Një ditë pas nënshkrimit të “Memorandumit të Bashkëpunimit’ mes Ministrisë së Energjitikës dhe kompanisë Power China, ministri Damian Gjiknuri i tha CRI Shqip se ka pasur një diskutim shumë intensiv për hidrocentralin e Skavicës dhe një projekt për sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sidomos për të luftuar fenomenin e vjedhjes së energjisë elektrike, nëpërmjet teknologjive dhe aplikacioneve që janë përdorur në vende të tjera.
“Jemi në një rrugë të mbarë duke diskutuar dhe presim që ekipet e specialistëve kinezë të vijnë në Shqipëri dhe të hulumtojnë nga afër çfare do të bëjmë në lidhje me zgjidhjet teknike të propozuara dhe më pas të shohim zgjidhjet ligjore dhe financiare të këtyre projekteve”, tha Gjiknuri.
Memorandumi u nënshkrua të mërkurën mes ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe zotit Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë Power China Chengdu Engineering Corporation Limited.
Një burim brenda takimit i tha CRI Shqip se për këtë marrëveshje është punuar për rreth gjashtë muaj.
po dakon pse e kishit marre apo per shkaterrimin e duresit
Kina duhet te marre cdo sektor tonin nese duam te behet dicka http://bit.do/power-china
e pse nuk i treguat publikut keta 6 muaj qe paskeni punuar nen rrogoz? Po Gary Selenica c’perfaqeson ne kete marreveshje?
Jeni bere njesoj si merhumi qe iku
Kesaj i thone: Prit gomar te mbije bar…
o damjan mos na sill mongol ne shqiperin tone te bukur !
por shko ne evropi apo ata ta kane vene bishtin tek thana sepse e dine se cfare mafjozesh jeni ju ???
Nje analogji e tmereshme me deklaratat qe jepnin “ministrat” e Sales pas ketyre takimeve koti. Vetem fjale te pergjitheshme dhe asgje me tepre. Perfaqesuesi i FMN ketu ne Tema para tre gitesh tha se ka “ngecje” ne investimet publike ndersa “qeveria” i bie trumpetave qe ka rritje gjigande ne investimet publike. Genjejne si derrat. Nuk e kane keq horrat hane dreke dhe darka dhe perpiqen ti mbushin mendjen popullit se jetohet duke ngrene me luge te zbrazur.
Tani qe jemi ne NATO dhe BE esht ne interesin e Kines te na mbaj prane.