"Work and Study", çelet panairi në Tiranë/ Nikolla-Veliaj: Orientim të rinjve drejt tregut të punës

3 Tetor 2014, 10:57Ekonomia TEMA

Është çelur sot edicioni i pestë i Panairit “Work and Study”, i cili zhvillohet në ambientet e Muezeut Historik. Ky panair organizohet nga Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës Nikolin Jaka u shpreh se ky aktivitet përçon një sinja tek rinia shqiptare për tu orientuar drejt zhvillimit ekonomik të vendit. Po ashtu Jaka falenderoi dy ministritë për bashkëpunimin.

“Ky aktivitet përçon një sinjal të ri për rininë shqiptare që të orjentojë objektivat e saj për të ardhmen dhe për nje efiçencë në zhvillimin ekonomik e familjar në të gjithë vendin.

Vlerësoj bashkëpunimin nga MMSR dhe MAS për këtë lloj koordinimi që është bërë. Ky panair ka filluar para 5 vjetësh me qëllimin që kërkesa dhe oferta të kordinohen ashtu si duhet dhe rinia dhe sipërmarrja të gjejnë atë cfarë i nevojitet vendit tonë.

Panairi ekspozon arritjet e tij. 2013 ka qene me statistika dhe shifra shpresëdhënessë, shifrat ishin realisht që i jepnin një optimizëm rinisë shqiptare kemi pasur 12 të intervistuar. Kësaj radhë është një panair ku MAS dhe MMSR ka rritur interesin e të rinjëve”, tha Jaka.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e ka vlerësuar bashkëpunimin mes Dhomës së Tregtisë dhe Intustrisë, duke u shprehur se ky bashkëpunim na orienton drejt tregut të punës.

“Është një event që starton duke, i dhënë jetë një bashëkpunimi të fortë që do të mundësojë orientimin drejt tregut të punës dhe duke i paraprirë me një orjentim cilësor tregut të dijes. Ju siguroj që kjo qeveri është aty për të mësuar një histori të re që lidhet me suksesin e punës.

Fillesat e këtij orjentimi të ri për të përshtatur tregun e punës ka filluar me sistemin tonë parauniversituar me një kurrikul ku i orjenton nxënësit. Ajo që është e rëndësishme po punojnë për të adresuar një cilësi të re, për një program që orjentojnë suksesin në tregun e punës, janë ato programe qe shoqëria ka nevojë për punë”, u shpreh Nikolla.

Të njëjtin mendim ndau edhe ministri i Mirëqeniës Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

“Në këto 5 edicione Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është kthyer në epiqendrën e një tregu që bashkon punëkërkuesit me punëmarrësit. Ky panair është në një rrugë të mbarë”, theksoi Veliaj.

2 komente në ““Work and Study”, çelet panairi në Tiranë/ Nikolla-Veliaj: Orientim të rinjve drejt tregut të punës”

  1. Lleshi says:

    Show, vetem show televiziv dhe asgje me teper.

  2. plaku says:

    Nuk arrij te kuptoj kete tendence te perdorimit pa kriter te termave ne gjuhen angleze. Ne kemi gjuhen e bukur shqipe. Pse duhet ky budallallek ?! Kjo spjegon, sipas meje, se ne kemi tendenca te theksuara inferioriteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje