Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin shtator 2014, arriti 116,3 %. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, publikuar sot, në muajin shtator 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, ose inflacioni është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.
Rritja vjetore në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,43 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit “transport” dhe “hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar respektivisht me +0,09 dhe +0,08 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar me – 0,20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi “veshje dhe këpucë” ka kontribuar me – 0,10 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin shtator 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,7 %, pasuar nga grupi “pije alkoolike dhe duhan” me 6,8 %. Brenda këtij grupi krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,7 %.
Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 20,1 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 2,2 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 1,7 %, etj.
Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7,0 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, etj. Grupi “hotele, kafene dhe restorante” u rrit me 1,8 %, etj.
Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shëndeti” me 5,7 % pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 1,9 %, “Komunikimi” me 0,3 %, etj.
Ndryshimi mujor i indeksit është 0,3 %. Krahasuar me muajin gusht 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe Kulturë” me 0,8 % pasuar nga grupi “Veshje dhe Këpucë” me 0,6 %, “Komunikim” me 0,6 % dhe “ushqime dhe pije joalkolike” me 0,5 %. Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “transport” me 0,2 %.
Kjo puna e inflacjonit eshte thike me dy presa. Shif per shembull Italine ku kemi deflacjon, pra ulje cmimesh. Njerezit nuk blejne, se mendojne se cmimet do ulen akoma. Kjo sjell, qe kerkesa (konsumi ) nuk rritet pra bie oferta, pra ( m.q.s magazinat e fabrkave jane plot sepse malli nuk shitet ) sjell rriten e papunesise, njerezit nuk kane leke ne xhep, ulet konsumi e keshtu me radhe , gje qe krijon nje reth vizios te rrezikshem.Japonia ka vite qe ka rene ne defjalcjon dhe nuk del dot prej tij.
Ne fakt nje nga menyrat e pagimit te borxhit publik per shtetin do te ishte rrita e inflacjonit, sepse kurr ritet inflacjoni e njejta sasi leku ka me tepre vlere pra influencon pozitivisht ne pagimin e borxhit publik.
Pershendeje
QEVERIA SHQIPTARE DUHET TE RRISI RROGAT PER TE MIREN E POPULLIT …DHE KESHTU PERFITOJNE TE GJITHE ..NJEREZIT BLEJNE ME SHUME ..DHE KROISSENCA RRITET ..SEPSE NIVELI I CMIMEVEV ME NIVELIN E RROGAVE NUK ESHTE I BARABARTE ??.NE FRANCE ME 1 EUROS BLEN 2 KG PATATE NE SHQIPERI JANE ME TE SHTREJTA DHE NUK FLAS PER GJERAT E TJERA …PRANDAJ TE RRITEN RROGAT DHE TE ULEN CMIMET …A KA EKONOMISTA NE SHQIPERI … APO RAMA BEN CDO GJE … RAMA SMERR VESH NGA EKONOMIA ..NGA JETA … NE PARIS JA MERRTE PULA BUKEN NGA GOJA …PRANDAJ U KTHYE NE SHQIPERI ..