By-Pass i Vlorës, Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve që preken nga ky segment

8 Tetor 2014, 20:38Ekonomia TEMA

Qeveria miraton vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Vlorë”. Sipas vendimit, shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive  të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “kullotë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 51 483 381 (pesëdhjetë e një milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë e një) lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësimet”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Likuidimi i pronarëve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar.

Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga  ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë për zbatimin e këtij  vendimi.

4 komente në “By-Pass i Vlorës, Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve që preken nga ky segment”

  1. Ajaxs says:

    Po lungo gomaren kur do e ndertoshe. THe se punimet do fillojne ne muajin shtatore, shtatori iku , tani te pyesim ne cilin shtator te cilit vit do fillojne punimet.Apo genje genje se me genjeshtra kalone mandati i pare dhe fitohet mandati i dyte.

    1. Mero says:

      po i quajte keto genjeshtra ti o je i poshter o qorr qe s’shikon ca behet…..je mesuar me ate k…..n qe te mashtronte nga mengjezi ne darke me centralet 100 ml dollarshe me qymyr dhe lista eshte pafund……

    2. dani says:

      ti mer Ajax, ca ke pas ne mendje e pas ne rregull, puna eshte se nuk ditkerke te shkruash dhe i ka humb vlera gjithe mendimit tend… ik meso te shkruash shqip mer dak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje