I hapet rruga studimit të fizibilitetit të korridorit Adriatiko- Jonian

17 Shtator 2014, 12:11Ekonomia TEMA

Vijuan në ditën e dytë punimet e Këshillit të Ministrave të Transportit të BE, ku ministri Edmond Haxhinasto përfaqëson Shqiperine per here te parë në një takim të nivelit të lartë të planifikimit strategjik të korridoreve evropiane.

Përgjatë punimeve të këshillit ministri Haxhinasto ka zhvilluar takime me krerët e transportit dhe infrastrukturës së Malit të Zi dhe Maqedonisë, Ivan Brajovic dhe Mile Janakieski.

Me diskutimet me Malin e Zi, vend të veçantë zuri intensifikimi i përpjekjeve për materializimin e punës për projektin e përbashkët të korridorit Adriatiko- Jonian, duke filluar me përfshirjen e tij në planifikimin strategjik të nivelit rajonal, në Observatorin e Transportit të Evropës Jug- Lindore, dhe në atë të korridoreve Evropian TREN-T.

Kjo do i haptë rrugë studimit të fizibilitetit, projektimit dhe më pas zbatimit të këtij korridori kaq të rëndësishëm për të gjithë bregun perëndimor të Ballkanit.

Ndërsa me Maqedoninë fokusi do të shkojë drejt koordinimit të punës si në transportin rrugor dhe në atë hekurudhor.

Ministri Haxhinasto i kërkoi homologut Janakieski koordinim në pjesën maqedonese të Rrugës së Arbërit si një urë e rëndësishme lidhëse ekonomike dhe sociale.

Gjithashtu Haxhinasto theksoi se trajtimi i lidhjes hekurudhore Shqipëri- Maqedoni si një e tërë është parakusht për implementimin e suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm për dy vendet.

6 komente në “I hapet rruga studimit të fizibilitetit të korridorit Adriatiko- Jonian”

  1. joel shkodra says:

    Perse duhen perdorur kaq shume fjale te huaja ne nje lajm qeveritar? Apo qe te mos kuptohet nga populli se ç’po behet? Lexoni: “fizibiliteti” (qe eshte edhe ne titull), “fokusi”, “implementimin”. Mire qeveria qe ka vendosur te jape keto lajme “ne gjuhe te huaj, te pakuptueshme”, po redaktoret e gazetave a mund te na i shpjegojne me fjale shqipe? Kam pershtypjen se edhe ata vete nuk i kuptojne, veç duke hapur ndonje fjalor, siç do te bej edhe une.

    1. shefi says:

      Sepse qeveritaret dhe redaktoret nuk e dine shqipen sa duhet.

  2. vemendje* says:

    Avash,avash,pse cfare do bejne gjenerat e tjera?

  3. Sulejmani says:

    Transporti hekurudhor në vendin tonë këto 23-vjet,jo vetëm që nuk u zhvillua por pothuajse u shkatërrua totalisht.Kjo padyshim lidhet me interesat e ngushta të trasporteve Rrugore,Detare dhe ato të linjave Ajrore,në kurriz të qytetarëve të thjeshtë si dhe të vetë shtetit,ku dihet që me anë të linjave hekurudhore përveç transportit të udhëtarëve me çmime të favorshme në çdo cep të Europës,bëhej i mundur shkëmbimi i mallrave të export- impotit gjithashtu. Uroj që kjo qeveri ta bëjë realitet lidhjen hekurudhore Shqipëri-Maqedoni, nisur nga fakti se jemi i vetmi vend në rajon pa këtë linjë kaq të dobishme.Let shpresojmë dhe të ëndërrojmë, se deri më tani kemi patur vetëm premtime boshe.

  4. sali gërdeci says:

    Kom desht unè me ba ket rrugè,po ma la ne gjysme Edi Rama….

  5. taso kume says:

    Me pelqen idea e trasportit hekurudhore ,por çdo gje duhet te behet nga e para se trasporti i shpejte dhe isigurte behet me kontenjere : ne kohen e lutes se dyte boterore GJERMANET prodhuan nje tanke me te madhe dhe si rjedhim deshtuan vetem nga tynelet hekurudhore qe ishin me te vegjel,e njejta gje ndodhi para gjashte muajsh ne FRANCE bankinat e stacioneve ishin me te gjera dhe trenat nuk futeshin dote ne stacjone.Miljarda euro qe meren do paguen nje me nje dhe me nje perqindje te jete shpresoje te vogel se nga taksa pagusi SHQIPTARE do dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje