BB: Guvernatori i huaj, një opsion i mundshëm

20 Shtator 2014, 17:10Ekonomia TEMA

Banka Botërore ka bërë për herë të parë publik qëndrimin mbi zgjedhjen e guvernatorit e ri.

Në një intervistë për Top Channel, drejtoresha e Bankes per Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstin e lë të hapur mundësinë e një guvernatori të huaj, duke deklaruar se për institucionin që ajo përfaqëson nuk është kombësia ajo që ka rëndësi, por të tjerë kritere.

“Ajo qe ka rendesi eshte aftesia teknike dhe integriteti te pacenueshem i atij qe do zgjidhet. Per Banken Boterore, kombesia nuk ka rendesi. Ne vete jemi nje institucion qe zgjedh eksperte nga çdo vend i botes pavarësisht kombesise se tyre duke u bazuar tek aftesite teknike dhe integriteti. Ajo qe eshte shume e rendesishme per Banken Boterore eshte qe Shqiperia te ruajë te paprekur pavaresine e Bankes Qendrore dhe te riktheje integritetin e ketij institucioni”, thotë Goldstin.

Zonja Goldstin thote se çdo zgjedhje do te kishte avantazhet dhe dizavantazhet e saj dhe ky është një vendim që i takon vetë autoriteteve shqiptare ta marrin.

“Nje guvernator i huaj, me kredenciale ne rang global do te rriste reputacionin e Bankes se Shqiperise dhe do i jepte vendit tuaj nje rol me te madh ne diskutimet financiare ne Europe. Ai mund te jete me i distancuar nga presioni politik qe zakonisht ushtrohet mbi keto poste. Pra ka ndoshta disa arsye te mira per te marre ne konsiderate nje te huaj. Nga ana tjeter, ka dhe dizavantazhe si pengesat gjuhesore dhe mungesa e familjaritetit me gjendjen specifike te sektorit financiar ne Shqiperi. Por, për këtë, duhet të vendosni vetë ju. Te gjitha keto duhen peshuar nga presidenti dhe parlamenti kur te marrin vendimin”, thotë zyrtarja.

Për zyrtaren e lartë të Bankës lajmi i mirë është se ngjarja në Bankën e Shqipërisë nuk e cënoi stabilitetin financiar të vendit. Por në këtë pikë ajo i tërheq vëmendjen autoriteteve të lëvizin sa më shpejtë për të zgjedhur guvernatorin e ri.

“Nuk ka asnje efekt sistemik nga akuzat per vjedhje dhe korrupsion ne Banken e shqiperise ne sistemin financiar te vendit. Pra Shqipëria nuk duhet të shqetësohet për këtë. Por pertej kesaj, ajo qe eshte po ashtu kritike tani eshte qe presidenti dhe parlamenti te levizin sa me shpejte te jete e mundur per te zgjedhur guvernatorin e ri”, thote ajo.

Veç zhvillimeve në Bankën e Shqipërisë zonja Goldstin ka komentuar edhe situatën ekonomike të vendit.

“Ne presim qe 2014 te jete ne menyre domethenese nje vit me i mire se 2012 dhe 2013. Ne mendojme se rritja ekonomike do te arrije ne 2 per qind qe eshte dyfishi i rritjes së regjistruar vitin e kaluar. Ajo që po shohim tani dhe qe eshte shume inkurajuese është se ecuria e eksporteve ka qene relativisht e forte, sektori i bujqesise ka patur nje ecuri shume te mire dhene pergjithesi ka nje rritje në aktivitetin e biznesit, që ne mendojme se eshte ndihmuar nga shlyerja e detyrimeve te prapambetura qe ka injketuar likuiditet ne treg”, thote Goldstin.

Por ekonomia ka dhe rreziqe. Dhe një nga më të mëdhatë që Banka Botërore vlerëson është sektori energjetik. Zonja Goldstin thotë se zgjidhja e krizës energjetike do të kërkojë kohë dhe një paketë të gjerë masash ku të përfshihet rritja e arkëtimeve ulja e forte e humbjeve dhe zbatimi i nje mekanizmi transparent per tarifat duke mbrojtur të varfërit. / Top Channel

8 komente në “BB: Guvernatori i huaj, një opsion i mundshëm”

  1. sit .back. _and_ relaks says:

    Une thomi: Guvernator i huaj, Kryeprokuror i huaj, Gjykates te huaj, President te huaj, Kryeminister te huaj, Parlament te huaj. Oseeeee mbajme keta qe kemi dhe sjellim nje popull te huaj. Hajde albanezi hajde. Te arrije nje popull tia fusi vetes koken kaq thelle ne mut duke turperuar te gjalle e te vdekur vetem ne e bejme.

    1. safeti says:

      Top Kanal po lobon fort per ti zhgerryer turinjt ne prapanicat e trasha te Edvin Rames. Do behet parja madhe me guvernatorin e huaj do viodhet dhe do mbrohet “ai esht i huaj asnjeanes”, Si skllevrit e egjyptit do katandisen shqiptaret ne kete perandori korrupsiioni.

  2. Shpetimi says:

    “Ajo qe ka rendesi eshte aftesia teknike dhe integriteti i pacenueshem i atij qe do zgjidhet” …
    Kjo eshte esenca e nje njeriu dhe institucioni me mend ne koke, te tjerat shkojne e vijne.
    Dhe shqiperia ka shume njerez te tille dhe qe njohin realitetin financiar te vendit

  3. prokurori says:

    Ju na cate bythen sa shume merrte guvernatori tani e doni te huaj. I huaj dhe i zoti do te pakten 5 fishin e atij qe ishte.

  4. mrika says:

    ha ha ha ca pytje .. si mendoni ju te huajt ta veme shqiptar ne guvernatorin apo te huaj? – dhe ajo e shkreta pertypet ,,po tashi- ne vete te huaj jemi edhe s’jemi kondra – po edhe po gjetet nonji shqiptar nuk eshte se beni keq..

    ne shqiptaret kemi nje problem te vogel – nuk e duam njeri tjetrin… gjithmone i kemi hedh syte te pula e komshiut!

  5. XHAFA says:

    guvernatori iri te gjendet mbas reformave qe duhen ber urgjent.
    ne fillim te 2015 te mendohet. zvendesja te kryej detyren.
    keta qe thot politika jane me precedent penal.

  6. edi tirona says:

    Hik mej laraske , ngeli ky vend ta shkerdhes ti me “option”-in tat te fishkur!
    Te ishte noj Top-Model edhe mundet , me fitu noj shanc te haje vardemin ,por me kte surrat ..qi s’te lejon ligji ,ahah shancet duken xerro , moj nafie .
    Bo nji foto nudo dhe na i nis hier dhe km-qi ke bo ,kupto tina ?

  7. BARDHYLI.FR says:

    Shqiperise i propozoj,Domenik Shtroskanin e Frances per guverner te BSH.Shtroskan ishte kryetar i FMN dhe dikur minister ne Qeverine e Frances.Incidenti ne nje hotel te Njujorkut e ndau nga posti i presidentit te Frances,per te cilin me pare ishte folur nga PS e Frances.Eshte nje ekspert i madh bankar andaj,do te doja ta zente ate vend ne BSH,gjithsesi per interesat e shqiptarve dhe Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje