INTERVISTA/ Shkëlqim Cani: Hiqet fasha 300 kV. Ja si do veprohet me çmimin e energjisë

11 Tetor 2014, 11:25Ekonomia TEMA

Nga Uashingtoni, ku ministri i financave Shkëlqim Cani po zhvillon aktualisht takime me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore, flet në një intervistë të posaçme për Monitor.al lidhur me çështjet kryesore që po diskutohen. Tre janë pikat kryesore të diskutimit sipas tij, paketa fiskale, energjia dhe buxheti, ku pika më e nxehtë mbetet energjia.

Mësohet ndërkohë, që FMN po ngul këmbë që garancitë që qeveria ka dhënë në vite për kreditë që kompanitë e energjisë kanë marrë nga bankat të njihen si shpenzime në buxhet dhe ky është debati kryesor me qeverinë, pasi kjo e fundit është e shqetësuar se ky veprim do të rriste shpenzimet buxhetore dhe do të detyronte prekjen e investimeve kapitale, në mënyrë që të mbaheshin nën kontroll shpenzimet në total.

Misioni i radhës i FMN-së u largua në shtator pa arritur një konsensus për rishikimin e dytë të marrëveshjes me qeverinë shqiptare për mekanizimin e zgjeruar të fondit (Extended Fund Facility -EFF), duke pohuar se do të kthehej në një moment të dytë.

Ndërkohë që shefi i misionit të FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi, ka pohuar për Monitor.al se aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me datën se kur do të kthehet misioni.

 

Nga Ornela Liperi*

 

Cilat janë çështjet kryesore që po diskutoni me FMN-në gjatë pjesëmarrjes tuaj në takimin vjetor të FMN-së e Bankës Botëore?

 

Janë tre më kryesoret.

E para është paketa fiskale, e cila ndryshe nga perceptimi i publikut nuk është e përqendruar tek ajo që jemi mësuar të themi, rritja e taksave, e cila do jetë, pra do këtë rritje apo ulje taksash, por do të synojë në përmirësime administrative dhe në përmirësime të vetë nivelit të taksave në disa drejtime. Kur të përfundojmë me paketën, menjëherë do të fillojmë bisedimet me biznesin dhe më pas natyrisht që do të veprohet. Koha është e shkurtër, nuk bëhet fjalë për muaj të tërë. Në fakt, ne me biznesin kemi filluar diskutimet që në muajin gusht. Biznesi ka sjellë mendimet e tij, ku si përherë ka kërkuar ulje taksash, por kjo nuk përbënte çudi nga ana jonë, për arsye se nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 20 vite, që të kemi marrë kërkesë nga biznesi për të rritur taksat. Ne do bëjmë vlerësimet tona, mbi bazën edhe të nevojave të buxhetit.

Në paketën fiskale mund të preken, në varësi dhe nga ecuria e bisedimeve dhe mundësia potenciale , nga 10 deri në 20 artikuj, gjithnjë jo vetëm në masa që lidhen me nivelin e e taksave, por dhe për procedurat në tërësi dhe janë kërkesa të vazhdueshme të biznesit.

Çështja e dytë, më e vështira dhe më voluminozja, që është diskutuar shumë është reforma në energjetikë, reformë e cila është shumë më komplekse edhe se pritshmëritë e publikut, apo nga ajo që jemi mësuar vazhdimisht, që veprohet ose me nivelin e çmimeve, ose ndonjë rregullim tjetër. Këtë radhë flasim për reformë tërësore që i prek të gjitha institucionet që lidhen me energjetikën, nga baza ligjore deri në uljen e nivelit të humbjeve, si vjedhjet (humbjet jo teknike) ashtu dhe ato teknike. Në këtë kuadër është dhe kredia 150 milionë dollarë që kemi marrë nga Banka Botërore, që do të jetë për pjesën teknike. Për këtë çështje jemi në bisedime të vazhdueshme, si me Bankën Botërore, ku një mision është aktualisht në Tiranë, ndërkohë që kemi qenë dhe jemi duke këmbyer mendime me përfaqësuesit e FMN-së. Deri ditën e hënë ne do jemi në bisedime me ta, për të vendosur, për arsye se afatet e prezantimit në qeveri të buxhetit janë deri në fund të tetorit. Qeveria duhet të diskutojë deri në fund të tetorit, si paketën fiskale, buxhetin dhe reformën e energjetikës, ndërsa në Kuvend diskutimet do të jenë nga nëntori.

Çështja e tretë është buxheti, që do të bëjë përmbylljen e këtij skenari, i cili në fund të fundit duhet të shohë fillimin e rënies së nivelit të borxhit. Të dy palët nuk kemi dallim në diskutim në këtë drejtim. Pavarësisht nga kërkesat tona dhe diskutimet që bëjmë, ky tregues është i padiskutueshëm që do të shohë kahun rënës, siç kemi premtuar.

 

Po rritja e çmimit të energjisë do të diskutohet me FMN-në?

 

Kjo pak a shumë është mbyllur si çështje, nuk do të diskutohet lidhur me rritjen e çmimit në këto bisedime aktuale, pra nuk është fare në axhendë diskutimi për rritjen e çmimit. Më shumë jemi përqendruar te heqja e bllokut prej 300 kV dhe si do të kompensohen shtresat e varfëra.

 

 

Heqja e bllokut indirekt do të çojë në rritje çmimi…

 

Jo nuk është kështu. Do të merret çmimi mesatar. Edhe të mos veprosh fare me çmimin nuk do të thotë që ke bërë drejtësi, sepse mundet që një shtresë të ketë paguar më shumë, një më pak. Heqja e bllokut nuk ka fare qëllim rritjen e çmimit, por uljen e abuzimeve me bllokun, që është qëllimi kryesor dhe thjeshtimin e procedurave. Familjarët, jo në pak raste, i kemi ndjekur përmes televizioneve në radhat e gjata dhe ankesat, që kryesisht kanë qenë me bllokun, duke akuzuar faturistët për manovrime me fashat e energjisw. Heqja e kësaj fashe do e thjeshtojë procedurën, do të jetë i njëjti çmim, që nga fillimi deri në fund. Nuk do të jetë qëllimi tek fitimi nga çmimi, do të synohet ulja e evazionit, ose e asaj që quhet vjedhje. Do të punohet dhe me humbjet teknike dhe kredia 150 milionë dollarw synon humbjen e tyre.

Ky është një program kompleks që do të shtrihet në vite dhe natyrisht që do të kërkojë kohën e vet, por fillimet janë agressive dhe jemi të përqendruar te blloku dhe ulja e humbjeve nga vjedhja. Do e shikoni që do të fillojë një fushatë e qeverisë. Ne do të angazhohemi si qeveri në të gjitha drejtimet e mundshme, si nga ana ligjore, si nga ana e rendit (në mbështetje), si nga Ministria e financave, si nga ministritë e tjera, të cilat janë të lidhura me këtë çështje, secili nga ne do bëjë punën e vet në këtë drejtim.

 *Revista Monitor

37 komente në “INTERVISTA/ Shkëlqim Cani: Hiqet fasha 300 kV. Ja si do veprohet me çmimin e energjisë”

  1. tarrasi says:

    mir oshkelqim sloriri tegjith dobejm nunen tone por duhet tejemi tegjith ministra pastaj ose tepunsuar me rrogen qemerrni juve por pabakshishet qeju isajoni neve dom vetem rrogen pastaj tefillojm ete paguajm tegjith njesoj apo jo rilindje

    1. Selman says:

      Ky Cani thone qe eshte gjysem psikopat. Tregojne barcoleta per te te ministria e financave. Shkon ne pune qe ne 5 te mengjesit qe te duket se punon shume. Kur nuk firmos asgje. Rri gjithe doten duke pi kafe me nje brumbull qe ka aty qe e shan edhe vete imagjino tjeret

  2. gjergji says:

    E drejte llogjika e marrjes se nje cmimi mesatar dhe kompesimi i shtresave te varfera.

    1. Argita_B says:

      Llogjika e nje çmimi mesatar dhe kompensimi i shtresave te varfera eshte tu hedhesh hi syve atyre qe neser do te paguajne gati dyfishin çmimin e energjise.
      Per nje gje jam dakort, nuk eshte Kesh qe duhet te subvencionoje mizerjen shqiptare pasi Kesh eshte nje kompani qe duhet te gjeneroje fitim dhe jo nje shoqate humanitare.
      Cani thote se prioriteti jane ulja e humbjeve dhe evazionit. Kjo eshte mese e drejte, pasi ka mbi 20 vjet qe te gjitha qeverite flasin, po nuk bejne asgje.
      Problemi eshte se me keto ndryshime, qeveria po ndeshkon ate pjese te varfer te popullsise qe paguan energjine dhe ne te njeten kohe do te ndeshkophet me ngritje çmimi pasi Kesh dhe qeveria nuk eshte ne gjendje te ndeshkoje ata qe vjedhin energjine dhe ata qe bejne evazion nepermjet fashos si thote Cani!
      E thene ndryshe qeveria sot ndodhet perpara donatoreve kryesor qe i kerkojne te zgjidhe problemin e kthimit te kredive, pak rendesi ka se si do ta zgjidhi, ajo qe ka rendesi eshte fakti se FMN duhet te sigurohet te marri parate qe jep mbrapsh, penrdryshe nuk livron paketen e dyte. Do apo nuk do qeveria te heqi fashon e te rrise çmimin pak rendesi ka, ajo qe ka rendesi eshte marrja e paketes se dyte nga FMN-ja, pasi pa ate pakete qeveria RTama eshte e mbaruar.

  3. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    O popull! E hengre edhe kesaj rradhe. Por do ta hash aq lehte dhe ne menyre aq te sofistikuar, sa nuk do nuk do e kuptosh fare.Me pas do ti ndjesh dhimbjet…

    1. Spiro jam says:

      Po Po normal. Kur vihet minister financash nje njeri qe nuk ka idene e ekonomise dhe nuk ka ngrejt dot familjen e vet. Si do dhembin familjet e shqiptareve qe mezi rrisin kalamajt. Ky Shkelqimi qe ska shkelqy asnjehere edhe si guvernator iku se i vodhen floririn. Po ja hodhi mire se atehere te arrestonte Saliu. Ndaj shpetoi Cimua.

      1. avatarii says:

        Normale qe duhet te kete nje cmim fiks energjia. Se ja morret doren ju me elektricistat e zones dhe gjithnje paguani me cmimin nen 300 kw, por ska asnje mundesi qe nje familje te harxhoje me pak se 300 kw te pakten ne dimer. Po keshtu eshte kur njerez si puna juaj qe bejne pislleqe per energjine falen dhe nuk futen ne burg

        1. Genci says:

          Kush tha qe nuk ka mundesi kjo gje? Po llogarisim nje familje qe ka nje televizor, nje kompjuter, nje frigorifer, nje lavatrice dhe 5 llamba 20 apo 30 W. Le te bejme llogarine.

          Televizori = .02 kwh

          Frigoriferi = .7 kwh

          Lavatricja = .6 kwh

          Llambat = .02 kwh x 5

          Kompjuteri = .2 kwh

          Le ti kosnsiderojme te ndezura, rreth 6 ore ne dite. Kemi, .02 + .7 + .6 + .1 llambat = Totale konsumi 9.24 kwh = 1.62 kwh shumzim per gjashte ore ne dite = 9.72 kwh dita. Shumzojme kete me 30 dite te muajit = 291 kwh konsum mujor. Pra me pak se 300 kwh-in e limitit. Eshte nje mesatare, por eshte e mundur per familje te varfra qe nuk kane shume pajisje ne shtepi.

  4. mustafa says:

    Jam kurioz te di se kur do behet heqja e tvsh per energjine mqs ishte premtim zgjedhor. Pastaj pjesa me interesante eshte kamata per klientet e ndershem. Nderkohe qe vjedhezit e energjise kane perfituar keto 23 vjet ata qe e kane ngerene me tresh jane te ndershmit. Nese vertete do beni reforme bejeni te pakten faturen nje here ne tre muaj si tere bota dhe mos na rrisni energjine se nuk paguan gjysma e vendit. Edhe dicka na dhate fjalen qe nuk do rrisni çmimin. Mbajeni.

  5. Rroku i Druve says:

    Heqja e fashës, z.KRYEminister, ministra, FMN, BB etj eshte nje rruge antievazioniste etj, si po i thone, po forcen, potencen pra, vizionin antikorrupsion, po dhe veprimin e forte shoqerues, Qeveria (se aja te Sherbimit e te Sherbesave!? qe vate ia pame sherrin e “litarit” te saj te gjate sa nje brez njerezor e me shume) duhet ta tregoje fort, madje, ne humbjet ne rrjet dhe, kryesisht VJEDHJET KATASTROFIKE qe vazhdojne te behen. Ketij argumenti i vjen ne ndihme “aksioni” i paradisaditshem ne Bllok, kur iu pre energjia 22 biznesve, qe s’e kishin likujduar. Dhe, ku? Mu ne Bllok.
    Personalisht habitem me Qeverine, qe dergon disa, ndoshta, LSI-ita te rradhes dhe s’;e kap dashin prej briresh, te Administra Qendrore e Shperndarjes, me administratore-“komisar” (tani i thone task-force), ala Çerçinski si ne postrevolucionin rus per stabilizimin e sektoreve me problematike, aty ku SRB-i, jo vetem qe s’ben ze (pervec Ennos me dy dy N, kur i japin ndonje ko,imkate per te lexuar), por ka SABOTUAR, SABOTON dhe do te SABOTOJE enkas me te vetet, si armiku mi perbetuar i popullit shqiptar. Shqiperia ka njerez te tille, me karakter te forte, te vendosur per te bere kete vend dhe jo capacul, qe iu mbushin doren me nje grusht leke dhe iu therrasin dashnoreve takohemi sonte te blloku.
    Nese do te rritet de facto cmimi i energjise elektrike, po iu them, se do te behen bashke edhe Saliu per qellimet e veta, po dhe nga 1 milion shuplakat kunder tij dhe ne SHQIPERI PRISNI TRAZIRA TE PASHEMBULLTA, kur mendon korelacionin qe ka shoqeruar gjithmone rritja e energjise, naftes etj.
    Po behen 14 muaj dhe cmimet e “shportes”, te zarzavateve e frutave s’jane ulur aspak, jo vetem kaq po kane rritje. Ku ta shoh efektin e ri qeverises, perdite shkojne e vijne ministra neper perurime, vizita pune dhe asgje s’ndryshon. MONOPOLET JANE NE KEMBE, ndoshta edhe me te forte se kurre.
    Tani me rrit edhe cmimin e energjise elektrike??!
    A ka ndonje shtetar tabela perpara se sa marrin mbi 500 mije pensioniste, pra sa te ardhura marrin? Eshte kthyer vendi ne dreqistan, qe s’ka burre qe ia del.
    Kam firmosur ne rruge peticionin per mosrritjen e cmimit te energjise. S’me kishte bere vaki ndonjehere, qysh nga thirrmat “Duam parate tona”, gatishmerine e njererzve per te firmosur, por dhe per t’u perfshire ne cdo veprim portestues, per te ndaluar kete gjeme, qe po vjen si Bajlozi serish nga deti. Vete na thate se s’do te kete rritje te energjise elektrike, tani thoni ndryshe?-ulerinin njerezit.

  6. Rroku i Druve says:

    Ndjese: Xherxhinski (duhet)

  7. ona says:

    Nje llogari e thjeshte:

    fasha e 1 (0-300kw) = 7.7 leke/kw (pa t.v.sh)
    fasha e 2 (300-) = 13.5 leke/kw

    Nje abonent familjar qe harxhon 350 kw sot paguan:

    (300kw x 7.7leke/kw)+(50kw x 13.5leke/kw) = 2985 leke (pa t.v.sh)

    duke heque fashen dhe marre cmimin mesatar:

    cmimi mesatar per kw = (7.7+13.5)/ 2= 10.6 leke/kw

    350 kw x 10.6 leke/kw = 3710 leke (pa t.v.sh)

    pra plot 725 leke me shume me cmimin e ri
    dhe ky thote nuk paguani me shume?!!!!

    1. Genci says:

      Eshte e vertete, por ta themi pak me qarte qe ta kuptojne edhe njerezit.

      300 KWH x 7.7 lek KWH = 2310 lek. Kjo eshte neqoftese nuk do kalohen mbi 300 KWH konsum. Me kete qe thone keta duke njehesuar cmimin per konsumin i bie.

      300 KWH x 13.5 lek KWH = 4050 lek.

      Pra perqindja e rritjes eshte per te gjithe pavaresisht konsumit: 2310 / 4050 x 100 = 57%. Pra te gjithe do te paguajne kaq me teper.

    2. Sebepi sherrit osht leku says:

      O Ona! Mos i bej sdhume llogari Canit Cim, se ai di vetem llogarite e veta. Ato i dalin mire derisa Rama mban per minister nje te paafte si ai. Eka futur ministrine ne kaos. Aty s’mbaron mepune asnjeri. Sec ka edhe nje Nazo qe e leshon verdalle neper hallexhi dhe vartesa. Shkova per nje ekzekutim vendimi gjyqsor. Bllokohet gjithshka ne menyre te cuditshme. As pergjigje s’merr me. Lum si rilindja per kte minister se poplli eshte mesu me prit

  8. Genci says:

    Ministri apo artikullshkruesi, para se te bejne komente duhet qe te informohen. Nuk eshte 300 KV??????, por 300 KWH i cili eshte konsumi maksimal me tarifen e pare qe eshte me i lire duke e krahasuar me konsumin mbi 300 KWH. Energjia e shpenzuar, nuk matet me Kilovolt.

    1. Genci says:

      Ne shqip KWH perkthehet KILOVATORA.

    2. Pica me rukola says:

      Kjo fasha ne fakt le shume vend per korrupsion dhe abuzim dhe eshte shume mire qe hiqet por cmimi duhet te shikohet mire…., Disa gjera kane ndryshuar per mire me enregjine. Faturat nuk vijne si me pare nga 80 mije apo 100 mije leke. Megjithate ka shume qe abuzojne dhe duhet gjetur zgjidhja per abuzimet qe te mos rritet cmimi.

      1. Genci says:

        Eshte e vertete. Por duke menduar qe shumica e njerezve jetojne nen nivelin e varferise ne Shqiperi, atehere ata do te detyrohen edhe me teper per te bere hile qe te vjedhin apo te mos paguajne faturat. Do te mblidhen me teper para nga ata qe paguajne, por do te shtohen edhe ata qe nuk paguajne dhe vjedhin. Ku ishim? Asgjekundi.

    3. Claus says:

      Sa kam qeshur “Genci”, qenka e forte!

      Si duket te jepkan tension qe del direkt nga HC.
      Ide e mire apo jo per te sjelle kursime?
      Leshoji kete tension popullsise dhe kursimin e ke te garantuar duke i bere shkrumb e hi.
      E di qe kjo ide eshte e parealizueshme, por me keta redaktore ben gallate pa fund.
      Nuk besoj se ka qene ndonje gafe e ministrit, po ku di dihet.

  9. naim tirona says:

    Ore ky Kryeministri jone i daaashuuuur na pati premtuar se do ta ulte çmimin e energjine per konsumatorin familjar dhe ndaj i dhame shume e me shume vota sa mendonte qe te ndihmoje Popullin ne rritjen e mirqenies dhe jo ta groposi ate , pooor te mos harroje vitin tjeter ka zgjedhje perseri . Dhe une qe gjithmone kam votuar per PS do ta mendoj miiiire kete rradhe votentime dhe dhe te gjithe zones ku kemi fansat dhe votuesin e majte.

  10. xhimi says:

    Z.Minister. Po ktheheni dhe ju nga zero sic beri qeveria qe shkoi ne vitin 1992.
    Pyetni nje here specialistet pse eshte vendosur kjo fashe 300kWH?
    Argumenti i juaj se do elemnohen ankesat e shumta jan perralla qe nuk qendrojne. Ankesat eleminohen duke rritur sherbimin dhe jo keshtu si mendoni ju. Nuk e ka te veshtire lexuesi te lexoje matesit ne te njejten date apo me diference 1 ditore. Pra argumenti juaj nuk qendron.
    Teoria e juaj qe i pasuri do paguaje me shume dhe i varferi me pak, si vepruat me taksat ndaj te ardhurave, po e ndryshoni ne energji duke vene taksen e sheshte. Fasha 300kWh ka shume qellime qe eshte vendosur dhe nuk duhet hequr. Te paguaje me shume ai qe ngrohet me korent duke lene dritaren hapur apo qe perdor ajrin e kondicionuar ne vend te ventilatoreve. Nuk i prish ndonje pune atij ne se i rritet pak cmimi i energjise per konsumin mbi 300kWh ne muaj. Fasha deri 300kWh duhet te qendroje pa u rritur cmimi edhe sepse kosto e energjise qe perdor popullata deri ne kete sasi duke qene se prodhohet nga h/centralet eshte shume me e lire se ajo e importit qe importohet per ata qe duan te freskohen me kondicionera dhe te ngrohen me dritare hapur. Pra respektoni taksen progresive dhe mos justifikohune me ankesat qe lindin nga nje sherbim jo i mire i lexuesave.
    Heqja e fashos do sjelle rritjen ne vjedhjeve te energjise. Fasho 300 i sherben jo vetem shtresave te varfera por 80% te familjeve pjesa me e madhe e te cileve mezi po e paguan edhe me kete cmim.
    Gjithashtu rritja e cmimit duhet te bazohet ne koston e prodhimit dhe te shperndarjes me humbje normale ne rrjet dhe jo bazuar ne koston qe rezulton nga hmbja ne rrjet 40%. Po te veprohet me koston me humbjet normale edhe cmimi ekzistues eshte shume me i larte se kosto plus fitimin e ndermarjeve prodhuse, transmetuese dhe shperndarese.Pra zgjidhja nuk eshte te rritja e cmimit apo e heqjes se fashos 300. Ju e keni ne dore rritjen e cmimit por melodine e kesaj rrite do e degjoni me vone si sharra e Nastradinit. Apo atehere mund te mos jeni ju ne ate pozicion dhe nuk ka gje. Me mend ketej e tutje.

    1. Sokoli says:

      Sa shum po kerko nga Shkelqimi or ti. Po ktija canit i shkova nje here per nje hall. Diten e pare me genjeu. Me dergoi te grate e ministrise demek ato e kishin ne dore. Ato te shkretat u habiten. I shkova te kafja poshte shtepise nje jave rresht. Po nuk e kthente fare koken. Mashtrues i rendomte. Ti rroje rilindjes. Ca si ky do e ngjallin saliun. Ne mos e kane shef qe tani. Mire qe me shkoi mendja, te shkoj tja qaj hallin nje here saliut se mbase i thote ai cimit

  11. Genci says:

    Une jam i mendimit qe cmimi nuk duhet njehesuar. Ka zgjidhje per te arketuar me teper. Se pari, te hiqen kamatvonesat per debitoret per nje kohe te kufizuar ose te ulen ne masen 10%, neqoftese shuma e debitit paguhet me 100%. Kjo do ti shtyje njerezit qe te paguajne. Te permiresohet rrjeti i tensionit te larte ne zonat problematike. Te vendosen kamera ose aparate te fshehta ne bokset apo pikat e shperndarjes se energjise, te cilat do te transmetojne, nepermjet rrjetit celular fotografite e atyre qe nderhyjne pa autorizim. Te minimizohen nderprerjet e energjise, te cilat demtojne jashte mase biznesin. Te rinovohen kontratat e energjise. Pothuajse 30% e emrave ne kontrata, kane vdekur tashme. Te autorizohet OSHEE me urdher prokurorie ose gjykate, qe te nderhyje ne llogarite Bankare te debitoreve. Matesit e Energjise, mundesisht te instalohen te dukshem me kabell tek ne hyrje te sahatit dhe jo neper bokse. Mire do te ishte qe te instalohen te dyert e Shtepive apo hyrjeve. Te perdoren matesa provizore, te cilet lidhen ne nje linje qe dyshohet larg aksesit te njerezve.

  12. Dr says:

    O ti Genci o rrot k… Ti qe na tregon me ca matet energjia, po ne bythe e ke o Genci por jo me k… Por me Rrush.

    1. Genci says:

      O trap. Para se te flasesh, lexo. Une po thosha se nuk duhet qe te rritet energjia, sepse keta po bejne ne nje menyre tinzare, duke hequr tarifen prej 77/KWH lekesh per konsumin minimal dhe duke e njehesuar ate me cmimin maksimal i cili eshte 13.5 lek per KWH. Pra keta thone nuk ka rritje te cmimit, por faktikisht cmimi po rritet ne menyre indirekte, sepse te gjithe do te paguajne tarifen e larte edhe sikur te konsumojne 1 KWH. Gjithashtu po thosha se ka plot menyra per te mbledhur debitet dhe nuk eshte e arsyeshme kjo rritje inderikte cmimi. Mos je gje anafalbet funksional ti?

  13. proud to be greek says:

    e ka fiksim kjo qeveri o do e hypi salen prape ne kal o ska

  14. besi says:

    rrjepi kokepalaret me keq se enveri se keta jo vetem bare qe hane por edhe mut hane vetem qe udheheqesi qelbesire rama te rroje.dihet me te e zagaret qelbesire qe bejne dasma e ditlindje.popullit mut veten me ari e ngjala e ruajne.po ku kuptojne qelbesirat hane buk a mut.

  15. shqiperia says:

    hahahahahahah sa gallate sapo i ka futur koken RILINDJA popullit oh sa qejf ta shohim kur tia rrase deri ne fund sic e do FMN dhe BB ta shohim a do te bertase populli apo do gulcoje respekte rilindje

    1. Selman says:

      Justifikohen se po e kerkon FMn dhe BB. Po pse deri dje nuk e kerkonte fmn dhe bb? Si habi me duket

  16. KETU says:

    TI FIKIM TE GJITHE DRITAT
    JO RRITJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE
    ME CFARE TI PAGUAJME ….?
    PAPUNESI DHE AS MUNDESI PER PUNE
    KETE VEND PO E SHQYEJNE DHE TE GJITHE PASURITE I KANE MARRE TE HUAJT…
    NE KETE MENYRE KUSH MUND TE TE MARRE NE PUNE
    POLITIKA NJE KOPESHT ME VETE …
    TE FRYRE E TE BERE KACEK …
    SI TE BABEZITUR HAHEN E SHQYHEN ME NJERI-TJETRIN DHE CESHTE ME ABSURDE FLASIN NE EMER TE POPULLIT …..
    SA GJERA QE BEHEN NE EMRIN TEND O POPULL
    DHE NE VARFEROHEMI CDO DITE …
    NUK NA E KANE NEVOJEN …
    SA NEVERI …
    SA HIPOKRIZI…
    SHQIPERIA … KA QENE …. ESHTE …. DHE SKA NEVOJE TE BEHET ASGJE …

  17. Sali komunisti says:

    Ore Qim Cani o kokerrjepur ore toc, po ja fut popullit me shume se per te pasur brenda e ka dhe po u ben qejfin FMN dhe BB. Me hidrocentralet e Enverit qe u bene nga ky popull me buke me domate e gjize, d.m.th. pa pare, kerkon te shkaterrosh me shume familjet tona, per t’i rrjepur deri aty ku nuk mban me. Duhet mosbindje civile dhe asnje qytetar te mos paguaj energjine pra gjysma, se gjysma tjeter te perkrahur nga Adolf Berisha ka 23 vjet qe nuk e paguan ate. Ti koqe e shkences thua se ai qytetar qe eshte i ndershem te paguaj edhe vjedhjen e hajdutit Minister leshi, je shok i ngushte me Full-hajnin ku ke punuar ne nje zyre me vite ne BSH dhe nuk ke se cfare te na tregosh me shume se sa te futesh doren me thelle ne xhepin e qytetareve te ndershem, ore toc dhe klluf.

  18. bnlerta says:

    pershndet po keta nuk jan socjalista po specjalista ,pse te mos e keqin bllokun 300kw,se vete marin sa ne nuke i kemi enderuare gjithe jeten,po dardha e ka bishtin mbrap,zgjedhjet lokale po vijne……….

  19. Gezimi says:

    Qeveri e nderuar, para se te ndermarresh nje mase te tille, duhet deomos te terheqesh gjithe debitet qe kane biznese dhe familjare per keto 24 vjet. Kujdes, Kujdes, Kujdes! Po veproni jashtezakonisht gabim, normalisht ky quhet krim! Kembanen do ja degjoni pak me vone……

  20. ari says:

    keta te rilindjes jan pucista bejn lloj lloj menyra qe tja fusin fukarenjeve. ME thoni ju rilindasit ketu lart a nuk eshte kjo skem qe denon vetem fukarenjt ata qe nuk ndezin dritat qe te mos kalojn 300 kv se skan lek te paguajn. ketu po mbrohen bizneset dhe te pasurit dhe ia fusim fukarait se ai zben ze, ngrihuni o te lodhur se do ju marin dhe breket keshtu si e kan nisur, se na premtuan dhe heqen e tvsh per energjin ne fushat

  21. Studenti says:

    Spiro Brumbulli shefi kabinetit te Ministris Finanacave me Minister Shkelqim Cani

  22. arben says:

    Kjo nuk eshte politike e drejte:

    1. Duhet te paguaj energjine ai 40-50% i popullsise qe nuk paguan.
    2. Nuk eshte e ndershme qe per te kompensuar fitimin e OSHEE te rritni cmimin per ate pjese te popullsise qe paguan. Po penalizoni pa te drejte njerezit e ndershem.Duhet te detyroni qe te paguaje 100% e popullsise.
    3. Familjet e varfera shqiptare harxhojne deri 300 kw dhe diferencimi i meparshem ne cmim u be pikerisht per kete pjese te popullsise. Ata qe kane para nuk duan tja dijne se sa harxhojne pasi energjia elektrike nuk eshte fare problem per ta.
    4. Ne se do ti kompensoni ata qe harxhojne deri ne 300 kw athere cfare kuptimi ka ky ndryshim? Apo edhe midis tyre do te perzgjidhni nje pjese qe te mos kompensohet pasi sipas jush kane mundesi te paguajne?
    5. Jo per cdo gje do te degjohet FMN pasi perndryshe lereni MF ta drejtoje FMN.
    5. Diferencimi ne cmim behet edhe ne shtetet perendimore te pasura si Belgjika, Hollanda etj.Kjo behet qe te harxhohet sa me pak energji elektrike, per shume arsye.
    Si perfundim mendoj se duhet qe qeveria shqiptare te mos e zbatoj kete politike.

  23. Liridon says:

    Ka nje tendence qe te gjitha gafat e qeverise tja veshin MF.Biles edhe ceshtjen e imeit te celularve ai e ka fajin.Kjo eshte nje taktike djallezore e frymezuar nga bizantinet te cilet prej 70 vitesh kane zene rrenje ne shtetin shqiptare por se fundmi ja kane mbushur mendjen vetes se jane shume te zgjuar.Pretendohet qe po na qeveris nje parti e majte.Atehere ne kete rast duhet qe cmimi i energjise deri ne 100 KWH ne muaj per fryme te ulet dhe mbi kete te rritet ne progresion. Shoqeria civile duhet te njihet me listen emerore te personat apo familjaret te cilet marrin sherbim dhe nuk e paguajne ate.Protestat e para duhen organizuar para banesave apo bisneseve te ketyreve familjeve.Llogjika e burgosjej te ketyreve personave eshte nje idiotesi tjeter.Kostojoja mujore e nje te burgosuri eshte afer 600 euro ne muaj.Vjedhjen e largon presioni shoqerise ndaj abuzuesve,ulja e cmimit apo rritja e te ardhurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje