Komisioni i Ekonomisë diskuton p/ligjin për akcizat/Koci: Akciza e cigareve jo fikse

13 Tetor 2014, 11:04Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë nisi diskutimin mbi p/ligjin për akcizat. 

I pranishëm në mbledhje, zv/ministri i Financave Ervin Koçi propozoi që akciza e cigareve të mos jetë fikse, por në bazë të vlerës së duhanit. Sipas Koçit, akciza fikse favorizon kompanitë e mëdha. 

Ndërkohë zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi deklaroi se akciza e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2015. “Akciza cigareve do të rritet nga 90 në 110 lekë për paketë”- deklaroi zv/ministrja. 

Sipas pr/ligjit të ri të qeverisë, nga data 1 janar 2015, akciza për duhanin do të bëhet 5500 lekë për 1000 copë, nga 4500 lekë për 1000 copë që parashikonte ligji aktual. Kjo do të thotë se nga 1 janari 2015, vetëm një copë cigare do të kushtojë 1 lek më shtrenjtë.

E përkthyer në një paketë që përmban 20 cigare, kjo do të thotë se çmimi i saj do të jetë 20 lekë më shtrenjtë. 

Më pas, akciza e duhanit do të pësojë sërish rritje në 1 janar të 2016-ës. Sipas projektligjit, nga kjo datë akciza për 1000 copë cigare do të shkojë në 6000 lekë, ose 6 lekë për një copë cigare.

Rritje parashikohet edhe nga 1 janari i vitit 2017, ku akciza për 1000 copë cigare do të shkojë në 6500 lekë. 

2 komente në “Komisioni i Ekonomisë diskuton p/ligjin për akcizat/Koci: Akciza e cigareve jo fikse”

  1. I know something says:

    Mire po rrisni akcizen e ecigareve, por perse nuk ulni TVSH e biftekeve dhe frutave ?

    1. Vlora says:

      Pse jo dhe te Ilaceve, te Naftes, te sherbimeve etj? Nuk ju plas trapi shume per shendetin e njerezve, por duan te zhvasin sa me shume para nga mileti, per te justifikuar buxhetin te FMN-ja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje