Rama fton investitorët italianë: Evitoni burokracitë, investoni në Shqipëri

28 Shtator 2014, 13:07Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dy ditore në rajonin e Venetos në Venezia të Italisë, ku u takua dhe zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit e këtij rajoni, lidhur me potencialet dhe avantazhet që ofron Shqipëri për investim. 

Ndërsa ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri, Rama vuri në dukje se Qeveria shqiptare ka krijuar një strukturë lehtësuese shoqërimi për investitorët e huaj, duke shmangu të gjithë burokracitë.

Në këtë kuadër Kryeministri nënvizoi edhe miratimin e kuadrit ligjor, i cili u lejon investitorëve marrjen e hapësirave me qera për vetëm 1 euro, ose e thënë ndryshe falas, për një periudhë 20-40 vjeçare.

“Ne kemi ngritur një strukturë lehtësuese shoqërimi për sipërmarrjet dhe sipërmarrësit që vijnë në Shqipëri për të shmangur të gjithë burokracitë. Kemi miratuar gjithashtu një kuadër ligjor, i cili lejon ofrimin e hapësirave me qera për një euro në vit, pra falas, për një periudhë 20-30-40 vjeçare, varet nga lloji i investimit, lloji i strukturës që do të vendoset aty”, theksoi Rama

Kjo masë, siç bëri të ditur Kreu i Qeverisë, ka dhënë rezultat të menjëhershëm, me një rritje prej 30% të eksporteve në vend, në më pak se 7 muaj.

“Kjo masë ka dhënë një rezultat të menjëhershëm në këtë sektor, në të cilin kemi patur një rritje të eksporteve me 30 % që në vitin tonë të parë. Pasi punën si qeveri e re kemi nisur në shtatorin e viti të kaluar, ndërsa paketën mbështetëse për sektorin e manifakturës e kemi vënë në zbatim në fillim të këtij viti. Pra, në më pak se 7 muaj verifikuam një rritje prej 30 %.

Gjithashtu e vendosëm të gjithë sektorin e manifakturës në kategorinë e eksportuesve pa risk, gjë që  e bën kalimin burokratik në dogana shumë më të shpejtë”, tha ai.

4 komente në “Rama fton investitorët italianë: Evitoni burokracitë, investoni në Shqipëri”

  1. tani says:

    Ty po te ikin edhe ara qe jan aty o edo se ka korrupsion ne cdo struktur te shtetit

  2. sa turp says:

    Rama heq breket dhe perkul kurrizin.
    He. Tityll I pershtacem he?

  3. ilo kuci says:

    kete qerane me 1 euro e ka nxjer Berisha para 9 vjetesh/ asgje te re nuk ke bere Edo. Kw nje Minister si Ben Ahmetaj qe te gjitha bizneset i ben tek lokali kunatit te tij. Asgje ska ndryshuar per fat te keq.

  4. Ronald Reagan says:

    Ky na paska qene ndryshimi qe po pritej nga kjo qeveri : marrja me qira te hapesirave pubblike me 1 euro ? Po te njejten strategji te Saliut vetem se tani nga Fazlic e co do na vijne mafiozat italian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje