Britanikët e "Crown Agents", të "mrekulluar" nga doganat shqiptare

1 Tetor 2014, 16:49Ekonomia TEMA
Britanikët e "Crown Agents", të "mrekulluar" nga

Drejtori i Programit të Crown Agents, z. David Smith, vlerësoi sot si “të mrekullueshme” punën që është bërë nga tetori i vitit 2013 e deri më sot, në sistemin e doganave si edhe për progresin e arritur. Deklarata u bë në takimin e 2-të të Koordinimit me Palët e Interesuara, në kuadër të Programit të Asistencës për Doganat Shqiptare, ku merrnin pjesë dhe Zëvendësministri i Financave Ervin Mete si dhe Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali.

Zoti Smith theksoi se procesi i reformimit të Doganave kishte filluar përpara se Crown Agents të fillonte punë dhe se vullneti për të përmirësuar situatën ishte i dukshëm. Ai raportoi për 3-mujorëshin e dytë të Programit, bazuar në kontratën me qeverinë shqiptare. Ai bëri gjithashtu një përmbledhje të 6 mujorit të parë të Programit, i cili përfshiu aspektet operative dhe asistencën që i është ofruar Doganave në nivel qendror. Z. Smith informoi se Croën Agents ka punuar së bashku me grupet e Anti-Kontrabandës si një njësi e vetme, me qëllim implementimin e një metodike të vetme përmes bashkëpunimit.

Spiropali përmendi disa nga iniciativat më të rëndësishme që janë ndërmarrë në bashkëpunim me Crown Agents, përfshirë Fushatë e Ndërgjegjësimit dhe Kontrollit për Zbatimin e Ligjit për Akcizat dhe fushatën për Regjimin e Lejimit të Përkohshëm të Automjeteve për përdorim privat (RLP).

Ndërkohë zv. Ministri I Financave Ervin Mete përmendi shkurtimisht rritjen e të ardhurave nga Doganat, të cilat në 12 muajt e fundit kanë mundur të mbledhin $ 350 mln më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

9 komente në “Britanikët e “Crown Agents”, të “mrekulluar” nga doganat shqiptare”

  1. der skeptik says:

    Eshte e bukur Spiropalja. Mrekullohen kollaj. E mire qenia!

  2. Moli says:

    Perpara per fitorje te reja!Lavdi Rilindjes Socialiste. Rrofte mesuesi dhe udheheqsi yne I papare Edver Rama!
    Rrofte misioni anglo-amerikan!

  3. cukali says:

    Eshte per te ardhur keq per hipokrizine e Crown Agents sikurse edhe personazhet butaforike te doganes apo Min.e Ekonomise…Ketu gjithcka shkelqen,”reformat” jane fantashkence etj…
    Zoterinj,mos genjeni…!!kontrabanda lulezon !! keni pyetje,hajdeni ne shkoder dhe shikoni te gjitha dyqanet deng me vaj dhe detergjente kontrabande nga Mali i Zi sepse cigaret apo pijet alkolike nuk mund t’i shihni,ata kane volum pak…
    Keni mbushur xhepat e shtetit duke vjedhur me cmimet e references per te cilat nuk mund te diskutosh sepse jane urdher i prere ekzekutiv ndonese ne kundershtim flagrant me ligjin,neni34 i Kodit Doganor,ndaj zoterinj Angleze te Crown Agents,tallni b… me shqiptaret sepse shqiperia kurre nuk ka qene shtet dhe shqiptaret nuk dine te bejne shtet…

  4. Censura says:

    Te drejte kane qe mrekullohen. Per aq sa paguhen duhet te ishin te mahnitur fare.

  5. Anglezet ,po mbrekullohen ,se ne nji kohe rekord shikohen ndryshime ,por nuk thote njeri se nuk behet kontrabande !
    Kush do te luaje me zjarrin ,nuk e pengon njeri ,por ,nuk mund te behen te tilla pazare ,sidomos me anglezet nuk diskutohet qe mund tiu afrohet kush ,per ti korruptuar !Mikrokondrabanda ,do ta gjej vrimen ku te marri fryme. Ne pothuaj asnji shtet ne bote nuk mundet te eleminohet kontrabanda 100 %,as edhe ne kohen e diktatures nuk u ndalua ! Ku shoferet e eksportit ,merrnin flori shqiptare ,dhe sillnin rroba dhe ora dore !
    Behet fjale se nuk thuhet me ;ngrije traun se po kalon dalika e Bodes !
    Ky eshte ndryshimi !

  6. Bazarhesap says:

    Jo vetem ne jemi te korruptuar…….

  7. prometeu says:

    Po qeveria a eshte e mrekulluar me punen e Crowns???

    Ose doganat.tona te mrekullueshme jane perfekte dhe nuk kemi nevoje te harxhojme 1 milione Euro taksash per te paguar konsulence koti, ose kontrabanda vazhdon per qejf dhe Crown s’kap.asgje…

    Ne cdo rast I bie qe Crown I merr paret kot…

  8. artani says:

    merni leke ne ate vend te varfer merni ju lumte bytha ju anglezeve qe skeni lene vend pa vjedhur.
    po sa e paguani zotin Bler nuk po na tregoni se per ate pune erdhi gjoja ne shqiperi.
    vaj vendi e vaj mileti me keto qeveri qe se kane idene se cfare behet ne kete vend.
    per pushtet dhe leke heqin edhe breket e tyre se te grave dhe vajzave nuk i kene problem fare.
    ruhuni nga keto anglezet se jane te shquar edhe per mbrapsht per burrat e gjate se rama me shoke.
    Respekte teme

  9. qifja says:

    jane te mrekulluarr nga doganaaaaaaaaa,hahahahah sa qesharake…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje