Cani: Negociatat me FMN po vazhdojnë

12 Shtator 2014, 16:04Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, deklaroi se negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk janë mbyllur ende.

Në një takim me gazetarët, Cani theksoi se me FMN-në vijojnë diskutimet për reformën në  sektorin e energjisë buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2015.

Lidhur me zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë ka reaguar edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

I pyetur nga gazetarët, Cani u shpreh se stabiliteti financiar mbetet i pacënuar pavarësisht zhvillimeve të fundit në BSH. Referuar arrestimit të ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani, si dhe dyshimeve për stabilitetin e sistemit financiar, Cani theksoi se stabiliteti financiar, nuk mund të cënohet nga një individ i vetëm.
 
“Stabiliteti financiar nuk është cënuar nga një individ”, u shpreh ministri Cani 

Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR, rreth 26 milion euro (dy të tjerat janë marrë tashmë nga qeveria shqiptare).

FMN duhet të bënte publik raportin për rishikimin e kritereve të performancës deri në fund të qershorit, mbi bazën e të cilit, Fondi merr vendimin nëse do të lëvrojë këstin e radhës.

Shtyrja e afatit të negociatave shtyn automatikisht dhe disbursimin e transhit të tretë të kredisë. Por kreu i financave publike sqaroi se Bordi i FMN-së mblidhet në muajin tetor për të vendosur për kestin e tretë të kredisë.

Lidhur me diskutimet me FMN-në, sipas ministrit, kemi rënë dakord në parim edhe për p/buxhetin e vitit 2015.

“Me FMN-në kemi rënë dakord që të vijojmë kurbën rënëse të borxhit publik duke nisur nga viti 2015″, deklaroi ministri Cani.

Ai informoi gjithashtu se do të rishikohet buxheti i këtij viti. Sipas tij, drafti i rishikimit të buxhetit do të kalojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Nadeem Ilahi, ka përmbyllur në fillim të kësaj jave vizitën në Tiranë.

Misioni i FMN-së vizitoi Tiranën gjatë periudhës 26 gusht deri në 9 shtator 2014, ku zhvilloi diskutime në kuadër të shqyrtimit të dytë nën marrëveshjen Fondi i Zgjeruar (EFF). N

Në një deklaratë për shtyp të zyrës së Misionit të FMN-së në Tiranë, bëhet e ditur se ekipi diskutoi një sërë çështjesh me autoritetet, përfshirë buxhetin e vitit 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave.

“Diskutimet dhe perfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar punën e tij në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratën për shtyp.

1 komente në “Cani: Negociatat me FMN po vazhdojnë”

  1. Il Pirate says:

    FAKE YOU mafioza bankash .
    Vendi juaj eshte ke fullani .Ju jeni pjes e bandes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje