Raporti i BSH: Ecuria e sistemit bankar dhe financiar të qëndrueshëm dhe me trend në rritje

8 Tetor 2014, 13:19Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë prezantoi sot raportin e politikës monetare për 6-mujorin e pare të vitit. Sipas raportit, ecuria e sistemit bankar dhe sistemit financiar në vend paraqiten të qëndrueshëm dhe me trend në rritje. Vëllimi i aktivitetit banker është zgjeruar dhe performanca financiare është përmirësuar.

Duke u ndalur në treguesit kryesor raporti vë theksin te cilësia e portofolit të kredisë që mbetet me shqetësuese ndonëse vlerat e raportit të kredive me probleme paraqiten të stabilizuara në vitin e fundit dhe kredia me probleme është tkurrur gjatë kësaj periudhe. Gjithësesi Banka e Shqipërisë vëren se mbulimi me provigjone dhe kolateralizimi i kredisë me probleme është përmirësuar.

Analiza e Bankës qendrore konkludon se ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tregut dhe të likuiditetit mbetet i kufizuar por kërkon ndjekje të kujdesshme.

Deklarata thekson se në tregjet financiare vihet re një ulje e normave të interesit për shkak të politikës stimuluese të Bankës qendrore dhe për pasojë janë ulur normat e interesit të letrave me vlerë të qeverisë, depozitave dhe në tregun ndërbankar(veprimet mes bankave). Kursi i këmbimit është paraqitur i qëndrueshëm.

Në fund të qershorit 2014 aktivet e sistemit bankar arritën në 1,253 miliardë lekë duke u zgjeruar me 4.1 për qind. Kreditë me probleme shënuan 24.1 për qind ku pjesën kryesore e zënë kreditë me probleme në valutë(27.3 %) me një rritje 0.8 %. Depozitat kanë arritur në 1,038 miliardë lekë me një rritje 3 për qind.

Në nivel sektori vihet re një rezultat financiar pozitiv me një fitim neto prej 5.4 miliardë lekë në krahasim me 1.5 miliardë lekë të një viti më parë.

2 komente në “Raporti i BSH: Ecuria e sistemit bankar dhe financiar të qëndrueshëm dhe me trend në rritje”

  1. tourkofagos says:

    o banka e Shqiperise,ju flisni per trend ne rritje!!ndersa populli vazhdon te haje buke me liste e te vishet me rroba te perdorura……!

  2. Genci says:

    Thjesht, propagande!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje