Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve/ 15 milionë dollarë do të shpërndahen deri në fund të vitit

7 Tetor 2014, 14:25Ekonomia TEMA

Ministria e Financave do të paguajë 15 milionë dollarë për 2276  ish të dënuar, përndjekur politikë dhe trashëgimtarët e tyre deri në fund të vitit.

Kjo konfirmohet nga Drejtori i Pagesave të Dëmshpërblimeve në ministrinë e Financave Erald Mihali, sipas të cilit kësti i tretë deri në fund të vitit.

“Prioritetin e parë e kanë ish të dënuarat politike femra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij ligj, vazhdon me ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji, ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm, ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ish të dënuar politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji”, sqaroi Mihali.

Sipas tij, për kategorinë priortare të përcaktuar janë 10 milionë dollar që do të paguhen ndërsa 5 milionë dollarë do të paguhen për trashëgimtarët.

11 komente në “Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve/ 15 milionë dollarë do të shpërndahen deri në fund të vitit”

  1. enxhi says:

    Ja pra qe ta marrin vesh dhe keta se kush te ndihmon e kush jo se u bene 8 vjet ato dhe vetem kryetaret moren para ndersa ato qe ishin realisht te perndjekur as su permenden fare.

    1. rudi says:

      Suksese dhe bravo per vullnetin e ministrive te cilat po tregohen te gatshme per te zgjidhur kete problem

    2. xhixho says:

      hajde per hajer dhe ti geojne parate se e meritojne ?

  2. JEta says:

    Mori udhen e duhur edhe ky mhb. Drejt zgjidhjes ky problem qe na hengri shpirtin per 20 vjet. Shqiperia po rilind.

  3. Taku halabaku says:

    Me se fundi nje drite shprese ne fund te tunelit,nje pershpirtje per Lirak Bejkon dhe nje mallkim per sali berishizmin !

  4. jersey boy says:

    po dosjet a do ti hape rilindja ,po krimet e komunizmit a do ti denoje a do teballafaqohen me te verteten a do te gjykohen figurat kriminale te mijevjecarit te shkuar te mehmet shehut dhe enver hoxhes ?keto jane pyetje qe duan pergjigje

    1. gjyshi says:

      Po te perndjekurit politik keto 24 vjete kush do ti demshperbleje ?
      do te gjykohen krimet e sali demokratit keto 24 vjete ?
      kjo eshte pyetje qe do pergjigje

      1. Sherif says:

        Ju pafsha ne burg qe te kuptoni perfundimisht se cdo te thote vuajtje, dhimbje, nene, babe, shoqeri dhe karakter.
        Pa respekt per ju

        Sherif Merdani

  5. Lida Al says:

    Po te persekutuarit e ketyre 20 e ca vjeteve nga Sali Berisha kur do te mendohet qe te shperblehen?

  6. Fufi j says:

    Mjafte me keto pseudo te bugosur politik. Po tani qe jemi shumiza qe jeton me pasiguri per te nesrmen kush do paguaj

  7. Demshperblimi i ish te perndjekurve eshte berè BIZNES i madhe ne SHqiperine tone,parulla eshte, me jep njè, te te jape dy,15 miljon € jane shume dhe kjo sasi parash perfundon po tek Politikanet,GJygjtaret,Avokatet etj-etj dhe per te ashtèquajturit te perndjekur mbetet nje % e vogel.
    Edhe per sa vite do vazhdoje kjo e odise nuk dihet,ose dikush te thote qè perfundon mbas 10-20-30 vitesh (23vite kaluan).Edhe i n’djeri gjyshi im (nga ana e nenes)beri afer 5vjet ne Spaç M.(beri 5 vjet pasi ishte i semure nga mushkerite , + flori qe pagoi Familja),i denuar 17vjet per tentim arratisje(i arrestuar ne R.Ushtarak ,kuptohet spiunat-fuksat benin punen e tyre pasi ne ate Rep.Ushtarak pak muaj me pare ishin larguar – kaluar kufirin pa asnje aksident,flas per vitet 50). Dhe deri tani ju eshte kompesu nje sasi e vogel parash per me thene asgje,vetem humbje kohe neper dyert e Institucjoneve te ndryshem ku dihet nga te gjithe ne çfare gjendje jane duke luajtur edhe me fjalet, he se radhen e kane ata-o qe jane ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje