INTERVISTA/ Ahmetaj: Paketa e re fiskale synon balancimin e taksave, jo rritjen e tyre

13 Tetor 2014, 11:54Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha të dielën se qëndrimi i qeverisë shqiptare në bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është i vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal.

Zoti Ahmetaj,  që ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se diskutimet nuk bëjnë fjalë për paketë rritjesh taksash, por balancim të tyre.  Zoti Ahmetaj tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se paketa fiskale e vitit 2014, ku pati dhe ulje dhe rritje taksash tani po  balancohet me dy-tre lëvizje të tjera.

Ministri i Ekonomisë tha se nuk do të ketë rritje taksash për rrogat por e pranoi se do të preket dividenti,  të ardhurat personale, si për shembull nga qeratë. Ai tha se pjesë e paketës është edhe lehtësimi për aktivitetin e bizneseve.

Duke folur për përpjekjet në luftën kundër monopoleve, zoti Ahmetajrikonfirmoi në intervistën me kolegen Keida Kostreci, angazhimin e qeverisë kundër tyre dhe tha se ka filluar, por pranoi se është e vështirë për t’u realizuar menjëherë.

Zëri i Amerikës: Fillimisht, le të flasim pak për paketën fiskale fleksibël të cilën dje Ministri i Financave në intervistë me ne tha se ka diskutuar me FMN-në. Çfarë nënkupton kjo dhe çfarë do të ndodhë me taksat? A do të ketë një rritje të tyre?

Arben Ahmetaj: Ne jemi akoma në diskutim me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të gjithë kuadrin makroekonomik dhe fiskal të vitit 2015. Por, e vërteta është që është një paketë fiskale fleksibël akoma. Varet nga shumë parametra të cilat janë në diskutim e sipër dhe në këtë mbasdite të ditës së dielë. Besoj sot është takimi përmbyllës teknik dhe pas asaj do të marrim vendimet për sa i përket 2015-s. E theksoj që qëndrimi i qeverisë shqiptare është i vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal. Marrëveshja, siç e kemi theksuar me Fondin Monetar, është një marrëveshje rritjeje ekonomike. Nuk është një marrëveshje shtrënguese. Por, sigurisht që qeveria shqiptare ka detyrat e veta të drejtpërdrejta për të plotësuar, për të bërë detyrat e shtëpisë; ashtu siç ndodhi gjatë 2014-s, do të vazhdojë 2015-ta dhe 2016-ta. Të gjithë masat që ne jemi të fokusuar, janë masa që tentojnë dhe furnizojnë rritjen ekonomike.

Zëri i Amerikës: Por, a do të rriten taksat, dhe nëse po, a nuk është një masë më e mirë lufta ndaj informalitetit sesa kjo rritje e taksave?

Arben Ahmetaj: Në fakt, shqetësimi për rritjen e taksave është i gjithmonshëm. Pra, gjithmonë edhe vetë kur fillojmë të diskutojmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi shqetësimin i cili transmetohet nga qytetarët tek ne. Dhe sigurisht ndjeshmëria jonë e drejtpërdrejtë është për rritjen e taksave. Nuk jemi duke folur për një paketë rritje taksash. Jemi duke folur për një paketë balancimi taksash, sepse paketën fiskale të 2014-s, ku patëm dhe ulje dhe rritje taksash tani po e balancojmë me dy-tre lëvizje të tjera. Para tre javësh ne kaluam një rritje të akcizës së duhanit me qëllim frenimin e konsumit të duhanit e përputhur edhe me gjithë fushatën tonë kundër duhanpirjes në Shqipëri. Dhe kjo ishte dhe pjesë e paketës fiskale, e cila ishte kërkuar në fakt nga qeveria shqiptare. Por sigurisht që ajo ka efektet e veta në të ardhurat, pra pozitive në të ardhurat në buxhet në 2015-n. Pjesa tjetër e paketës është balancimi i dividentit, apo i të ardhurave personale, jo të pagës. Pra, dua ta theksoj, ne nuk kemi asnjë intension që të prekim të ardhurat personale nga paga. Ajo që kemi bërë vitin e kaluar, ajo është finalja. Pra, ajo lëvizje fiskale që ne bëmë në 2014, ajo është finalja për sa i përket pagave. Pjesa tjetër ka të bëjë me dividentin, ka të bëjë me të ardhurat nga qeratë. Dhe edhe si teknikalitet, edhe si domosdoshmëri të ardhurash kjo paketë ka nevojë që të balancohet. Ka edhe dy-tre elementë të tjerë të cilët po shihen akoma të pavendosur, por dua ta theksoj që kemi një set, pra kemi një paketë, çlirimi procedurash me biznesin të kërkuara nga sipërmarrja në diskutim të mëpërparshëm me ne. I kemi kaluar një për një. Shumicën e tyre i kemi pranuar dhe besoj se ajo paketë do ta lehtësojë jetën e biznesit edhe njëherë. Pra, janë rreth 20 pika të cilat, të kërkuara nga shoqatat, përfaqësuesit e sipërmarrjes, janë studiuar me kujdes dhe do jenë pjesë e paketës fiskale.

Zëri i Amerikës: Zoti Ahmetaj, para se qeveria juaj të vinte në pushtet ju keni akuzuar qeverinë e mëparshme për krijimin e monopoleve. Më shumë se sa një vit pas ardhjes në pushtet çfarë konkretisht keni bërë ju për këtë luftë, ndërkohë që ka ankesa se nuk ka qenë aq e fortë sa ç’duhet?

Arben Ahmetaj: Lufta kundër monopoleve asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Nuk diskutohet. Liberalizimi i ekonomisë shkon krah më krah me zhvillimin ekonomik. Kjo është e sigurt. Lufta kundër monopoleve në një vit nuk ka qenë e vogël aspak, ka qenë goxha e fuqishme. Megjithatë dua të theksoj dhe një element i cili është i rëndësishëm për t’u përmendur.

Zëri i Amerikës: Diçka konkretisht…

Arben Ahmetaj: Do flasim konkretisht. Ka disa konçesione të cilat janë bërë nga qeveria e mëparshme, dhe me ligj. Dhe në momentin që i prekim, dhe që kemi prekur, shumë konçesione kemi hequr, shumë marrëdhënie kontraktuale të fokusuara në bazë interesash shumë të vogla, të rretheve të vogla. Ka pasur le të themi asete qeveritare të dhëna me qera në mënyrë, le të themi, klienteliste. I kemi prishur ato kontrata. Kemi prishur konçesionin për sa i përket HEC-eve. Pra, gjithë pjesës që ka shkelur kontratën. Konçesione në miniera. Konçesione të tjera të shërbimeve të cilat kanë siguruar monopole të drejtpërdrejta. Por, ka konçesione që kanë kaluar me ligj të cilat në momentin që i prek dhe i rrëzon, shteti është i detyruar të paguajë në arbitrazh jashtëzakonisht shumë.

Zëri i Amerikës: Do bëhet, apo nuk do bëhet? Apo është e vështirë që të bëhet?

Arben Ahmetaj: Janë bërë dhe do vazhdojnë të bëhen. Nuk diskutohet. Për shumë nga ato konçesione ne jemi gati të marrim edhe koston në buxhet. Jemi gjithashtu duke negociuar edhe për të ulur koston mbi sipërmarrjen për të gjitha këto konktrata konçesionare, dhe besoj që në javët që vijnë ju do të dëgjoni edhe përmirësim të konsiderueshëm të këtyre kontratave për sa i përket shërbimit ndaj sipërmarrjes dhe kostos ndaj sipërmarrjes. Një nga kontratat ka qenë edhe skanimi në doganë, i cila është konsideruar një kontratë, jo vetëm nga sipërmarrja por edhe nga ne, e vështirë për t’u realizuar. Sigurisht që çdo prishje jo-miqësore e kontratës do të jetë me shumë kosto për buxhetin e shtetit. Mund të shkojë edhe në 70 milionë Euro. Pra, kështu është bërë kontrata nga qeveria e kaluar. Pra, duhet të kemi një ekuilibër të kujdesshëm që të mos i lëmë tatimpaguesve në kurriz kosto. Sikur t’i prishim të gjitha konçesionet, këto konçesione që po shohim tani, që janë rreth 6 ose 7, kosto për buxhetin e shtetit dhe për tatimpaguesit shkon afër 300 milonë Euro. Pra, i bie që me një të rënë lapsit, t’i ngarkojmë 300 milionë Euro tatimpaguesve të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje tjetër, lidhur me rritjen ekonomike. Pati një rritje negative, por që ju keni thënë se krahasuar me të njëjtën periudhë vitin që kaloi, ka patur një rritje të lehtë. Ndërkohë që rënia ka qenë në krahasim me tremujorin e mëparshëm. A mendoni që kjo rritje është e mjaftueshme dhe çfarë ritmesh duhet të ketë ajo për ta çuar përpara ekonominë shqiptare?

Arben Ahmetaj: Një sqarim për momentin statistik të rritjes ekonomike. Ajo çka qytetarët shqiptarë duhet të dinë është se çfarë ka ndodhur pas ardhjes së qeverisë Rama në zyra. Dhe po ti marrësh të tre treumjorët, të tre tremujorët në vetvete me njëri-tjetrin janë në rritje. Tremujori i dytë i 2013-s është specifik sepse ka grumbullimin e 80% të investimeve publike në një tremujor, që ka dhënë atë rritje e cila është artificiale. Dhe ju do ta shikoni në vazhdimësi se si do të jenë shifrat e rritjes ekonomike dhe të krahasuara. Aty gjithashtu ka qenë momenti kur janë krijuar të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Krahasuar me periudhën tonë, ka një diferencë me minus 0.6%. Por, po të shohësh tremujorin e tretë të 2013-s, ka rënie 2.3%.

40 komente në “INTERVISTA/ Ahmetaj: Paketa e re fiskale synon balancimin e taksave, jo rritjen e tyre”

  1. besnik says:

    Urime qeverise per uljen e taksave. Padrejtesia me rritjen e taksave tashme mori fund.

    Shqiperia tashme ka ne krye nje qeveri te pergjegjeshme.

    1. Loni says:

      Premtimet po realizohen nje e nga nje. Ekonomia ka filluar qe te marre rrugen e rritjes dhe kjo eshte nje merite e kesaj qeveria qe kthyen besimin tek qytetaret.

      1. Sneki says:

        Ndalimi i te gjitha koncensioneve qe ka dhene qeveria e djeshme eshte nje detyre qe duhet te realizohet sa me pare sepse ato jane pasur te popullit dhe duhet te jene ne sherbim te tij dhe jo te jepen per perfitime personale.

        1. Titi says:

          Shifrat flasin per nje rritje te lehte ekonomike dhe kjo eshte nje gje shume pozitive per ekonomine tone. Pas gjithe asaj katrahure qe kaluam me koncesione dhe me nje borxh publik vetem ne rritje me perpjekjet dhe punen e palodheshme te kesaj qeverie arritem qe te shohim drite ne fund te tunelit.

          Qeveria dhe ministria e zhvillimit ekonomik po bejne nje super pune per ta kthyer ekonomine tek ritmet e rritjes.

          1. Ona says:

            Gjeja me e mire qe ka bere kjo qeveri eshte qe ka kthyer besimin tek qytetaret se gjerat do te ndryshojne dhe ajo po e justifikon kete besim qe i ka dhene populli.

            Cdo reforme e ndermarre nuk eshte bere asnjehere ne dem te popullit dhe gjithemone ka qene ne interes te tij.

            Ulja e tatimit mbi te ardhurat personale me ane te takses progresive eshte nje nga sukseset me te medhaja te kesaj qeverie.

            1. qaniu says:

              drejtesia po vihet ne vend per ekonomine shqiptare me reformat qe po ndermerren.

              1. adriatik says:

                reformat e ndrmmarra ne paketen fiskale si ulja e taksave apo reformat e ndermmarra si thithja e investitorve te huaj po sjellin nje fryme te re ne ekonomine shqiptare.

                1. andi says:

                  si rradhe heree po mendohet per shqiptaret edhe jo per xhepat e te korruptuarve. bravo qeverise.

            2. Edkari says:

              Qeveria po synon te beje balancimin e taksave duke ju referuar takses me te larte.

        2. anduela says:

          Aman bejeni si dini vet se ju paskeni qene per kto popull, ka ndryshuar fryma totalisht e jo vetem ceshtje te vecanta, qe te ndryshosh frymen eshte gjeja me e madhe, cdo shqiptare ndihet qytetar tanime, qytetar ne nje shtet demokratik.

          1. liridoni says:

            Ore rritini e bejini ca te doni rendsi ka fakti qe tani taksat tona po shkojne ne arken e shtetit po i kthehen shqiptareve ne sherbime e spo vidhen me. KJO KA RENDESI.

      2. Kela says:

        Qeveria po ben nje super pune per te ftuar te gjithe investitoret e huaj per te ardhur dhe per te investuar ne shqiperi. Kishte shume kohe qe investitoret e huaj gjenin nje bashkepuntor serioz ne shqiperi i cili eshte shteti shqipetar.

        klima per investitoret e huaj eshte shume pozitive

      3. Toni says:

        Reformat qe ka ndermarre qeveria per te rimekembur ekonomine po japin efekt sepse ekonomia ka filluar te rritet edhe pse me ritme te ulta, ama kemi lene pas zhvillimin negativ.

        1. Isla says:

          Kjo qeveri flet me vepra dhe jo me fjale. veprat e saj jane reformat e medha qe ka ndermarre per permiresimin e gjendjes se ekonomise.

          Hapja e firmave te tjera te fasoneve ne vend ka shtuar shpresat se investitoret e huaj po kthehen ne shqiperi per te investuar.

      4. bledi says:

        E drejt kjo zoti minister por jane kto plerat e PD qe nuk lejojne nje sqarim te te gjitha gjerave qe po behen por akoma me keq i keqinterpretojn ndaj ju duhet te jeni me te qart

      5. bledi says:

        shlyerja e detyrimeve te bizneseve eshte nje arritje duke i dhene clirim ekonomise shqiptare duke i investuar direkt ne ekonomine shqiptare.

        1. vleri says:

          Bravo po hecim ne rrugen e duhur me kto reforma qe po ndermerren, po kriijohet nje ekonomi e qendrueshme.

          1. serri says:

            koncesiohenet e krijuara nga qeveria e kaluar ishin koncesione ne dem te shqiptarve edhe jo ne te mire te tyre, me ne fund moren fund kto makabritete qe shkatruan ekonomine shqipatare.

            1. roni says:

              gabimet e qeverise se djeshme me kto koncesione e\klienteliste po i paguajme shume shtrenjte ne shqiptaret edhe jo ato qe dje u pasuruan ne kurrizin tone. te prishen te gjitha kto koncesione qe berisha i krijoj per interesat e veta.

              1. dreni says:

                esahte e qarte ekonomia shqiptare po futet ne rrugen e duhur me reformat qe po ndermerren ne ndihem te shqiptarve.

      6. Edkari says:

        Qeveria po synon te beje balancimin e taksave duke ju referuar takses me te larte.

    2. Alban says:

      Sa me shume qe te investigohen punet e qeverise se djeshme aq me shume mashtrime do te gjeje. Prandaj ekonomia jone tani po vuan pasojat sepse cdo koncesion eshte bere ne dem te popullit.

    3. kristina says:

      Fjalet e liga thone qe do rriten taksat per te ngritur popullin ta vene kunder qeverise, sa per ministrin Ahmetaj bravo

    4. xheni says:

      Bravo per vendosmerine dhe angazhimin maksimal qe po tregoni per te ndertuar nje ekonomi te shendetshme.

    5. livia says:

      Kemi besim ne vendimarrjen tuaj zoti Ahmetaj

    6. lori says:

      Shume i drejte qendrimi per te prishur te gjitha kocesionet e qeveris eBerisha te gjith e dime qe shfrytezonin vendin, njerezit dhe gjithcka tjeter dhe favorizonte vetem kliken klienteliste.

    7. iris says:

      Shqiperia po ecen ne rrugen e mabare te reformave ?

    8. gertjan says:

      Shpresojme qe te behet gjeja me e mire e mundeshme per shqiptaret. Kam bindjen se Ahmetaj por edhe qeveria shqiptare po marrin vendimin e duhur.

  2. mirel says:

    Ku jeni mbledhur nje tufe langaraqesh ju qei beni elozhe Ahmetes
    Gjysmat sekrekare, dhe gjysmat keshillkare.

  3. Caty says:

    A mund te me thote njeri cfare koncesiobesh jane prishur???? E ke i degjuar ndonjeher kete koqen te permende ndonje emer koncesioni qe paskan prishur???

  4. psevertete says:

    pupupu qenkan mbledhur te gjithe pedersatet e Ahmetaqit ketu, fare e keqe qe njesoj jeni ne cdo sistem e vetem shtoheni. Jepi qeveriu, na i rrit taksat sa te duash se per ju punojme

    1. Frida Hoxha says:

      po se me rritjen e taksave po pyet per ne ky bashke me qeverine e tij , plehrat tallin b…me ne .

  5. ardi says:

    Fol qarte more zoti minister,e mos bej lijra fjalesh.Ka,apo nuk do te kete rritje taksash,eshte puetje qe kerkon vetem nje pergjigje:PO,ose JO.Ti thua se do kete balancim taksash.Kjo fjale vlen vetem per qeverine,ndersa per popullin,vlen vetem pergjigjet Po ,ose Jo.Edhe ne diplomaci,qe shume gjera detyrohent’i thone duke kapur veshin e majt me doren e djathe,nuk jane kaq konfuz (dhe kete e beni me deshire te madhe) sac jeni ju me ato qe vetem pergjigje nuk mund te quhen.Por edhe gazetaret,qofshin edhe te VOA,i kal;ojne perciptas nga QE E SHOHIN DESHIREN TUAJ PER TE MOS DHENE PERGJIGJE TE SAKTE.

  6. Jari says:

    Ah-ben,
    I merrove nenpunesit e ministrise me keto “komente me detyrim” qe ngjajne si dy pika uji. Po te pakten qe te justifikojne rrogen le te shkruajne edhe ndonje argument ekonomik apo ndonje shifer per “sukseset” e tua. Jo per gje po qe te na e hedhesh neve 1 000 000 votuesve kunder Berishes

  7. plaku says:

    George Orwell ne vitin 1946 ka thene : Gjuha politike eshte krijuar, qe te beje qe genjeshtrat dhe moralin te tingellojne si te verteta dhe te respektueshme.

    Nuk arrij ta kuptoj shprehjen : “Paketa e re fiskale synon balancimîn e taksave dhe jo rritjen e tyre”.

    Me e bukura eshte, se qeveria e re do qe populli te mos pije shume duhan se i ben dem per shendetin dhe vetem kjo eshte aresyeja qe do te risin akcizen e duhanit. Kujdes me popullin se edhe Sala mendoi se do tja hidhte dhe e mori faturen me 23 qershor.
    Pse nuk i thoni popullit se marrja e kredive nga FMN dhe BB ishte gje e mire, sepse normat e interesit jane te vogla dhe se kjo eshte nje thike me dy presa, ne kuptimin qe kredia sot eshte takse per neser per popullin, kjo eshte nje e vertete aq e vjeter sa bota. FMN dhe BB Duan me te drejte perseri leket qe dhane plus interesat. Cfare te keqe ka ketu qe ti fshihet popullit?!! Pse genjeni ne menyre kaq te trashe?! Struktura e shoqerise shqiptare ka ndryshuar,njerezit dine gjuhe dhe kur kane pyetje futen ne Internet dhe marin pergjigjen e vertete. Nuk jemi me ne vitin 1990. Duam te bejme balancimin e taksave dhe jo rritjen e tyre thote genjeshtari qe ka mbaruar vetem per gjuhe te huaja dhe sic duket nuk merr vesh nga ekonomia.

  8. mitro says:

    Me siguri jane njerz te paguar qe jane dakort me rritjen e taksave dhe i thurrin elozhe ministrit qe flet me gjuhe te drunjte per to.Me kujtojne ate militanten e Beratit qe ishte gati te hante dhe bar vetem mos percahej partia.Oh Zot sa prapa jemi !

  9. Lush Perpali says:

    Zoti Ahmetaj,

    Leji keto sofizma se nuk te shkojne.

    Me qe ra fjala. si po te shkojne bisneset private, vazhdojne po aq te sukseshme sa TELEKOMI dikur?

    Respekte,

  10. Vlora says:

    Ky balancimi i taksave, me kujton balancimin e 300 KWH te energjise elektrike, nga i cili humbasin dhe paguajne me shume rreth 60% e Shqiptareve. Po perse nuk i thoni troc muhabetet xhanem? Po si mund ti thote troc muhabetet nje mamuth korrupsioni i qeverise Nano si Ahmetaj, kur qeveria Rama qe ne e besuam, e ricikloi si Minister te Ekonomise!

  11. Eagle says:

    Ju bythlepiresit e ahmetaj boll me krenarin tuaj kur rriten taksat per fukarenjt
    Se do vi aty te ministria dhe do tju iq ne byth nje nga nje
    Mbrojeni sa te doni padronin ai ngelet tipik servil dhe mashtrus njeri me nivel te ulet psikollogjie
    Sbehet njeri aai bq

    As ne kohen e dulles nuk gjeje rq si ahmeti
    Se na keni care koken e k.

  12. Vlora says:

    Keta paskan shkuar te gjithe te falen te VOA. Hajde merre vesh kete. Keta duan tu mbushin mendjen Amerikaneve apo Shqiptareve? Dije ishte ministri i Financave Cani qe ngaterronte KV me KWH per fashon e 300 KWH, kurse sot po na del ky kullufi Ahmetaj me parajsen fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje