bizneseve si praktikë e cmuar pune. “Ne po afrojmë lehtësi për bizneset në këmbim të trajnimeve për nxënësit e shkollave profesionale”, tha Veliaj.

Veliaj vlerësoi modelin e arsimit profesional gjerman si mjaft të suksesshëm dhe bëri të ditur marrëveshjet që po arrin ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë me disa shkolla dhe dhoma tregtie në Gjermani.

10 komente në “Veliaj: Ekonomia e suksesshme bazohet në një popullsi të arsimuar në shumë fusha”

  1. JEta says:

    Arsimi Profesional nuk te le kurre pa pune.

    1. GErti says:

      Pergezime per punen, vendi yne nuk ka thjeshte nevoje per jurista mjeke inxhiniera arsimtar, vendi yne ka nevoje per zantli si mekanik, gjenerik, elektricist, hidraulik, marangoz, tullaxhi, xhamaxhi, orendreqesa, zejtar, qilimpunuasa, rrobaqepsi, qendistari etj. Jam shume dakord qe i jepni prioritet rinise se rinia eshte ardhmja e vendit tone.

    2. Aurel says:

      Shume e sakt kjo qe thate zoti minister

    3. Odise says:

      Je i madh Erjon, dita-dites po i tregon te rinjeve se shkolla profesionale eshte nje zjedhje e duhur. Respekte shoku

    4. Alma says:

      Sistemi dual ne AFP eshte i provuar me shekuj ne Gjermani e Zvicer, suksesi i tij eshte perkthyer ne sukses te ekonomive te ketyre vendeve . Bravo, kurre nuk eshte vone per iniciativa te mira!

    5. Flora says:

      Bravo Erion per punen qe po ben ,po projekton te ardhmen.

    6. Elidon says:

      Une kam mbaruar vitin e 4 prane shkolles Gjergj Canco, ne ate shkolle u njoha me staf mesimdhenie te shkelqyer, staf drejtues te gatshem ne cdo moment. Kam mesuar shume gjera perreth elektronikes, dhe jam i sigurte qe nese do isha ne nje gjimnaz nuk do i mesoja kurre.
      Tashme studioj prane UPT dhe zanatin e kam pervetesuar. E nese nuk do studioja, nje servis timin do e kisha hapur tashme, pasi aftesite profesionale teknike nuk me mungojne, mua apo shokeve te mi. Respekte

    7. Dragot says:

      Shum e vertet qe arsimi profesjonal edhte shum i rendesishem une kete vit mbarova vitin e katert per degen elektronik tek shkolla Teknike Elektrike Gjergj Canco kam qen nje nxenes i mire por problemi vetem eshte sepse mundesit per punsim Jan te pakta dhe mundesia per te vazhduar me tej shkollen e larte per degen qe ke studjuar kater vite mundesit Jan te pakta ose pothuajse 0 .

  2. I know something says:

    Nuk kemi mesuar ende sa leke ka dhene Qeveria per arsimin profesional deri tani.
    Apo hajt me aksione , OJQ dhe pune vullnetare.

  3. Lajm -koti says:

    Ashtu posi! Nga Amerike e vogel se shpejti nen udheheqjen tende dhe 99 gay-ve do te kthehemi ne Amerike te madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje