INSTAT: Ekonomia pësoi rënie me 0.61 %

6 Tetor 2014, 13:54Ekonomia TEMA

Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (VSHB), ndikuan që ekonomia në 3-mujorin e dytë të pësojë rënien prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i INSTAT-it Gjergji Filipi tha  se “kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”.

Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega “Tregti, Hotele dhe Restorante” me +0,94 pikë përqind.

Degët kryesore të ekonomisë për 3-mujorin e dytë 2014, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar 2013, që rritën Vlerën e Shtuar Bruto janë bujqësia dhe shërbimet. Ndërsa sektorët e bujqësisë rritën VSHB-në me 3,18 %, grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante u rrit me 7,09 %. Në këtë grup tregtia u rrit me 8,12 % ndërsa hotelet dhe restorantet vetëm 0,69 %.

Grupi “Shërbime të tjera” shënoi gjithashtu rritje me 4,55 % më shumë ndaj 3-mujorit të dytë 2013. Në këtë grup ndikim pozitiv dhanë gjithë sektorët si administrata publike, arsimi, shëndetësia, sektori financiar, aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj. Me rënie në këtë grup u shfaq sektori i pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit (aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike, konsulenca financiare, komerciale, etj).

Sektori i ndërtimit vijoi rënien e nisur në vitet e fundit edhe gjatë 3-mujorit të dytë 2014, që llogaritet në 22,39 % më pak, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2013. Edhe sektori i transportit shënoi rënien 23,05 % në 3-mujorin e dytë 2014, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të shkuar, ku ndikim më negativ dha transporti ajror.

Gjithashtu grupi i industrive pësoi rënien 1,29 % në 3-mujorin e dytë sivjet, ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndonëse brenda këtij grupi industria nxjerrëse dha ndikim pozitiv me një rrite 7,56 %, ecurinë negative e dha performanca e ulët e industrisë përpunuese me 6,62 % dhe nëndega energjia elektrike, që pati rënien 29,20 %.

Rënie të VSHB-së dha dhe grupi postë-komunikacion me 1,02 %.

Ndonëse Vlera e Shtuar Bruto (VSHB) në 3-mujorin e dytë u ul me 0,61 % kundrejt të njejtës periudhë të vitit 2013, ndryshimet mes dy tremujorëve të parë 2014, paraqesin tregues të ndryshëm nga ai vjetor, sepse në krahasim me tremujorin e parë 2014, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto u rrit me 0,38 % në të dytin.

Me rritje në 3-mujorin e dytë, krahasuar me të parin 2014, janë grupet “Tregti, Hotele dhe Restorante” me 2,58 %, aktiviteti Bujqësor 1,59%, grupi i industrive me rritje 1,41 %, sektori i transportit 2,03 %, posta-komunikacioni me 0,72 %, shërbime të tjera me 0,65 %.

Me rënie në 3-mujorin e dytë ndaj të parit 2014, rezultojnë aktivitetet e ndërtimit me rënie 8,54 %.

14 komente në “INSTAT: Ekonomia pësoi rënie me 0.61 %”

  1. fb says:

    Ska si ndodh ndryshe, kur Rama e ben ekonomine me medioker si Arben Ahmetaj.

    1. 300 mije vende pune says:

      Ben Ahmetaj i shkruan fjalimet per ekonomine Rames qe ja perkthen nga anglishtja si ekspert anglishteje. Kurse vendimet Rama i merr vete, pa pasur asnje keshilltar per ekonomine.

    2. Sali Krimineli says:

      Mire e ke thene! Po nuk linde ne Vicidol nuk di te drejtosh ekonomine.
      Une dhe familja ime pershembull kemi sakrifikuar nje cike duke vjedhur, vrare dhe shperthyer por ja kemi arritur qellimit qe te pasurohemi.

      1. fb says:

        Vicidoli e coi ekonomine ne humnere. Rilindasi Rama premtoi 300000 vende pune, por ja qe po bie ekonomia. Ska si te ndodh ndryshe sepse njerez medioker si Ahmetaj dhe ti freshist keni mbushur kryeministrine.

  2. ujku says:

    Kohe te veshtira jetojme..remitancat jane mysybet..

  3. loni says:

    per 8 vjet ne kohen e sales askush nuk tha kete 3 mujor ekonomia ka rene,por vetem ngritje te ekonomise me 7% e 8% cdo vit,sa ja kishim kaluar edhe frances dhe konkuronim me gjermanin por kto deklarata te atershme ishin te drejta vetem per firmat e malokeve te saliut qe nuk paguanin taksat ne shtet dhe fitimi ishte i math,sa per popullin e thjeshte eshte po e njejta gje,ne perseri po hapin syte te largohemi neper bote,me gjithe ate mirqenie qe na solli sali maloku iken nga shqiperia mbi 1,5 milion shqiptare sikur te ishin peshk sardele qe po ikin nga ujrat e embla tek ujrat e kripura,per cfar ulje ekonomike po flet ti majmun,kur ka pasur ndonjehere rritje ekonomike gjate 23 vjeteve,se ndertohen pallatet e politikaneve dhe njerezit punonin per nje cope buke me 7 euro ne ditet,dmth 10 mij lek te vjetra,kjo ishte rritja dhe tani zbriti ne 5 euro,e njejta gje eshte o majmun si dje ashtu edhe sote,dhe e dyta mos prit per 1 vit e gjysem te behesh si kanadaja,se me pare qe ta merrte edi qeverine ne ishim si pakistani,nuk mund te behemi si amsterdami per 1 viti o dru me pre,se akoma njerezit shesin pula neper trutuaret e qyteteve,sistem dhe tradite maloku qe nga koha e skenderbeut dhe kete tradite e mbodhen edhe gjate ketyre 23 vjet demokraci alla malokesh.

  4. Sokol says:

    Si te mos ulen te ardhurat dhe rritja ekonomike kur qeveria me urdher te prere bllokon te gjithe sektorin e ndertimit ne gjithe Shqiperine dhe nga mungesa e te ardhurave nga ky sektor ekonomik dhe ne sektoret e tjere ku bllokohen lejet e licencat rritet borxhi,rriten cmimet dhe ulen investimet publike.
    Troc meqe kriza e eurozones nuk ka aq ndikim ne Shqiperi eshte qeveria qe e fut vete vendin ne nje krize ekonomike te pa imponuar nga jashte!
    Atehere ne qytetaret qe i paguajme me xhepin tone pse e durojme kete qeveri antipopullore e antikombetare!
    Deri kur do e durojme kete?
    Mendoj se ka ardhur koha per nje Revolucion te Dyte Demokratik per te shdukur nga skena politike kete Klase Politike te degjenerusr e antikombetare qe mendon e vrpron vetem per xhepat e vet!

    1. Populli says:

      Do na besh edhe ti ndonje revolucion si puna Saliut! Apo mos je gje Saluci vet ti?
      M.q.se ne keto 23 vjet nen udhehqjen e lavdishme te figures poliedrike dhe idjote te Saliu shqiperia u masakrua duke e kthyer vendin ne hale gjigande Rilindja fillon ne radhe te pare me bllokimin e ketij shkaterrimi., ne radhe te dyte behet plani dhe ne radhe te trete fillon ndertimi.
      Kjo llogjike eshte shume e thjeshte per popullin qe votoj per Rilindjen por eshte shume e komplikuar per ata harbute me ne krye banden e Saliut dhe te Lulzimes qe djeten shehs dhe ben pershesh.
      Tani po vjen era shtet qe shume shpejt do te pasohet me zhvillim dhe jo shkaterrim. Hapi kryesor filloj me shporrjen e barbareve te Vicidolit, qe duhet pasuar me shporrjen e Presidentit te zgjedhur nga po keta barbare.

      1. gjyshi says:

        Kjo era qe ndjen ti eshte er E MUTIT .
        eSHTE PAK NJE VITE por eshte edhe mjaftushem te shikosh , se sa e afte , e çfare do te beje kjo Ps ?
        Ku eshte punesimi ?
        ku eshte drejtesia ?
        Dhe qershia mbi torte jane TAKSAT ?
        Ato taksa qe dalin nga xhepat e popullit , te pa pune ,
        Per çfare eshte shteti del puetja atehere ?
        Vetem per te vjele taksat ?
        Mos te flasim per shendetesine , se te behen nervat Kaçurela ,…………………………..
        Nuk kemi nevoje per ngjyrat politike ,
        Por kerkojme njerz te afte qe dine te bejne punen .
        Dhe populli i paguan mire keta politikane prej 24 vjeteve.
        Edhe sa vjete i duhen politikes te beje detyrat , per ato detyra qe edhe paguhet ?

  5. shpetimi says:

    Ky Gjergj Filipi eshte nje tip fluturaku.

    Keshtu i percaktojne andej nga zona e Korces, tipa si ky. Me kete nofke nenkuptohen njerez qe fjala nuk u ka peshe,dhe luajne me te.Se ku e gjeti Rama kete lymetyre per te drejtuar nje institucion kaq te rendesishem, Ai e din.

    Une personalisht nuk do e caktoja kete tip as ndihmes-coban(coban jo se jo), per te numuruar delet apo dhite. A e dini pse ?

    Sepse po ti numuroje ky Gjergji tufen do ti dalin ose me shume ose me pak, por kurre nuk e gjen numurin e sakte. Dhe hajde pastaj besoja keitija statistikat e vendit.

  6. ekonomisti says:

    qe te rilindim me pare duhet te vdesim!kjo eshte Rilindja e vertete!

  7. Leni says:

    Une mendoj se renia ekonomike eshte me e thelle, duke pasur parasysh qe instati eshte i politizuar.
    Kohera te keqija po vijne. Na rropen hajdutet dhe vazhdojne te na rrjepin! Revolta eshte zgjidhja e mbetur!

  8. Daniel says:

    Sokol per cfare industrie ndertimi po flet ti kur vetem ne vlore jane 6500 apartamente pa shitur dhe ndertuesit jane kthyer ne piramida duke bllokuar gjithe sistemin e biznesit me borxhet e tyre.per cfare investimesh publike flet ti more kur idhulli jot saliu bente sikur investonte dhe nuk u jepte para kompanive te rrugeve duke i falimentuar ato.e kupton qe bankat nuk japin me kredi sepse ju shkaterruat cdo lloj biznesi. cfare faji ka rama ne kete mes kur brenda nje viti po lan borxhet qe late ju ne 8vjet.

  9. ari says:

    ndertimi sigurisht qe do bjerin e ka per te ren me akoma, shum apartamente jan pa shitur dhe do jet e veshtir qe te shiten me ate cilesi qe i kan punuar dhe me ate ato brobleme me dokumentacionet, iku koha kur shqiptarete me teper émigranetet nuk shikonin as cilesi e as letra. po duhet te pranojm dhe dicka tjeter kjo qeverri e ka mbledhur shum keq me pak fjal nuk ja kan haberin per ekonomi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje