Gjiknuri: Auditim kompanive që nxjerrin naftën nga toka shqiptare

24 Shtator 2014, 12:57Ekonomia TEMA

Për herë të parë, Qeveria ka nisur auditimin e kompanive që bëjnë nxjerrjen e naftës në tokën shqiptare.

Ministri i energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka deklaruar se ky kontroll po bëhet për të parë realisht sesa është fitimi që realisht i kalon shtetit nga ky shfrytëzim dhe sa kompanive shfrytëzuese, kur deri me tani sipas tij, kontrolli nuk ka qenë i detajuar.
 
Gjiknuri tha se qeveria po negocion kontratat në mënyrë të veçantë me kompanitë e huaja te interesuara për eksplorimin e naftës, përfshire dhe ne det te hapur ne territorin shqiptar.

Ministri Gjiknuri tha se kontroll te rrepte do të ketë dhe në sektorin minerar kur sipas tij situata e humbjeve të jetëve specifikisht në Bulqizë nga mosrespektimi i kushteve në punë nga e kompanive është e patolerueshme.

Gjiknuri iu referua dhe ndryshimeve në ligjin minerar që po kalojnë në kryesine e kuvendit dhe që shume shpejt sipas tij, do të jetë gati për t’u vënë në zbatim.

Këto deklarata Gjiknuri i bëri nga konferenca e mbajtur për herë të parë në Tirane për shërbimet gjeologjike.

5 komente në “Gjiknuri: Auditim kompanive që nxjerrin naftën nga toka shqiptare”

  1. Astrit Libohova says:

    He mo mo, se na tmerruat fare. Thuaj duam te nderojme sekserin se ku paguhet haraci dhe bjerini shkurt.

  2. star domate says:

    Z. Minister,
    Beni me shume kujdes me Bulqizen e madhe, jo vetem me te voglat!

  3. Vladimir says:

    Une druaj qe qeveritaret tane te meparshem me kontratat e nenshkruara jua kane lidhur duart, por e gjej te rende e te patolerueshme qe bote me dhjetra e qindra ton nafte bruto e cila ndot rende mjedisin me gaz sulfuror, pershkojne rruget e qyteteve te Fierit e Vlore, duke rrezikuar jeten e banoreve pa i ndalur kush.
    Eshte tjeter problem shkaterrimi i krejt rrugeve nga kalojne per shkak te peshes dhe frekuences se levizjes.
    Po ti shtosh edhe faktin qe keto kompani dalin me humbje, atehere di njeri te thote çfare behet, pse nuk i perzene nga Shqiperia?
    As pushtuesit nuk kane patur kurajon te sillen keshtu.

  4. Kali says:

    Te fala Bankersit, se ike xhan ti ata.

    T’iu vije turp, palaco, gjithe kjo nafte e minerale te shfrytezuara dhe

    populli shqiptar nuk fiton asgje! Ajo qe nuk ka fituar populli, ka shkuar

    ne xhepat e politikaneve. Pse nuk e arrestoni Salen per kete?

    Jo per gje po qe te bindemi qe edhe ju nuk do te beni te njejten gje.

  5. Nje shqiptar says:

    Me ne fund shteti shqiptar po kujtohet se diçka nuk shkon me privatizimet e bera.
    Si behet privatizimi pa para ne Shqiperi. Nje grup i huaj ose vendas pa asnje lek formon shoqerine A. Merr para borxh ne banke dhe ne Shqiperi e privatizon nderrmarjen B. Menjehere formon nderrmarjen C, qe eshte bashkimi i nderrmarrjes B me borxhet e A-se. Kjo nderrmarrje C eshte kurdohere me humbje pasi do te paguaj borxhet e sjellura ne bilanc bnga A dhe nuk paguan taksa shtetit shqiptar. Ky eshte rezultat I privatizimeve pa bere ligjin “ qe ndalon bashkimin e bilanceve dhe kalimin e borxheve nga A ne B”. Keshtu kane vepruar dhe po veprohet me privatizimet ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje