Partia Demokratike mblodhi Komisionet Parlamentare të ngritura pas bojkotit të Kuvendit si struktuë paralele me komisionet parlamentare për të diskutuar mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2014.
Komisionet e Ekonomisë, Shëndetësi dhe Veprimtarisë Prodhuese të Partisë Demokratike diskutuan sot në lidhje me Aktin normative për Buxhetin 2014 ku u theksua se Kryeministri ka ulur forndet për arsimin, të papunët, në shëndetësi, investime publike dhe për ish të përdjekurit, ndërsa ka rritur shpenzimet e luksit me 1.2 miliardë lekë.
Ndërkohë ky akt vërtetoi se 90% e shqiptarëve paguan këtë vit 270 milionë dollarë taksa më shumë nga xhepat e tyre të varfër. Deputetët e opozitës vunë theksin edhe në injorimin e skandalit me CEZ, ku shtetit shqiptar ka një dëm prej 3 miliardë eurosh.
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare të Ekonomisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Shëndetësisë, diskutuan sot në lidhje me dy projekligje të hartuara nga qeveria, Aktin normativ për Buxhetin 2014 si dhe projekligjin për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjise elektrike, sh.a dhe disa bankave.
Në lidhje me ndryshimet në Buxhetin e këtij viti, deputeti Ridvan Bode tha se qeveria po bën një arnim me fondet për të mbuluar dështimet e saj. Sipas tij, me këtë akt qeveria dëshmoi se sistemi i saj i taksave dështoi dhe bëri që 95% e qytetarëve shqiptarë që në fakt duhet të përfitonin nga sistemi i taksave, kanë paguar 90% të taksave të reja, ose rreth 270 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.
“Ky akt normativ gris demagogjinë e Ramës se nga sistemi i taksave të tij progresive, do të paguanin vetëm 5% e qytetarëve dhe 95 % të tjerët do të përfitonin. Ky mashtrim është i dalë boje. Sipas asaj që ata kanë paraqitur nga 30 miliardë lekë taksa të shtuara, mbi 26 miliardë lekë taksa janë paguar nga qytetarët, pra nga 95% e qytetarë që në fakt duhet të përfitonin, pra rreth 89% e kanë paguar qytetarët ndërsa pjesa tjetër nga biznesi. Qytetarët kanë paguar këtë vit 270 milionë dollarë nga xhepat etyre me taksa të fshehta më shumë se një vit më parë. Tashmë del se 95% e qytetarëve kanë paguar 90% të taksave”, tha Bode.
Kryetarja e Komisionit të Shendetësisë Albana Vokshi u shpreh se pavarësisht fondeve të shtuara në shëndetësi ka sërish mungesa bazike në shëndetësi, ndërsa më pak të papunë marrin ndihmën e tyre. Ajo tha se ish te përdjekurit kanë marrë 11 herë më pak para se një vit më parë. “Qeveria vazhdon vetëm retorikë, kjo qeveri e uli me 12 milionë dollarë fondin krahasuar me faktin e vitit 2013 që ishte 30 milionë dollarë. Nga janari në gusht qeveria pretendonte të paguante 9 milionë dollarë për ata por realisht ka paguar vetëm 2.6 milionë më pak, ose 3 herë më pak se plani dhe krahasuar me vitin e fundit të qeverisë së PD-së, ka paguar 11 herë më pak”, tha Vokshi.
Deputeti Adrian Turku vuri theksin tek bujqësia duke theksuar se “buxheti i Sektorit të Bujqësisë, nga ai që kishte parashikuar programi i Rilindjes për këtë vit, zvogëlohet me 1.2 miliard lekë të reja. Pra në totalin e vet, buxheti zvogëlohet me rreth 15%”.
Në lidhje me projekligjin për garancinë sovrane për operatorin e shpërndarjes së energjise elektrike, deputeti Florion Mima u shpreh se qeveria hodhi në kosh pretendimet për një dëm deri në 3 miliardë euro për shteti shqiptar.
“Nuk mund të lihet pa përmendur që Qeveria shqiptare u tregua e gatshme të paguajë 95 milion euro plus garancinë për të zgjidhur në paqe kontratën me CEZ sa në një kohë që ajo neglizhoi, injoroi, dhe hodhi në kosh të plehrave pretendime financiare në shumën 500 milion euro, të dokumentuara me fatura, të pashlyera nga CEZ-i. Gjithashtu, sipas vlerësimeve të bëra nga kompanitë e auditit shuma totale që shteti Shqiptar mund të pretendonte për dëmin që CEZ sa i ka shkaktuar shtetit shqiptar mund të shkonte deri në 3 miliard euro e cila totalisht u injorua dhe u hodh poshtë në kosh të plehrave”, tha Mima.
Flasin per CEZ-in.. Thone qe CEZ-i beri dem..Dhe ju morret ca police barkderre me kepuce me balte i ndoqet nga zyrat punonjesit e tyre ne inspektatoriat..Ca punetoreve te tyre u treguat tyten e pushkes ne qoftese nderprisnin dritat..Kjo beri ish qeverria juaj..Ohh paguat dhe nje Law Firm per situaten, por nuk ndoqet kurre c’fare ju thane ata sepse e dinit ku do perfundonte kjo mesele qe filluat..Ne vend qe ti padisnit, treguat muskujt si nje bande allbance..Ja hodhet tjetrit thesin me probleme, dhe tani qe u zgjidh, thoni qe s’duhej zgjidhur ashtu..Harroni mor te shkrete qe alternativa qe i dha CEZ-i kesaj qeverria, ju do benit dasem.. Ju jeni te fundit te flisni per CEZ-in..
A ju me kto rishikimiet tuaja, ja prej jush jemi kshu ne, duke vdek per buk e per uj.
PD eshte per vendin vetem si nje takse plus,shume e kushtueshme,ne votimet me te para te hidhet ne plehra.