Buxheti 2015/ Konfindustria: Rritja e të ardhurave jo përmes rritjes së taksave dhe tatimeve

5 Tetor 2014, 16:36Ekonomia TEMA

Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ardhurat në Buxhetin 2015 duke u mbështetur në strategjinë e mirëadministrimit fiskal dhe jo në rritjen e taksave dhe tatimeve për biznesin dhe qytetarët.

Përmes një deklarate për mediat Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku theksoi se Qeveria duhet të përballoje trysninë e mundshme, të FMN dhe institucioneve ndërkombëtare partnere të tjera për rritjen e taksave dhe tatimeve për vitin 2015, përfshire rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

“Ekonomia shqiptare me shmangie fiskale prej pothuaj 50% të PBB dhe vlerë absolute me të paktën 10 miliard $ jep mundësi të qarta për rritje të ardhurash në buxhet mbështetur vetëm në përmirësimin e mirëadministrimit nga institucionet shtetërore përgjegjëse shoqëruar me paketa fiskale lehtësuese.

Konfindustria është duke përgatitur dhe do të paraqesë së shpejti para qeverisë dhe vendimarrjes politike propozimet e saj për paketën fiskale shoqëruese të projekt buxhetit 2015”, theksoi Buxhuku.

Konfindustria vlerëson se rritja e mëtejshme e taksave do të prodhonte pasoja të padëshirueshme në krijimin e kushteve për shtimin e mëtejshëm të shmangies fiskale, uljes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, goditjes së pjesës së ndershme të biznesit dhe qytetarëve.

 

3 komente në “Buxheti 2015/ Konfindustria: Rritja e të ardhurave jo përmes rritjes së taksave dhe tatimeve”

  1. plaku says:

    Cfare lesh CONFINDUSTRIE jeni ju more te mjere. Cfare prodhimesh industriale beni ju qe te quheni me kete emer kaq te madh. Me rastin e ketij shkrimi, desha te tregoj nje gje te ngjashme me kete edhe ne Zvicer. Nje person qe kujdeset per pastertine e shtepive te ndryshme ose institucjoneve private quhet ” Facility Manager”, qe neve ne gjuhen shqiper e quajme pastrues. E njejta gje mund te thuhet edhe per kete PRESIDENTIN E CONFINDUSTRISE SE LESHIT SHQIPTAR.

  2. Arli says:

    Keto jane lojra fjalesh. Per pjeses e pare qe duhet luftuar shmangia fiskale, keni te drejte. Taksat duhet ti paguajne te gjithe. Ndersa per mos rritjen e taksave, kjo eshte fiktive. Ne vendet europjane, vecanerisht ne pjesen veriore, kush fiton me shume do te paguaje me shume. Pra rritja e taksave per biznesin e madh eshte e dobishme, ndersa rritja e taksave per biznesin e vogel eshte e demeshme. Jane dy gjera te kunderta qe ju perpiqeni ti fshihni duke alarmuar ata qe fitojne pak.

  3. Treviso says:

    Kush eshte ky president i Kof-Industrise? Si ka ardhur deri aty? A mos eshte importuar nga Malsia e Madhe, ku atje jane montuar kombinatet, fabrikat e çelikut apo rafinerite e naftes nga krimineli sali Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje