Turizmi/ Gjermeni: Sfidë, kthimi i vendit në një destinacion turistik gjithëvjetor

20 Tetor 2014, 11:28Ekonomia TEMA

Sfidat që paraqet sektori i turizmit dhe masat që duhen marrë për sezonin e ardhshëm turisktik ishin në qendër të një konference të organizuar në Tiranë me përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

Në këtë konferencë, ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni përcaktoi si sfidë kthimin e vendit në një destinacion me një turizëm gjithëvjetor.

“Shqipëria po bën përpjekje intensive për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Shqipëria ka potenciale të pafundme, modele këto të cilat shërbejnë për të minimizuar efektet e sezonalitetit, për të rritur numrin e turistëve dhe kohëzgjatjen e tyre në vend.

Turizmi paraqet sfidat e veta, një prej të cilave është menaxhimi i sezonalitetit. Synimi ynë është kthimi i vendit në një destinacion me një turizëm gjithëvjetor.

Ne po punojmë fort të rigjallërojmë traditën, të forcojmë kapacitetet lokale, të përmirësojmë shërbimet dhe rrisim investimet publike.Jemi të ndërgjeshëm që duhet të zhvillojmë një model që kombinon rritjen ekonomike, zhvillimin social dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”, theksoi ajo.

Sipas Gjermenit, efektet e globalizimit kanë ritheksuar rëndësinë e partneritetit publik-privat, si modeli më i mirë për nxitjen dhe fuqizimin ekonomik dhe social të vendit.

“Zhvillimi i turizmit nuk është vetëm një prioritet i qeverisë, por dhe një kërkesë imperative e sektorit privat. Rrugëtimi në familjen europiane na ka bërë më të vetëdijshëm mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve dhe sektorëve të ekonomisë, ku ne ndihemi më të fortë dhe konkurues në treg”, tha ministrja e Turizmit.

Për sekretarin e përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai, Shqipëria ka bërë progres në drejtim të zhvillimit të këtij sektori dhe rritjes së numrit të turistëve.

Në vizitën e tij të dytë në vendin tonë, Rifai tha se nisur nga kapacitetet që ka Shqipëria, numri i turistëve vijon të mbetet i vogël.

“Jemi këtu me të gjithë fqinjët tuaj të mirë për të shprehur mbështetjen dhe besimin për të ardhmen e turizmit në Shqipëri dhe rolin e madh që mund të luajë turizmi për zhvillimin social-ekonomik të vendit.

Vendi juaj po zhvillohet dhe e ardhmja është premtuese. Jemi shumë të ngazëllyer dhe optimistë. Shqipëria është vendi i përshtatshëm për të diskutuar çështjen e kësaj konference. Shqipëria është e bekuar, me një peizash shumë të këndshëm me male, fusha, ujëra të shumta. Po ashtu dhe historia është shumë mbreslënëse.

Shumë turistë kanë ardhur në Shqipëri, shifrat janë katërfishuar. Në 2004 turistët ndërkombëtar në Shqipëri ishin pak mbi 600 000 persona, ndërkohë në 2013 viti u përmbush me 2.4 mln turistë ndërkombëtare që kanë vizituar Shqipërinë.Kjo shifër është shumë e vogël krahasuar me atë që meriton Shqipëria, por është një shifër mbreslënëse”, theksoi ai.

5 komente në “Turizmi/ Gjermeni: Sfidë, kthimi i vendit në një destinacion turistik gjithëvjetor”

  1. Çiljeta says:

    Dakord, zonja Ministre, por t’u thoni turistëve që do të vinë, të kenë të paktën nga një gjenerator elektrik me vete, sepse nuk i dihet…dimër vjen…(???!!!)

  2. asi says:

    Mos flisni per turizem per sa kohe tubat e mutit ne plazhin e Durresit derdhen ne det.Turp sepse eshte lehtesisht e identifikueshem ky problem.

  3. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Ngaqe e lexova gabim, mu duk se kete sfide e kishte marre persite Gjermania… Dhe mendova se na u zgjidh nje hall. Po paskesh qene Gjermeni. Vari lesht, propaganda edhe kesaj here.

    1. Gjozefina says:

      Paske ik per lesh…

  4. Vlora says:

    Me cilet njerez do i beni keto ndryshime se AKT eshte per te qare hallin, Ministria juaj qe mos o zot akoma me keq kur e shef se kush punon aty. Sfidat e turizmit Shqiptar nuk kapercehen me idiote te paafte qe edhe sikur ti kishin paguar serbet sdo ishin kaq te keqinj per turizmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje