Leskaj kërkon ngritjen e Këshillit Kombëtar të Financave/ Mete: në fund të 9 mujorit të 2013, 9.7 miliardë lekë fatura të papaguara

14 Tetor 2014, 11:03Ekonomia TEMA

Qeveria dhe KLSH ndajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me Buxhetin e Shtetit të vitit 2013.

Gjatë diskutimit të buxhetit faktit të 2013, kreu i KLSH Bujar Leskaj tha se ai është hartuar dhe ndryshuar në përputhje me ligjin, duke bërë një menaxhim më të mirë të financave.

Por sipas zv.ministrit Ervin Mete, buxheti i 2013 ishte electoral dhe keqmenaxhimi i financave publike ishte i lartë.

Në diskutimet e zhvilluar kreu i KLSH ka propozuar ngritjen e Këshillit Kombëtar të Financave në mënyrë që politikat fiskale të jetë tërësisht të pavarura dhe teknike. Leskaj tha se KLSH vlerëson pozitivisht punën e bërë nga Qeveria në 2013, duke shtuar se menaxhimi më i mirë i financave, ka ndikuar që ekonomia shqiptare të përballojë krizën ekonomike globale.

Por zv.ministri i Financave Ervin Mete tha se ka pasur keqmenaxhim të financave publike, duke u ndalur tek zbulimi i skemës së abuzimit me tvsh.

“Në fund të 9 mujorit të 2013, kishte 9.7 miliardë fatura të papaguara. Qeveria Berisha bënte shpenzime kolosale. Performanca e të ardhurave ishte e dobët dhe u rrit borxhi”, tha Mete.

Më tej ai theksoi se në 6 mujorin e parë të vitit 2013 pati abuzime të shumta.

Duke u ndalur tek situata aktuale, zv/ministri tha se borxhi është rritur me vetëm 1 %, dhe është kthyer besueshmëria dhe ekonomia po rritet. Ndërkaq, Mete shtoi se duke filluar nga viti qe vjen do filloje ulja e borxhit.

4 komente në “Leskaj kërkon ngritjen e Këshillit Kombëtar të Financave/ Mete: në fund të 9 mujorit të 2013, 9.7 miliardë lekë fatura të papaguara”

  1. Çiljeta says:

    Këta janë të gjithë “kuadrot” e Sali qenit ! Pse nuk “i shqepni”, por i mbani akoma në karrike…???!!!

  2. plaku says:

    Ka mundesi qe, une te mos jem mire nga trute e kokes, ne kuptimin qe me acarojne shprehjet e mesiperme si : “….menaxhimi i mire i financave, ka ndikuar qe ekonomia shqiptare te perballoje krizen ekonomike globale.”

    Kjo fraze “bombastike” thuhet kur faktet flasin ndryshe. Ne 10.12.2013 borxhi publik i Shqiperise ishte 8 miljarde e 722 miljon dollare dhe zinte 61,97 % te PBB shqiptare. Ne buxhetin e vitit 2014 ishte parashikuar qe borxhi publik te rritej ne 74,8 % te PBB.
    Pra, si ka mundesi qe ne “perballuam krizen ekonomike globale” ??!!! Pra, sipas llogjikes, ti si shtet ke perballuar krizen ekonomike globale duke marre borxh pra e ke keqesuar akoma me teper ekonomine sepse ke rritur borxhin dhe interesat e tija.

    Nuk arrij te kuptoj pse genjejne ?!! Sipas meje qeveria e re e ka fillua mire punen, por nuk kuptoj, se pse nuk jane transparente dhe ti thone te verteten popullit. Kam mendimin, se ne se sqaron popullin, ai te kupton dhe te ndihmon per te permiresuar ekonomine. Genjeshtra i ka kembet e shkurtera.

    1. Epirioti II says:

      Plaku, nuk e di sa te verteta jane keto qe thua ti sepse nje pjese e borxhit publik dhe papunesise ka qene e fshehur (e padeklaruar) dhe futja e tyre ne hesap rriti shifrat qe lexojne publiku por nuk e rriti borxhin real.

      E dyta, ekziston skenari qe edhe duke rritur borxhet permireson ekonomine nese borxhi e ri eka terma financiare me te mire se i vjetri dhe ose pejse qe nuk shkon per te shlyer borxhet e vjetra investohemet me eficence.

      Ti shume mire je nga trute e kokes, por nuk je mjaftueshem i informuar qe te kuptosh gjerat (ose i kupton por po ben shejtan budallain).

      1. plaku says:

        Epiroti II
        Nga qeveria e vjeter ka qene fshehur vetem 350 miljon dollare qe ajo i kishte bisnesit per punimet publike te bera nga bisnesi per qeverine. Qeveria e re akoma nuk e ka lare kete borxh.
        Strategjine e rritjes se borxhit duke investuar ne sektorin publik rruge, ura, shkolla etj,, teoria e Keyensit, e perdori ne vitin 1933 presidenti Ruzvelt me planin e tij “New Deal”, si dhe Obama tani.
        Problemi eshte se qeveria aktuale rriti borxhin publik duke mos bere investime shume te medha ne sektorin publik dhe ky eshte halli. Mos harro se perfaqesuesi i FMN para nje muaji tha se ne Shqiperi nuk po vine investoret, gje qe qeveria nuk e thote. Mere me mend edhe Edi, si Sala , shkoi te inaguronte PERSONALISHT pedonalen e Beratit. Kjo eshte per te qeshur dhe qare njekohesisht. Duhet te dish se borxhi qe shteti merr sot jane taksa qe duhet te paguajne qytetaret neser. Me trego te lutem se ku po investohet “me eficence” borxhi publik. Pastaj norma e interesit te borchit publik eshte vetem 500 mije dollare ne vit, ndersa borxhi eshte rritur ( duke patur parasysh shifrat qe kam dhene une me siper ) ne masen prej nje miljarde e 805 miljon dollare. Ti per interesat e borxhit per nje vit ke paguar total 500 mije dollare, pra del se borxhi te eshte rritur nje miljard e 804,5 miljon dollare ne nje vit ( 10 dhjetor 2013 dhe 31 dhjetor 2014 sipas bilancit te planifikuar ).
        Matematika eshte shkence dhe jo opinion, ka thene nje njeri i zgjuar.
        Sa per informimin tim, mendoj se une po jap shifra dhe ti vetem fjale.

        Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje