Rënia e investimeve të huaja/Konfindustria: Tatim fitimi i sheshtë të jetë 9-9.5%

15 Tetor 2014, 12:30Ekonomia TEMA

Konfindustria shpreh shqetësimin për uljen me pothuaj 50% në vlerë neto të investimeve të huaja në Shqipëri në 3 mujorin e dytë të vitit 2014 krahësimisht vitit të mëparshëm financiar 2013.

Konfindustria gjykon se përgjysmimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare është pasojë e zbatimit të paketës fiskale, që ka hyrë në fuqi në fillimin e vitit 2014.

“Masa me ndikimin më të prekshem negativ në paketën fiskale 2014 për investimet e huaja është rritja e tatim fitimit për biznesin në masën 50% duke arritur në nivelin e 15%.

Shënojmë se të gjitha vendet e tjera të rajonit konkurente të Shqipërisë për tërheqjen e investimeve të huaja tatimi fitimit është në intervalin 9.5:10%.

Ndërkohe tatimi progresiv në rritje prej 100% (7.5%-15%) e tatim fitimit për bizneset me qarkullim vjetor mbi dhe nën 8 milion lekë ka shkaktuar dhe rritje shqetësuese të evazionit fiskal”, shprehet Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxuku.

Sipas tij, Konfindustria duke u mbështetur në vlerësimin e problematikës së mësipërme me pasoja të rënda ekonomike në afatgjatë, do t’i kërkojë zyrtarisht Qeverisë dhe vendimarrjes politike me rastin e përgatitjes së paketes fiskale 2015, rikthimin e tatim fitimit të sheshtë në masën 9%- 9.5% për të gjithë sektorët e biznesit, që punojnë në kushtet e konkurencës së lirë dhe nuk përfitojnë nga privilegjet qeveritare të punës në tregje të mbyllura dhe shfaqje monopolistike.

 

3 komente në “Rënia e investimeve të huaja/Konfindustria: Tatim fitimi i sheshtë të jetë 9-9.5%”

  1. fshatari says:

    Buxhuku do te fitoje shume dhe te paguaje pak…dhe bota po shkon ne P…dh te semes sepse 1% e njerezve si ky Buxhuku kane prone gjysmen e pasurise se Botes

  2. Arben says:

    KU KA ME SOT INVESTITOR TE HUAJ APO TE VENDIT ORE SYTOP.

    SOT PARAJA NUK KA KOMBESI O TOPEKEC.

  3. plaku says:

    Te habit fakti qe ky shefi i Konfindustrise nuk e hapi asnjehere gojen ne lidhje me 350 miljon dollare qe qeveria Berisha i kishte bisensit per punimet publike te kryera por te pa paguara nga qeveria. Si tja veme emrin kesaj : frikacak, servil apo te dyja??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje